Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 8 qershor se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofronin afro 150 milionë dollarë ndihma për zonat në Siri dhe Irak që u çliruan nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik. Blinken njoftoi për këto ndihma gjatë pjesëmarrjes në një konferencë të organizuar nga Arabia Saudite për ta luftuar grupin Shteti Islamik – i cili nuk kontrollon më asnjë territor, por filialet e të cilit ende kryejnë sulme në Afrikë, Azi dhe Lindje të Mesme.
Koalicioni Global për të mposhtur IS-in përfshin më shumë se 80 vende dhe vazhdon të koordinojë veprimet kundër grupit ekstremist, i cili më parë kishte kontrolluar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut. Blinken tha se zotimi prej 150 milionë dollarësh i SHBA-së është pjesë e një plani të ri për financim që arrin në më shumë se 600 milionë dollarë.
“Kushtet e dobëta humanitare dhe të sigurisë. Mungesa e mundësive ekonomike. Këto janë lëndë djegëse për llojin e dëshpërimit me të cilin ISIS [Shteti Islamik] ushqehet dhe rekruton”, tha ai në një fjalim të shkurtër në hapjen e konferencës. “Pra, ne duhet të qëndrojmë të përkushtuar ndaj qëllimeve tona të stabilizimit”.
Blinken nuk e specifikoi, por agjencia e lajmeve AP raporton se ndihmat amerikane për Sirinë pritet të rrjedhin përmes aleatëve kurdë,OKB-së ose grupeve ndërkombëtare të ndihmës, në një kohë kur SHBA-ja dhe vendet e tjera të Perëndimit kanë vendosur sanksione ndaj qeverisë së presidentit sirian, Bashar Assad.
Blinken ishte njëri ndër organizatorët e konferencës si pjesë e një vizite dyditore në Arabinë Saudite, në të cilën ai u takua me zyrtarë të lartë sauditë, përfshirë udhëheqësin de fakto të vendit, princin e kurorës, Mohammed bin Salman. Blinken mori pjesë gjithashtu në një takim të ministrave të jashtëm të Gjirit.
Shtetet e Bashkuara janë detyruar të rikalibrojnë aleancën e tyre prej dekadash me Arabinë Saudite, ndërsa mbretëria kërkon të transformohet në një lojtar global të palidhur me Uashingtonin.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinken u angazhua në diskutime të gjera me zyrtarë sauditë dhe zyrtarë të tjerë për disa tema, përfshirë përfundimin e luftës në Jemen, mbështetjen e një armëpushimi në Sudan të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite dhe reduktimin e përplasjeve izraelito-palestinez.
Në deklaratë thuhej se ai ngriti gjithashtu shqetësime për të drejtat e njeriut, por nuk ishte e qartë nëse ai i kishte bindur sauditët ta lironin ndonjë të burgosur ose të hiqnin ndalesat në udhëtime.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
8 Qershor13:00
Ish-ministrja e jashtme e Kosovës për Ramën: U vunë në lëvizje “agjentët” e shkëmbimit të territoreve!
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar sot pas lajmeve për sanksione ndaj Albin Kurtit dhe lajmit se kry...
BOTA
8 Qershor12:00
Profili negativ i kanalit televiziv, CNN shkarkon shefin ekzekutiv Chris Licht
Rrjeti televiziv CNN pushoi nga puna shefin ekzekutiv Chris Licht pas një viti të trazuar në drejtimin e kanalit televiziv, që kulmoi me n...
BOTA
8 Qershor10:43
Akuza të reja ndaj Trump? Mediat: Hetim penal për dosjet e klasifikuara që ruante pas largimit nga Shtëpia e Bardhë
Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim penal lidh...
BOTA
8 Qershor10:15
DW: Gjermania dëshiron të ulë moshën e votimit në 16 vjeç
GJERMANI- Qeveria gjermane dëshiron të ulë moshën e votimit në 16 vjeç. Për të zbatuar planin e saj, asaj do t'i duh...
BOTA
8 Qershor08:00
Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska
Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të...
BOTA
8 Qershor07:00
NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se fi...
BOTA
7 Qershor21:19
Albin Kurti: S’kam marrë ultimatum, nuk zgjidhet me trysni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deeskalimi i situatës në veri nuk mund të zgjidhet me trysni dhe përmendje...
BOTA
7 Qershor21:18
Escobar zbardh detyrat që iu lanë Prishtinës dhe Beogradit
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje sërish Kosovës të tërheq njësit&eum...
BOTA
7 Qershor19:00
Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosov...
BOTA
7 Qershor18:37
ByteDance akuzohet se i ka ndihmuar Kinës të spiunojë aktivistët e Hong Kongut
Kompania që e zotëron aplikacionin TikTok, ByteDance, është akuzuar se u ka mundësuar pjesëtarëve të Partisë Komu...