Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor tha se Serbia ndodhet në “udhëkryq”, ku ka ngecur mes kërkesave të amerikanëve për largimin e rusëve nga Industria e Naftës së Serbisë, NIS dhe planit për t’ia dhënë një kompleks kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.
Ai tha se çështja e NIS-it është aktualisht në qendër të vëmendjes së vendimmarrësve në Washington.
“Pata nderin të marr pjesë në këtë seancë dëgjimore në Kongres javën e kaluar.
E dini, është shumë e rrallë që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të përqendrohet te Ballkani, duke pasur parasysh të gjitha krizat e tjera serioze ndërkombëtare.
Dhe këta anëtarë të Kongresit, ky nënkomision për Europën, Komiteti i Punëve të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, i udhëhequr nga republikanët, u fokusuan pikërisht te Ballkani.
Dhe unë ua bëra shumë të qartë se, ashtu siç ka thënë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Serbia është në një udhëkryq”, tha ai në një intervistë për N1.
Joseph tha se “administrata amerikane duket se është mjaft e vendosur në qasjen e saj që rusët të largohen plotësisht, tërësisht dhe – këtu është fjala kyçe – në mënyrë të pakthyeshme nga NIS-i”. Kjo, tha ai, do të thotë “pa marifete, pa lojëra”.
“Administrata duket mjaft serioze për këtë. Dhe unë i nxitja anëtarët e këtij komiteti të qëndrojnë të fokusuar dhe gjithashtu të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë çështje, duke përfshirë edhe shtetëzimin e NIS-it”.
I pyetur nëse SHBA-ja ka kërcënuar me sanksione dhe se çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Joseph tha se “vetëm Rusia mund t’u shkaktojë kosto humanitare njerëzve të Serbisë duke marrë masa ndëshkuese, duke u hakmarrë ndaj Serbisë nëse Serbia e shtetëzon NIS-in”.
“Së dyti, me gjasë, Shtetet e Bashkuara, duke punuar me partnerët e tyre në Bashkimin Europian, do të përpiqeshin maksimalisht të ndihmonin në rast të një shtetëzimi dhe në rast të hakmarrjes ruse kundër njerëzve të Serbisë. Pra, ky do të ishte një hap shumë serioz për Rusinë.
Sa i përket asaj që vjen më pas, topi është vërtet në fushën e Beogradit. Ne e dimë se çfarë duan rusët. Rusët thjesht duan ta zvarrisin këtë çështje”, tha ai.
Joseph tha se rusën “nuk duan të largohen nga NIS-i” dhe atyre “nuk u intereson populli i Serbisë”.
Duke folur për afatin që kjo të zgjidhet deri më 15 janar, ai thotë se “do të duhet një zgjidhje” shumë shpejt.
Ai kujtoi se Vuçiq dhe serbët ishin “shumë entuziastë” me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti serb, thotë Joseph, “nuk është në të njëjtën kategori me Viktor Orbanin, kryeministrin e Hungarisë”.
“Hungaria mori një përjashtim njëvjeçar si për importet e naftës ashtu edhe të gazit nga Rusia. Ndërsa Serbia, në kontrast, informohet se duhet t’i nxjerrë rusët nga pronësia.
Pra, të dyja situatat nuk janë saktësisht të njëjta, por mund të shohim se Viktor Orbani është në një pozitë të privilegjuar dhe presidenti Vuçiq jo, qartazi nuk e ka të njëjtin lloj marrëdhënieje që ka Orbani dhe që ai e kishte parashikuar”.
Edhe çështja e dhënies së godinës së Shtabit të Përgjithshëm në pronësi të Jared Kushner u diskutua në Kongres.
Joseph thotë se “pyetjet që u ngritën rreth mënyrës se si erdhi deri te kjo marrëveshje, u ngritën dhe i ngrita edhe unë personalisht, në kontekstin e ngritjes së pyetjeve nëse presidenti Vuçiq do të jetë në gjendje t’i përmbushë fare këto angazhime, duke pasur parasysh kundërshtimin e gjerë mes qytetarëve serbë”.
I pyetur nëse Kushner nuk e merr më këtë projekt, Joseph tha se “përsëri, do të jetë një dëshmi e mëtejshme se presidenti Vuçiw nuk mund t’i përmbushë angazhimet e tij”.
“Dhe kjo është arsyeja pse jemi në një moment shumë vendimtar këtu.
Dhe mund të keni dëgjuar që i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane, Alexander Titolo, deklaroi, citoj, ‘Serbia është në një udhëkryq’. Pra, fokusi në të vërtetë është te NIS-i. Mendoj se ky është vërtet momenti kyç.
Dhe nëse rusët largohen, nëse nxirren nga NIS-i, dhe ai shtetëzohet dhe rikthehet nga Serbia, atëherë do të jemi në një kontekst të ri këtu, një situatë të re”, tha ai.
Bota vijon të mbetet e tronditur nga një prej sulmeve më të përgjakshme terroriste të viteve të fundit në Australi. Su...
Pavarësisht akuzave se ai është i paaftë të adresojë krizën në rritje të kostos së jetesës, me kostot e...
Është rritur në 21 numri i viktimave nga përmbytjet dhe stuhitë e forta që goditën qytetin Safi të Marokut. Kushtet e...
Ish-zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris po përgatitet për një tjetër kandidaturë drejt Shtëpisë së B...
Jimmy Lai u shpall fajtor nga një gjykatë e Hong Kongut për dy akuza për shkelje të ligjit të sigurisë komb&...
Presidenti Zelenski nuk këmbëngul më për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe kërkon një armëpushim p&eu...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese deklaroi se qeveria australiane po shqyrton ligje më të ashpra për armët pas të...
Autoritetet greke zbuluan mbi 1 ton kokainë në portin e Pireut, si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë nga FBI-...
Gjermania ka ofruar mbrojtje për Maria Kolesnikovën dhe Viktor Babarikon, dy përfaqësues të njohur të opozitës bjelloruse, ...
Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus që transportonte nx&eu...