Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës.
Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviq, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica. Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Uashingtonit, Bozhoviq ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për të ndikuar në vendimet gjyqësore në këmbim të parave të gatshme dhe pasurisë së paluajtshme.
“Ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar trafikimin e drogës dhe organizatat kriminale transnacionale si dhe korrupsionin që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor e përtej”, u tha në njoftim.
Çfarë dihet për ta?
Nga ana tjetër, Millo Bozhoviq, ish-kryetar i Komunës së Budvës, u arrestua në prill 2023 nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale dhe prodhim e trafikim të paligjshëm të narkotikëve. Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë kundër tij për krijim të organizatës kriminale dhe kontrabandë të kokainës.
Në shkurt të këtij viti, kryetar i ri i Budvës u zgjodh Nikolla Jovanoviq, duke i dhënë fund mandatit të Bozhoviqit, i cili për 22 muaj kishte drejtuar komunën nga burgu – duke ekzekutuar paga, duke marrë vendime për investime dhe tenderë publikë. Bozhoviq vjen nga radhët e një partie të ish-aleancës proruse, Fronti Demokratik, të drejtuar nga kryetari aktual i Parlamentit, Andrija Mandiq.
Vesna Medenica ka qenë një nga figurat më me ndikim të sistemit gjyqësor në Mal të Zi gjatë dy dekadave të fundit. Ajo ka shërbyer 17 vjet në funksione gjyqësore dhe është zgjedhur tri herë kryetare e Gjykatës Supreme, ndonëse Kushtetuta e Malit të Zi lejon vetëm dy mandate. Para kësaj detyre, ajo ka mbajtur edhe postin e kryeprokurores së shtetit.
Në prill të vitit 2022 ajo u arrestua pas publikimit të transkripteve të Europolit, të cilat përmbanin biseda të përgjuara nga aplikacioni “Sky” mes të birit, Millosh Medenica, dhe truprojës së saj, policit Darko Llalloviq, ku diskutoheshin marrëveshje për kontrabandë droge dhe duhani. Nga transkriptet rezultonte se Medenica ishte në dijeni të aktiviteteve kriminale dhe se ishte e gatshme t’i mbronte ata, shkruan Rel.
Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi e akuzon Medenican se në periudhën 2019–2021, duke shfrytëzuar pozitën e saj, ka ndërhyrë në zgjidhjen e disa çështjeve gjyqësore në favor të kompanive të caktuara, duke pranuar ryshfet. Po ashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar presion mbi gjyqtarët për të marrë vendime të paligjshme.
Sipas aktakuzës së ngritur në tetor 2022, djali i saj Millosh akuzohet, ndër të tjera, se në vitin 2019 ka krijuar një organizatë kriminale me qëllim kontrabandimin e duhanit dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm mbi drejtësinë. Në gjykimin e saj para Gjykatës Supreme në Podgoricë, Medenica ka mohuar të gjitha akuzat, duke i quajtur ato hakmarrje politike.
Ajo është konsideruar për një kohë të gjatë si figurë kyç e sistemit gjyqësor nën ndikimin e pushtetit të atëhershëm të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit. Zgjedhja e saj në krye të Gjykatës Supreme është kritikuar shpesh nga komuniteti vendor dhe ai ndërkombëtar për probleme të sundimit të ligjit dhe korrupsion.
Forcat e armatosura të Britanisë do të shqyrtojnë mundësitë për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Polonin&e...
Moti i keq ka prekur Italinë qendrore dhe veriore. Dëme të shumta dhe ndërprerje për shkak të shiut dhe erës janë rapo...
Liridon Masurica, 33-vjeçar nga Gjilani, është deklaruar fajtor për komplot dhe mashtrim me akses në pajisje në SHBA. Ai ishte...
Policia franceze arrestoi më shumë se 200 persona të mërkurën, ndërsa protestuesit e lëvizjes “Blloko gjithçka...
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka bërë me dije se Varshava do të nisë zyrtarisht procedurën për të thirrur Neni...
Rusia ka reaguar për herë të parë ndaj incidentit të ndjeshëm që ndodhi në hapësirën ajrore të Polonis&...
Autoritetet belg kanë publikuar imazhet e autorit të dyshuar, të vrasjes së shqiptarit Augustin Kaza në Bruksel, më 28 prill 202...
Një politikan nepalez u ndoq me vrap në rrugë nga një turmë njerëzish ndërsa Kryeministri i vendit iku përpara se pall...
Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës se i ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një num&e...
BBC raporton se Moska ka “përshkallëzuar” operacionet e saj ushtarake për të testuar reagimin e Perëndimit pasi dron...