Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojtës” ajror ndaj luftëtarëve që po tentonin të lëshonin një dron, që u konsiderua si kërcënim për trupat amerikane dhe aleate, tha një zyrtar amerikan.
Sulmi – që sipas burimeve irakiane la të vrarë të paktën katër persona – ishte sulmi i parë i kryer nga forcat amerikane në Irak që nga shkurti, kur ushtria amerikane tha se vrau një komandant proiranian i cili ishte përfshirë në sulmet ndaj trupave amerikane.
“Sonte, forcat amerikane në Irak kryen sulm mbrojtës ajror” në provincën e Babilonisë “duke shënjestruar luftëtarët që po tentonin të lëshonin një dron”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes.
Zyrtari shtoi se Komanda Qendrore vlerësoi se droni “paraqiste kërcënim për SHBA-në dhe forcat e koalicionit”.
“Ne ruajmë të drejtën tonë për vetëmbrojtje dhe nuk do të hezitojmë që të ndërmarrim veprimet e duhura”, tha zyrtari.
Hashed al-Shaabi – një aleancë e ish-grupeve paramilitare proiraniane që janë integruar në forcat e sigurisë së Iranit – tha se sulmi me raketa goditi dy patrulla të Hashed në provincën e Babilonisë.
Kataeb Hezbollah, një grup i fuqishëm proiranian dhe një pjesë e Hashedit, tha se sulmet ajrore amerikane shënjestruan “një grup të ekspertëve të dronëve të cilët po kryenin testime të reja” për të përmirësuar dronët vëzhgues.
Lexoni edhe këtë:Ushtria amerikane e vret liderin e një milicie të mbështetur nga Irani në Bagdad
Çfarë bëjnë trupat amerikane në Lindjen e Mesme dhe ku janë ato?
Kataeb Hezbollah është po ashtu pjesë e Rezistencës Islamike të Irakut, një aleancë e grupeve proiraniane që kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj trupave amerikane të kryera së fundi, për shkak të luftës në Gazë. Por, këto sulme u pezulluan në janar.
SHBA-ja e konsideron Kataeb Hezbollahun grup terrorist dhe vazhdimisht e ka shënjestruar atë. Javën e kaluar, janë kryer dy sulme që kanë shënjestruar trupat amerikane dhe të forcave aleate në Irak. Disa raketa u hodhën drejt bazës Ain al-Assad, ku gjenden trupat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, që luftojnë grupin xhihadist, Shteti Islamik.
Më 16 korrik, dy dronë u lëshuan drejt bazës së njëjtë. Një prej dronëve “me sukses u shkatërrua”, ndërkaq një tjetër goditi bazën, duke shkaktuar “dëm minimal”, sipas Pentagonit.
Para këtyre sulmeve, trupat amerikane në Siri dhe Irak ishin në shënjestër të sulmeve që nga muaji prill. Por, sulmet u intensifikuan pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasi – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, duke u regjistruar më shumë se 175 sulme./ REL
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë sot krerët e partive politike parlamentare për të disku...
Zjarrfikësit kroatë KROACI- Sezoni i zjarreve tashmë ka pushtuar gjithë rajonin e Ballkanit ku vatrat e mëdha të flakëve...
Zjarri GJERMANI- Zjarret nëpër pyje dhe në zonat bregdetare në disa vende të Ballkanit përhapen me shpejtësi duke rrezik...
50-vjeçarja Lalita Kayi INDI- Autoritetet në shtetin indian të Maharashtra janë përballur me një rast të tmerrsh...
Protesta SERBI- Për arsye të mbrojtjes së mjedisit, serbët demonstrojnë kundër një miniere litiumi në vendin e tyre...
Macron dhe Castera PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron u fut në një tjetër polemikë pasi u fotografua duke u puthur dhe p&eu...
Foto ilustruese KIEV- Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar dhjetëra dronë rusë që kanë sulmuar...
pamje nga ngjarja SHBA- Një oficer nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit është pezulluar nga detyra pasi një vid...
ismail haniyeh IZRAEL- Izraeli ende nuk është përgjigjur zyrtarisht ose pranuar përgjegjësinë për vdekjen e liderit...
Toxoplasma gondii në tru SHBA- Sipas shkencëtarëve, një parazit i gjetur në feçën e maces mund të jet&e...