Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan sot vendosjen e sanksioneve ndaj 16 individëve të lidhur me udhëheqësin e Venezuelës Nicolas Maduro. Mes tyre është edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Zgjedhor që sipas Departamentit amerikan të Thesarit pengoi shpalljen e rezultateve të sakta të zgjedhjeve. Sanksionet u njoftuan disa ditë pasi kandidati i opozitës në zgjedhjet presidenciale, Edmundo Gonzalez u largua nga vendi dhe u detyrua të kërkonte azil politik në Spanjë.
Sanksione u vunë gjithashtu ndaj zyrtarëve të qeverisë, ushtrisë, shërbimeve të zbulimit, përgjegjës për intensifikimin e represionit në vend, thuhej në deklaratën e Departamentit të Thesarit. Ndaj zotit Maduro u vendosën sanksione në vitin 2017.
Veprimi i sotëm vjen pas Uashingtoni kishte njoftuar me herët se po shqyrtonte vendosjen e sanksioneve pas largimit të zotit Gonzales.
“Nuk kemi përjashtuar asnjë mundësi dhe po koordinohemi ngushtë me partnerët tanë, përfshirë ata me të cilët angazhohemi rregullisht për këtë çështje. Po shqyrtojmë një gamë të gjerë masash për t’i treguar Maduros dhe përfaqësuesve të tij se keq-qeverisja e tyre, shtypja e të drejtave të njeriut, minimi i demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kanë pasoja reale”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
Largimi i opozitarit 75-vjeçar, Gonzales, u koordinua mes qeverive të Spanjës dhe Venezuelës, tha prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab.
“Qeveritë e Spanjës dhe Venezuelës ranë dakord që shtetasi Edmundo Gonzalez Urrutia të largohej nga vendi dhe Spanja t’i jepte azil. Si rrjedhojë, Ministria Publike respekton vendimet e ekzekutivit venezuelian, që miratoi largimin e sigurt në bazë të së drejtës për azil të garantuar nga neni 69 i Kushtetutës së Venezuelës”, tha Tarek Saab, Prokuror i Përgjithshëm i Venezuelës.
Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione kundër kompanive dhe anëtarëve të qeverisë së Venezuelës. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera i kanë përdorur këto masa si shtysë për arritjen e marrëveshjeve të tjera, siç ishte marrëveshja e Barbadosit vjeshtën e kaluar, e cila parashtroi kushtet për zgjedhje konkurruese në Venezuelë.
Por Maria Corina Machado, udhëheqëse e opozitës, e cila u ndalua të merrte pjesë në zgjedhje, thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë në bërë sa duhet.
“Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë shumë më tepër dhe kam qenë shumë e qartë me ta dhe me vendet e tjera. Shkelësit e të drejtave të njeriut dhe autorët e krimeve kundër njerëzimit duhet ta dinë se do të mbahen përgjegjës. Sepse kjo u dërgon një mesazh edhe të tjerëve që të mos e bëjnë këtë, jo vetëm në ushtri, por as në sistemin e drejtësisë”.
Shtëpia e Bardhë i ka intensifikuar thirrjet për transparencë dhe publikimin e të dhënave nga votimet.
“Zoti Maduro duhet t’i dëgjojë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar dhe kryesisht të popullit venezuelian, dhe t’i publikojë të dhënat në mënyrë që e gjithë bota të mund të shohë se për kë votoi populli venezuelian dhe nëse aspiratat e tyre demokratike janë përmbushur”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Zoti Maduro i ka hedhur poshtë pretendimet e drejtuesit të opozitës Gonzalez për fitoren, duke argumentuar për një komplot të krahut të djathtë për ta sabotuar qeverinë e tij. Ndërkohë, opozita venezuelase ka mobilizuar diasporën për të protestuar në qytete në mbarë botën kundër manipulimit të zgjedhjeve./VOA
SHBA- Ish-manjati i filmave Harvey Weinstein është paditur me akuza shtesë për krime seksuale përpara rigjykimit të tij në ...
Vjosa Osmani GJERMANI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar ditën e sotme me çmimin M100 Media Award, çmim q...
SHBA- Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump foli në debatin presidencial për dëshirën që lufta e Rusisë në Ukrain&eu...
Antony Blinken SHBA- Sekrateri amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Washingtoni dëshiron ta shohë Kievin të fitojë konfliktin kund...
SHBA- Sipas një anketimi të ri të opinionit publik, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje përkund&eum...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar so...
UKRAINA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka dënuar sulmin që vrau tre punëtorë të tij të cilët po shp&...
SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris mori pjesë së bashku me Presidentin Joe Biden në përkujtimin e 23 vjetorit të sulmit më ...
ITALI- Një gjykatë në Itali ka konfirmuar sot dënimin e përjetshëm për 33-vjeçarin Benno Neumair, i cili vrau p...