Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmit në fshati Banjskë në veri të Kosovës me 24 shtator të vitit 2023, duhet të vihen para drejtësisë.
“Ne ritheksojmë pritshmërinë tonë që Serbia të luajë rolin e saj për të siguruar përgjegjësi të plotë për autorët e sulmit pa vonesa të mëtejshme”, tha në një përgjigje për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, një zëdhënës i DASH-it.
Kosova shënoi të martën njëvjetorin e sulmit, kur një grup serbësh të armatosur vranë një oficer policie.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë trysni ndaj Beogradit që të dorëzojë personat e armatosur, që u tërhoqën në Serbi pas një përleshjeje 12 orëshe me policinë një vit më parë.
Përgjegjësinë për organizimin dhe drejtimin e grupit e mori përsipër Milan Radoiçiç, një politikan lokal serb i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe me lidhje të fuqishme me Beogradin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Në dhjetor të vitit 2023 emri i tij është vënë në një urdhër arresti të Policisë Ndërkombëtare, INTERPOL.
“Si i dyshuar, ai absolutisht duhet të gjykohet. Megjithatë, ekziston një pengesë shumë serioze ligjore; Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën. Pra nuk ka asnjë procedurë ligjore për ekstradim. Unë nuk jam ekspert ligjor dhe nuk jam i sigurt nëse ka një rrugëdalje për diçka të tillë. Por, në këtë rast është një justifikim mjaft i përshtatshëm për të mos bërë asgjë. Është sigurisht një rast në të cilin është e nevojshme, nëse ekziston vullneti i të dyja palëve, të gjendet një mënyrë për ta gjykuar atë person për veprimet që mund të ketë kryer”, i tha Zëri të Amerikës në gjuhën serbe, John Erath, ekspert në Qendrën amerikane të Kontrollit të Armëve.
Në tetor të vitit 2023, Milan Radoiçiç u lirua nga paraburgimi në Beograd pas më pak se një dite dhe gjatë seancës dëgjimore në prokurori ai pranoi organizimin e sulmit, duke pretenduar në të njëjtën kohë se nuk besonte se kishte kryer një krim.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i tha Zërit të Amerikës, se hetimet kundër Milan Radoiçiçit janë duke vazhduar.
“Radoiçiçi e ka statusin e të dyshuarit. Urdhri për hetimet e ngarkon atë se ka kryer tri vepra penale me persona të tjerë të panjohur: shoqërim për kryerjen e veprave kriminale, prodhim, mbajtje, dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Hetimi i plotë i sulmit në fshatin Banjskë dhe bashkëpunimi i Serbisë për vënien e autorëve para drejtësisë janë kërkesë e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
“Nuk më duket se komuniteti ndërkombëtar është veçanërisht i përfshirë, apo i papërfshirë në këtë rast. Ai duket se po e trajton si një tjetër nga çështjet e shumta të hapura mes Kosovës dhe Serbisë: ngjashëm me bllokimin e importeve të mallrave nga Serbia, çështjen e targave e tema të tjera. Megjithatë, besoj se duhet një qasje më serioze ndaj vdekjes së qenieve njerëzore - policit dhe tre sulmuesve. Por, nuk duket se komuniteti ndërkombëtar i qaset këtij rasti ndryshe në krahasim me incidentet e tjera”, tha për Zërin e Amerikës, Michael Kirby, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
NATO-ja u bëri thirrje autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë që të kryejnë hetime dhe të vënë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, i cili cilësohet si ngjarja më e rendë që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008.
“Ne i trajtojmë shumë seriozisht ngjarjet dhe sulmet e vitit të kaluar ndaj trupave të NATO-s. Ato janë të papranueshme”, thuhet në një përgjigje të një zyrtari të NATO-s për Zërin e Amerikës.
Përveç sulmit të armatosur të serbëve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në fund të muajit maj të vitit të kaluar në një përleshje ndërmjet serbëve dhe ushtarëve të KFOR-it, më shumë se 90 ushtarë të NATO-s mbetën të plagosur.
“Për shkak të dhunës së vitit të kaluar, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Kosovë me rreth 1000 ushtarë shtesë nga përbërja rezervë. Katërfishuam praninë tonë në veri dhe trefishuam patrullimet, përfshirë edhe vijën kufitare. Kjo ndihmon në parandalimin e sulmeve të mëtejshme dhe qetësimin e popullatës lokale”, thuhet në përgjigje, në të cilën theksohet se “komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me Policinë e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të sigurisë në Kosovë si dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë “për konsolidimin e sigurisë së përhershme në mbarë Kosovën dhe ruajtjen qëndrueshmërisë rajonale”.
Ngjarja padyshim ndikoi edhe në procesin e negociatave Kosovë – Serbi që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve, që lidhen me përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.
“Nuk ka pasur përparim në proces as para një viti. Dhe, që atëherë, ai nuk ka lëvizur fare. Palët fajësojnë njëra-tjetrën dhe kanë pjesërisht të drejtë për ta bërë këtë. Nuk ka vullnet politik tani për tani dhe nuk më duket se ka shumë mundësi që të ketë në një të ardhme të afërt”, tha zoti Erath, ish-zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare./VOA
SHBA- Djali i 58-vjeçarit të dyshuar për atentatin në Florida ndaj ish-presidentit Donald Trump është arrestuar nën akuza...
SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe njëkohësisht kandidati republikan Donald Trump pretendoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy mb&eum...
NEW YORK- Elon Musk e lavdëroi shumë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ndërsa i dorëzoi asaj çmimin “Global ...
GREQI- Një operacion kërkim shpëtimi po zhvillohet në zonën veriperëndimore të ishullit grek Samos, pas mbytjes së nj&...
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku si pasojë kanë mbetur 14 persona të plagosur.&n...
LIBAN- Një sulm ajror izraelit në Bejrut ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi. Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi Hezbolla...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të përpiqet ta forcojë trashëgiminë e tij të politikës së jashtme n&eum...
GJERMANI- Një pasagjer ka humbur jetën gjatë një fluturimi nga Bullgaria në Britani të Madhe, duke detyruar aeroplanin të b...
SHBA– Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndikuar në zgjedhjet p...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amrikan Donald Trump është bërë protagonist i një momenti pikant, në vijim të fushat...