BOTA

"SHBA nuk i ntereson shumë fati i Evropës"/ Merz: Kontinenti evropian të organizojë urgjentisht aftësinë e tij mbrojtëse!

b.z\ Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 16:38
"SHBA nuk i ntereson shumë fati i Evropës"/ Merz: Kontinenti
Friedrich Merz

GJERMANI - Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e së dielës, tha se Shteteve të Bashkuara "nuk u intereson shumë" fati i Evropës, siç është shprehur ai - dhe bëri thirrje që kontinenti evropian të organizojë urgjentisht aftësinë e tij mbrojtëse. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, komentet shënojnë një ndryshim të thellë në përqasjen e vendit me ekonominë më të madhe të Evropës.

Porta e Brandenburgut – dikur kufiri ndërmjet Berlinit lindor dhe perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë – u ndriçua të hënën në ngjyrën blu dhe të verdhë, duke shënuar përvjetorin e tretë të sulmit frontal të Rusisë në Ukrainë.

Rreziku nga Moska i dha formë sfondit të zgjedhjeve gjermane të dielën – të fituara nga demokristianët e qendrës së djathtë.

Juergen Harke ishte ndër pjesëmarrësit në tubimin përpara Portës së Brandenburgut.

Shpresoj që qeveria e re do të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainën, se do të punojë së bashku me shtetet evropiane për të krijuar një kundërpeshë të madhe ndaj Rusisë – dhe tani edhe ndaj Trump-it”, thotë zoti Harke.

Nën drejtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pati një ndryshim dramatik në politikën amerikane ndaj Ukrainës, duke fajësuar së fundmi Kievin për fillimin e luftës. Uashingtoni ka thënë se siguria evropiane nuk është më përparësi.

Pas fitores në zgjedhjet gjermane të së dielës, udhëheqësi i demokristianëve, Friedrich Merz, tha se administratës së Presidentit Trump, "nuk i intereson shumë fati i Evropës", siç u shpreh ai.

"Është e qartë se ne evropianët tani duhet të jemi në gjendje të veprojmë me shumë shpejtësi dhe se duhet të organizojmë gjithashtu aftësitë tona mbrojtëse me shumë shpejtësi", tha ai.

Zoti Merz është një mbështetës i fortë i lidhjeve transatlantike dhe komentet e tij shënojnë një ndryshim sizmik për Gjermaninë dhe Evropën, thotë analisti Mattia Nelles.

Ne, si Gjermani, jemi të tronditur dhe krejtësisht të papërgatitur për fundin e Pax Americana-s, dhënien fund të ofrimit të sigurisë për Evropën nga Amerika. Dhe ne tani e gjejmë veten në një pozicion të vështirë për të kryer një tranzicion nga SHBA-të, si garantuesi kryesor i sigurisë, drejt një përqasjeje të drejtuar më shumë nga evropianët. Jo vetëm për Ukrainën, por për organizimin e vetë mbrojtjes sonë. Por Merz ka thënë se është i gatshëm të udhëheqë në këtë drejtim, dhe le të shohim nëse jemi në gjendje ta shtojmë angazhimin”, thotë analisti Nelles.

A mund ta përballojë Evropa që të paguajë për mbrojtjen e saj? Zoti Merz do të duhet ta ndryshojë qëndrimin e tij për çështjet fiskale, thotë analistja Liana Fix.

Ai mund të bjerë dakord për t’iu bashkuar borxhit të përbashkët në nivel evropian, që është urryer gjithnjë nga konservatorët. Dhe ai mund të pranojë sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse, gjë që nuk është bërë deri më tani, por duhet të bëhet së shpejti. Ai ka folur për nevojën që Britania dhe Franca të zgjerojnë ombrellën [e sigurisë] bërthamore për të përfshirë Gjermaninë, si një zgjidhje e mundshme”, thotë analistja Fix.

Demokristianët nuk kanë shumicën. Zoti Merz ka përjashtuar mundësinë e formimit të një koalicioni me partinë e së djathtës së skajshme Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli e dyta me një rekord prej 20.8% në votimin e së dielës. Qëndrimi i partive centriste, që refuzojnë të bashkëpunojnë me AfD-në, është kritikuar ashpër nga Uashingtoni.

Ne e konsiderojmë këtë bllokadë si jodemokratike. Nuk mund të përjashtoni vetiu miliona votues”, thotë Alice Weidel, drejtuese në Partinë Alternativa për Gjermaninë.

Në vend të kësaj, zoti Merz do të fillojë bisedimet e koalicionit me socialdemokratët e Kancelarit në largim Olaf Scholz.

Përveç shpenzimeve të mbrojtjes, ulja e emigracionit dhe rritja e ekonomisë në vështirësi të Gjermanisë ka të ngjarë të dominojnë diskutimet./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan