Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- E drejta për të mbajtur armë vazhdon të jetë një temë që i përçan amerikanët në këtë vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Joe Biden kërkon ndalimin e armëve automatike. Kundërshtari i tij Donald Trump thotë se Biden po kërcënon të drejtën kushtetuese të pronarëve të armëve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, presidenti foli për këtë çështje në të njëjtën ditë kur djali i tij u shpall fajtor se kishte gënjyer lidhur me përdorimin e drogës në një formular, duke blerë në mënyrë të jashtëligjshme një armë.
Presidenti Joe Biden u tha aktivistëve për kontrollin e armëve në Uashington të martën se ai ka nevojë për ndihmën e tyre për të forcuar ligjet për kontrollin e armëmbajtjes.
“Ne kemi nevojë për ju që t’u bëjmë ballë përpjekjeve të pandërprera të lobit dhe prodhuesve të armëve si dhe gjithë atyre politikanëve që kundërshtojnë legjislacionin për armëmbajtjen”, thotë zoti Biden.
Presidenti bëri thirrje për një ndalim në nivel federal të armëve automatike dhe kritikoi republikanët për përpjekjet e tyre për të mbyllur Agjencinë për Kontrollin e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, që është përgjegjëse për luftën ndaj krimeve me armë.
“Nuk mund të thuash se je pro zbatimit të ligjit nëse je pro shfuqizimit të kësaj agjencie. Është skandaloze”, tha zoti Biden.
Gati një e treta e amerikanëve thonë se kanë një armë, sipas Qendrës Kërkimore ‘Pew’.
Kandidati i pritshëm republikan Donald Trump i tha lobit më të madh të armëve në Amerikë në maj se Presidenti Biden do që t'ua heqë këtë të drejtë.
“Nëse Presidenti Biden fiton edhe një mandat, ata do të bëjnë përpjekje t’jua marrin armët”, tha zoti Trump.
Ai thotë se e drejta për armëmbajtje, sipas Amendamentit të Dytë të Kushtetutës amerikane, do të garantohet me zgjedhjen e tij.
“Nëse ata fitojnë, vendi ynë do të shkatërrohet në shumë mënyra. Amendamenti i Dytë është në shënjestër. Por me mua si President, ata kurrë nuk do t’ia arrijnë”, tha zoti Trump.
Ai i tha Shoqatës Kombëtare të Armëve se votat e atyre që mbajnë armë do t’ia sigurojnë fitoren në nëntor.
“Ata janë patriotë të mëdhenj. Ne do të kemi arritje të mëdha. Ne do t'i fitojmë këto zgjedhje me rezultate që askush nuk i ka parë më parë”, thotë zoti Trump.
Veprimet e kandidatit republikan sa ishte President, për kontrollin e armëmbajtjes, janë arsye për të mos e rizgjedhur atë, thotë zoti Biden.
“Paraardhësi im i tha Shoqatës së Armëve së fundmi se është krenar që nuk bëri asgjë për kontrollin e armëmbajtjes kur ishte president dhe duke mos bërë asgjë, ai e përkeqësoi ndjeshëm situatën”, thotë zoti Biden.
Presidenti foli për të drejtën për të mbajtur armë të martën, ditën kur djali i tij Hunter u shpall fajtor për akuzat që përfshijnë edhe blerjen e paligjshme të një arme.
Joe Biden nuk foli për vendimin ndaj djalit të tij, por lëshoi një deklaratë duke thënë se do të pranojë çdo lloj dënimi që do të jepet për të dhe do të respektojë procesin gjyqësor. Është hera e parë që i biri i një presidenti të Shteteve të Bashkuara, shpallet fajtor për një krim. Hunter Biden do të përballet në muajin shtator edhe me një tjetër gjyq me akuza në nivel federal për mashtrime me taksat./VOA
FRANCË- Grupi i të djathtës franceze Mitingu Kombëtar i drejtuar nga Marine Le Pen, do të marrë për herë të par&e...
MOLDAVI- Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja akuzuan sot Rusinë në një deklaratë të përbashk&eum...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek Kythira. Bëhet me dije se një grua rreth 60 vjeç është gjetur ...
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka kryer kontroll n&eum...
SPANJË- Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë spanjolle. Bëhët me dije se 43-vjeçari shqiptarë ...
pamje nga ngjarja SHBA- Një dre bëri një lëvizje të papritur duke dalë në rrugë e duke u hedhur mbi xhamin e n...
RUSI- Sulmet ukrainase kudo brenda Rusisë duke përdorur aeroplanët F-16 të dhuruar nga perëndimi nuk do të ishin një pë...
ITALI- Papa Françesku do të takohet gjithashtu me liderë të tjerë botërorë, përfshirë presidentin francez Emman...
ITALI- Takimi i Grupit të Shtatë vendeve më të industralizuara të botës u hap të enjten me arritjen e një marrëve...
nato BRUKSEL- Vendet e NATO-s e kanë “tejkaluar me lehtësi” objektivin e vendosjes së 300.000 trupave në gatishmëri t&...