BOTA

SHBA/ Kishte planifikuar atentat ndaj Ivanka Trump, arrestohet terroristi

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 08:39

SHBA/ Kishte planifikuar atentat ndaj Ivanka Trump, arrestohet terroristi

Ivanka Trump dyshohet se ishte objektiv i një plani atentati nga një terrorist i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC), sipas një raportimi të New York Post.

Mohammad Baqer Saad Dawood Al-Saadi, 32 vjeç, u arrestua në Turqi dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku përballet me akuza për një seri sulmesh terroriste dhe tentativa sulmesh në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas burimeve të cituara nga media amerikane, irakiani kishte planifikuar të vriste vajzën e Donald Trump si hakmarrje për eliminimin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga një sulm amerikan me dron në Bagdad në vitin 2020.

“Ishte i fiksuar pas idesë për të djegur shtëpinë e Trump-it ashtu si ai dogji tonën”, deklaroi për New York Post Entifadh Qanbar, ish-zëvendës atashe ushtarak i ambasadës irakiane në Uashington.

Sipas raportimit, Al-Saadi kishte siguruar edhe planin e rezidencës luksoze të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner në Indian Creek Island, pranë Miami Beach në Florida, pronë me vlerë rreth 24 milionë dollarë.

Ai thuhet se publikoi në rrjetet sociale edhe një hartë të zonës ku ndodhet banesa e çiftit, të shoqëruar me një mesazh kërcënues në gjuhën arabe.

“U them amerikanëve të shikojnë këtë fotografi dhe të kuptojnë se as pallatet tuaja dhe as Shërbimet Sekrete nuk do t’ju mbrojnë. Ne jemi në fazën e survejimit dhe analizës. Hakmarrja jonë është çështje kohe”, shkruante ai.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë e akuzon 32-vjeçarin për 18 sulme ose tentativa sulmesh ndaj objektivave amerikane dhe hebraike në Evropë dhe SHBA.

Mes akuzave përfshihen zjarrvënia në një degë të Bank of New York Mellon në Amsterdam, të shtënat ndaj konsullatës amerikane në Toronto, si dhe sulmi me thikë ndaj dy hebrenjve në Londër.

Autoritetet amerikane pretendojnë se Al-Saadi kishte lidhje të ngushta me Qasem Soleimanin dhe më vonë me pasardhësin e tij, gjeneralin Esmail Qaani.

Sipas mediave amerikane, ai mbahet aktualisht në izolim në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ndërsa hetimet për aktivitetin e tij vazhdojnë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan