BOTA

SHBA, Tajvani dhe Kina në garë për përmirësimin e teknologjisë ushtarake të dronëve

E.D Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 07:44
SHBA, Tajvani dhe Kina në garë për përmirësimin e
foto ilustruese

TAJVAN- Këtë javë, ndërsa Tajvani po përgatitej për fillimin e stërvitjeve të përvitshme ushtarake “Han Kuang”, sistemi i tij i mbrojtjes ajrore zbuloi një dron kinez, që fluturonte mbi ishull. Kjo është hera e gjashtë që nga viti 2023 që Kina dërgon një dron për të operuar rreth Tajvanit.

Dronët si ai që fluturuan rreth Tajvanit, të cilët janë të ngarkuar me misione të dyfishta zbulimi dhe frikësimi, janë vetëm një pjesë e vogël e një prirjeje më të gjerë që po bën bujë nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme dhe ngushticën e Tajvanit. Kjo është një prirje që po ndryshon mënyrën e zhvillimit të luftës.

Rritja e rolit që luajnë mjetet ajrore pa pilot dhe shqetësimi në rritje për një pushtim kinez të Tajvanit, ishullit të pavarur me një qeveri demokratike, po shtyn Uashingtonin, Pekinin dhe Taipein të investojnë më shumë në teknologjinë e dronëve ushtarakë.

Gushtin e kaluar, Pentagoni filloi nismën “Replicator” prej 1 miliard dollarësh, që ka për qëllim prodhimin e mijëra dronëve ajror, detar dhe tokësor, tha Njësia e Novacionit në Departamentin e Mbrojtjes. Pentagoni synon të ndërtojë këtë forcë dronësh deri në gusht të vitit 2025.

Nisma është pjesë e asaj që admirali amerikan Samuel Paparo e cilësoi së fundmi në një intervistë për gazetën Washington Post si strategjia "Hellscape" ose strategjia e ferrit, e cila synon t’i kundërpërgjigjet një sulmi kinez ndaj Tajvanit me një dislokim të mijëra dronëve në ajër dhe det midis ishullit dhe Kinës.

"Përfitimet e sistemeve pa pilot janë të mëdha për shkak të kostos së lirë dhe mundësisë për prodhim të tyre në shkallë të gjerë. Rrëzimi i një droni shkakton humbje financiare, por jo edhe viktima në njerëz", thotë Zachary Kallenborn, studiues i politikave në Universitetin George Mason. "Ju mund t'i përdorni ato në një shkallë të madhe dhe të mposhtni kundërshtarët tuaj si dhe të degradoni aftësitë e tyre mbrojtëse."

Strategjia “Hellscape”, shton ai, synon të përdorë shumë dronë të lirë në përpjekje për të penguar Kinën të sulmojë Tajvanin.

Gara e prodhimit të dronëve

Kina ka planet e veta në zbatim dhe është prodhuesi më i madh në botë i dronëve komercialë. Në një konferencë shtypi pas komenteve të admiralit Paparos për gazetën Washington Post, një zëdhënës qeveritar në Pekin paralajmëroi Uashingtonin se po luante me zjarrin.

"Ata që flasin me zë të lartë mbi kthimin e atdheut të të tjerëve në ferr, duhet të përgatiten vetë për djegien në ferr", tha koloneli Wu Qian, zëdhënës i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes.

"Ushtria Çlirimtare Popullore është në gjendje të luftojë dhe të fitojë në frenimin e ndërhyrjeve të jashtme dhe ruajtjen e sovranitetit tonë kombëtar dhe integritetit territorial. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj Kinës nuk funksionojnë kurrë."

Përpjekjet e Kinës për të zgjeruar përdorimin e dronëve janë përforcuar, thonë analistët, duke përmendur theksin, që Presidenti Xi Jinping i vuri teknologjisë dhe modernizimit në ushtrinë kineze, në një takim të nivelit të lartë të partisë javën e kaluar.

"Ushtria e Kinës po zhvillon më shumë se 50 lloje dronësh me aftësi të ndryshme, duke grumbulluar një flotë prej dhjetëra mijëra dronësh, potencialisht dhjetë herë më të madhe se ato të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara së bashku", tha për Zërin e Amerikës Michael Raska, profesor në Universitetin Teknologjik Nanyang të Singaporit përmes një emaili. "Ky avantazh sasior aktualisht nxit modernizimin ushtarak të përshpejtuar të Kinës, me dronët e parashikuar për gjithçka, nga mbledhja e informacioneve të zbulimit në konfliktit deri tek përdorimi i tyre për sulme të shumta."

Analistët shtojnë se supremacia tregtare e Kinës në prodhimin e dronëve ndihmon ushtrinë e saj në përmirësimin e teknologjisë së dronëve. Kompania kineze DJI dominon tregun e prodhimit dhe shitjes së dronëve shtëpiakë, duke zënë 76% të tregut botëror të dronëve në 2021.

Shkalla e prodhimit dhe çmimi i ulët i dronëve të kompanisë DJI mund ta vendosin Kinën në një pozicion të favorshëm në një luftë të mundshme me dronë, thonë analistët.

“Në Rusi dhe Ukrainë, nëse keni shumë dronë, edhe nëse ata janë të thjeshtë dhe komercialë, madje edhe dronët DJI që mund të blihen në një dyqan, përdorimi në numër të madh i tyre mund të krijojë probleme të mëdha për sistemet e mbrojtjes ajrore”, thotë Emilie Stewart, analiste kërkimore në Institutin e Studimeve të Hapësirës Ajrore të Kinës.

Kina mohon se po punon në përdorimin e teknologjisë komerciale dronëve për konfliktet e ardhshme.

“Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të ruajtur sigurinë globale dhe stabilitetin rajonal dhe gjithmonë ka kundërshtuar përdorimin e dronëve civilë për qëllime ushtarake”, tha për Zërin e Amerikës Liu Pengyu, zëdhënës i Ambasadës Kineze në Uashington.

"Ne jemi kundër lidhjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara me Tajvanin dhe përpjekjeve të Uashingtonit për të armatosur Tajvanin."

Me ndihmën e partnerëve të saj amerikanë, trysninë nga Kina dhe mësimet nga Ukraina, Tajvani është duke u përpjekur të zhvillojë aftësitë e veta luftarake me dron.

Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol kryesor në zhvillimin e dronëve të Tajvanit dhe vetëm javën e kaluar u zotuan t'i shesin dronë sulmues me vlerë 360 milionë dollarë Zyrës së Përfaqësuesit Ekonomik dhe Kulturor të Taipeit, ambasadës de fakto të Tajvanit në Uashington.

"Tajvani do të vazhdojë të ndërtojë aftësi ushtarake frenuese dhe të punojë ngushtë me partnerë e tij, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon", i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Zyrës së Përfaqësuesit Ekonomik dhe Kulturor të Taipeit në Uashington lidhur me bashkëpunimin Tajvan-SHBA.

Përpjekja për të përfshirë dronët në mbrojtjen e saj është thelbësore për Tajvanin, thotë Eric Chan, ekspert në Institutin Global të Tajvanit.

“Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në këtë lojë masive të dronëve do t'i japë Tajvanit një avantazh më të madh në përpjekjet për të qenë në gjendje të zbulojë së pari armikun e tyre dhe së dyti, t'i ndihmojë ata të ndërtojnë aftësitë e tyre mbrojtëse”, tha eksperti Chan.

Duke marrë parasysh mundësinë e përdorimit nga Kina dronëve në një mjedis konflikti urban, Tajvani ka filluar ta kuptojë rëndësinë e rritjes së sistemit të tij të mbrojtjes nga dronët./VOA

shba tajvan

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan