Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të premten ndaj miliarderin gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër i vendit që shihet gjerësisht si udhëheqësi de fakto i vendit në pjesën jugore të Kaukazit. Kritikët thonë se vendi ka ndryshuar duke marrë një drejtim autoritar, pro-rus muajt e fundit nën partinë e tij ‘Ëndrra Gjeorgjiane’.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po sanksiononin zotin Ivanishvili për “minimin e të ardhmes demokratike dhe euroatlantike të Gjeorgjisë dhe veprimeve pro Federatës Ruse”. Sekretari Blinken tha se ish Kryeministri Ivanishvili kreu “veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Shtetet e Bashkuara ose jashtë saj, në të mirë të qeverisë së Federatës Ruse”.
Ish Kryeministri Ivanishvili, i cili fitoi miliarda në Rusi me metale dhe telekom në vitet 1990, e largoi me shpejtësi vendin e tij që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian nga Perëndimi. Ai akuzoi publikisht agjencitë e huaja të inteligjencës se synojnë ta çojnë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Sanksionet shënojnë kulmin e acarimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Gjeorgjisë, e cila ishte parë si ndër vendet më demokratike dhe properëndimore të ish-Bashkimit Sovjetik.
Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, e cila mbizotërohet nga zoti Ivanishvili, thotë se është e përkushtuar ndaj një Gjeorgjie demokratike dhe properëndimore, duke ruajtur gjithashtu lidhje pragmatike me Rusinë fqinje. Por muajin e kaluar ajo ngriu bisedimet e anëtarësimit me bllokun evropian deri në vitin 2028, duke ndalur papritur një qëllim të gjatë kombëtar që është e shkruar edhe në kushtetutën e saj.
Ky vendim nxiti protesta mbi një mujore dhe shtypjes së tyre me arrestimin e mbi 400 njerëzve, duke përfshirë politikanë të profilit të lartë të opozitës. Shtetet e Bashkuara më 18 dhjetor sanksionoi disa zyrtarë të lartë të ministrisë së brendshme gjeorgjiane, të cilët i akuzoi për bashkëpunim në shtypjen e protestuesve.
Sanksionet nënkuptojnë se çdo pasuri e ish Kryeministrit Ivanishvili në Shtetet e Bashkuara është e ngrirë. Zoti Ivanishvili dhe aleatët e tij në qeveri kanë thënë vazhdimisht gjatë viteve të fundit se miliarderi ishte tanimë nën “sanksione de facto” nga Shtetet e Bashkuara, diçka që Uashingtoni e kishte mohuar.
Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi sanksionet e reja. Pushteti në Tbilisi ka miratuar këtë vit ligje që rregullojnë “agjentët e huaj” dhe të drejtat e komunitetit LGBT që kritikët thonë se janë frymëzuar nga Rusia.
Rusia sundoi Gjeorgjinë për rreth 200 vjet deri në vitin 1991. Sondazhet tregojnë se gjeorgjianët në shifra të larta nuk e duan fqinjin e tyre të madh, i cili vazhdon të mbështesë dy rajone të shkëputura gjeorgjiane. Rusia dhe Gjeorgjia nuk kanë pasur marrëdhënie zyrtare diplomatike që kur Moska mposhti Tbilisin në një luftë pesë-ditore në vitin 2008. Rusia ka thënë se nuk ndërhyn në Gjeorgji.
Trazirat e javëve të fundit pasojnë zgjedhjet e diskutueshme në tetor, për të cilat rezultatet zyrtare i dhanë partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ pothuajse 54% të votave. Partitë opozitare kanë thënë se zgjedhjet ishin të njollosura me mashtrime dhe janë të paligjshme. Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, një kritike e partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ dhe që ka rol kryesisht ceremonial, ka thënë se ajo nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk do të largohet nga posti kur mandati i saj të përfundojë në fund të këtij muaji.
Pasardhësi i saj, Mikheil Kavelashvili, i zgjedhur nga ligjvënësit e partisë në pushtet, do të inaugurohet të dielën. ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ tha se pret që marrëdhëniet me Uashingtonin të përmirësohen gjatë mandatit të Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump./ VOA
Kamioni SUDAN- 28 kamionë me ndihma kanë arritur në një zonë të rrethuar të Khartoum-it për herë të ...
ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer ka humbur vëllain e tij në moshën 60-vjeçare. Mësohet se Nick Starmer ka ...
Peshku PERU- Studiuesit në një ekspeditë në Peru kanë zbuluar 27 lloje kafshësh të reja për shkencën...
foto ilustruese ESTONI- NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim t&eum...
KINË- Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një burrë për vrasjen e 35 personave, muajin e kaluar duk...
MAROK- 69 persona, përfshirë 25 malianë, kanë vdekur pasi një varkë e nisur për në Spanjë nga Afrika Per&eum...
Avioni AZERBAJXHAN- Një ligjvënës azerbajxhanas ka thënë se ka “shumë mundësi” se rrëzimi i një av...
Foto ANGLI- Kërpudhat magjike po rriten me shpejtësi në popullaritet, duke ndezur një "rilindje psikodelike" pasi njerëzit bë...
Erdogan TURQI- Vendosmëria e Turqisë për të luajtur një rol udhëheqës në Siri u nënvizua edhe nj&eum...
AZERBAJXHAN- Kompania ajrore e Azerbajxhanit njoftoi sot se përfundimet paraprake tregojnë se avioni i saj u rrëzua si pasojë e “nd&...