BOTA

SHBA pret që Izraeli të pajtohet me planin për armëpushim nëse Hamasi bie dakord

e. d Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 19:15
SHBA pret që Izraeli të pajtohet me planin për armëpushim
foto ilustruese

IZRAEL- Gazetarë dhe zyrtarë palestinezë të shëndetësisë njoftuan të hënën se 11 persona u vranë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite. Këto zhvillimeve vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkuan që palët të bien dakord për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga grupi i militantëve të Hamasit.

Ushtria izraelite bëri të ditur sot se forcat e saj kishin kryer sulme ajrore ndaj më shumë se 50 objektivave në Rripin e Gazës. Zyrtarë të saj thanë se trupat tokësore kryen operacione në pjesën qëndrore të Gazës dhe në jug të rajonit, në Rafah.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan gjithashtu se nga një hetim mjeko-ligjor, ishte identifikuar trupi i Dolev Yehoud-it një shtetas izraelit, për të cilin dyshohej se ishte marrë peng nga militantët e Hamasit. Mbetje të trupit të tij u gjetën në qytetin në jug të vendit, Kibbutz Nir Oz.

Të dielën në mbrëmje Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutoi mbi propozimin për paqe me zyrtarët izraelitë. Ai tha se plani do të "mbështeste interesat afatgjata të sigurisë të Izraelit".

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se zoti Blinken zhvilloi biseda të veçanta telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant si dhe ministrin e Kabinetit të Luftës Benny Gantz. Ai u kishte thënë zyrtarëve izraelitë se propozimi për armëpushim do të "siguronte lirimin e të gjitha pengjeve si dhe do të rriste ndihmën humanitare në të gjithë Gazën".

“Sekretari theksoi se Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen pa vonesë. Ai përsëriti se përveç ribashkimit të pengjeve me të afërmit e tyre, propozimi mbështet interesat afatgjata të sigurisë të Izraelit, përfshirë vendosjen e qetësisë përgjatë kufirit të vendit me Libanin, duke u dhënë mundësi izraelitëve të ktheheshin në shtëpitë e tyre", tha zoti Miller, në një deklaratë duke iu referuar bisedës telefonike mes zotit Blinken dhe zotit Gantz. E njëjta gjë thuhej edhe në një deklaratë në lidhje me bisedën telefonike mes zotit Gallant e zoti Blinken.

Më herët të dielën, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se nëse Hamasi bie dakord me armëpushimin e propozuar, Shtetet e Bashkuara presin që edhe Izraeli ta pranojë atë.

Zoti Gallant tha të dielën se Izraeli nuk do të pranonte që Hamasi të vazhdonte të sundonte në Gazë në asnjë fazë të procesit të paqes dhe se “po shqyrtonte disa alternative” lidhur me grupin islamik.

“Ne do të izolojmë zonat në Gazë, do të largojmë operativët e Hamasit prej tyre dhe do të vendosim forca që do të mundësojnë formimin e një qeverie alternative – e cila që do të kërcënonte (pushtetin) e Hamasit”, tha zoti Gallant.

Por ai nuk dha detaje mbi alternativat e mundshme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se "kushtet e Izraelit për t'i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar”. Ai përmendi shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, lirimin e të gjitha pengjeve, si dhe sigurimin e kushteve siç tha ai që Rajoni i Gazës, të mos përbëjë më një kërcënim për Izraelin.

Kryeministri Netanyahu po përballet me përçarje brenda koalicionit qeverisës të krahut të djathtë, si dhe presion të madh të brendshëm nga palët kundërshtare, rreth atij që është quajtur plani izraelit për Gazën dhe Hamasin.

Dy anëtarë të krahut të djathtë të kabinetit të tij, Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir dhe ai i Financave Bezalel Smotrich, kërcënuan të shtunën se do ta rrëzojnë qeverinë e zotit Netanyahu nëse ai do ta pranonte propozimin e zotit Biden.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid i kërkoi zotit Netanyahu ta pranojë marrëveshjen dhe ofroi ta mbështeste kryeministrin, nëse Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, largohen nga qeveria.

Po kështu familjet e pengjeve i bënë presion Izraelit dhe Hamasit që të bien dakord mbi marrëveshjen e propozuar. Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën sërish të shtunën në Tel Aviv duke kërkuar kthimin e pengjeve.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha të dielën se ai i kishte thënë zotit Netanyahu se “do t'i jepte atij dhe qeverisë së tij, mbështetjen e plotë për një marrëveshje falë së cilës do të sigurohej lirimi i pengjeve".

"Është detyrimi ynë që t'i kthejmë pengjet në shtëpi brenda kornizës së një marrëveshjeje që ruan interesat e sigurisë së shtetit të Izraelit", tha zoti Herzog në një fjalim në universitetin Hebraik të Jerusalemit.

Ndërkohë grupi militant palestinez Hamas, tha se "po e sheh nën një dritë pozitive" atë që zoti Biden e cilësoi të premten si plani izraelit.

Megjithatë, zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi, tha të shtunën gjatë një interviste televizive në Katar se nuk do të arrihet asnjë marrëveshje përpara plotësimit të kërkesës së tyre “për tërheqjen e ushtrisë pushtuese dhe arritjes së një armëpushimi”, siç tha ai. Mahmoud Mardawi bërë thirrje për përfundimin e luftës dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë