Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

VENEZUELË- Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të mërkurën ndaj 21 bashkëpunëtorëve të tjerë të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke i akuzuar ata se ushtruan represion në periudhën që pasoi zgjedhjet e diskutueshme të muajit korrik në këtë vend.
Sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit përfshijnë zyrtarët e sigurisë dhe ata që janë pjesë e kabinetit të presidentit. Në mesin e tyre është kreu i agjencisë së burgjeve, drejtori i agjencisë së zbulimit dhe një ministër. Ata tani janë pjesë e një liste me dhjetra individë të Venezuelës që janë nën sanksione amerikane dhe që përfshin edhe kryetarin e gjykatës së lartë të vendit, ministrat dhe prokurorët.
Javën e kaluar administrata e Presidentit Joe Biden e njohu kandidatin e opozitës në Venezuelë, Edmundo Gonzalez si “presidentin e zgjedhur” të vendit.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu të mërkurën shpallën kufizime të vizave për një mori individësh që akuzohen se shtypën banorët e Venezuelës pas zgjedhjeve të 28 korrikut.
Ndërkohë që zoti Maduro shpalli fitoren në këto zgjedhje, ai dhe qeveria e tij refuzojnë të tregojnë numrin e votave si provë që do të mbështeste pretendimet e tij.
Udhëheqësi opozitar Gonzalez u largua nga Venezuela në shtator për t’u strehuar në Spanjë pas lëshimit të një urdhër-arresti që lidhet me një hetim për publikimin e numrit të votave. Ish diplomati, i cili përfaqësoi partitë kryesore opozitare, pretendon se ka fituar zgjedhjet me një dallim të thellë.
Qeveria amerikane në shtator shpalli sanksione kundër 16 aleatëve të zotit Maduro, duke i akuzuar ata se penguan zgjedhjet e lira dhe se kryen shkelje të të drejtave të njeriut.
Mbetet e paqartë se cili do të jetë ndikimi i sanksioneve dhe kufizimeve të vizave për individët e përfshirë. Zyrtarët e sanksionuar në këtë kaluarën, të cilët i qëndrojnë besnik zotit Maduro, vazhdojnë të kenë ndikim në qeverinë e Venezuelës.
Ligjvënësit e Venezuelës të martën vazhduan diskutimet rreth një ligji që do të kategorizonte sanksionet ekonomike si krime kundër njerëzimit dhe do të mundësonte përndjekjen penale të të gjithë atyre që shprehin përkrahjen e tyre për këto masa./VOA
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë njoftuar se katër militantë të Hezbollahut janë arrestuar pasi kishin hyrë në nj&eu...
elise stefanik, donald trump SHBA- Kërcënimet me bombë për disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të zgje...
foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi të mërkurën se ka nënshkruar vendimin për themelimin ...
Sirtari ANGLI- Një nënë fshehu vajzën e saj të vogël në një sirtar krevati për tre vjet për të pengu...
Foto ilustruese GROENLANDË- Një imazh radar i marrë nga shkencëtarët e NASA-s ndërsa fluturonte mbi Groenlandë...
Donald Trump SHBA- Disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump kanë qe...
banderola KOSOVË- Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë për mbishkrimin "Kosova është Serbi" janë pjesëtarë...
SHBA- Presidenti Joe Biden do të rinovojë përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe li...
Foto ilustruese RUSI- Rusia ka thënë të mërkurën se, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin raketa në Japoni, siguria e Rusis...
Foto ilustruese ANGLI- Dështimi për të krijuar një agjendë dhe një orar të rregullt për të shkuar në shtr...