Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

RUSI- Shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe anëtare të NATO-s po takohen në Paris për të diskutuar një plan për një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, pas një armëpushimi që do të mund të negociohej me Rusinë.
Takimi me dyer të mbyllura, që zhvillohet nga 11 deri më 13 mars, vjen në një kohë kur zyrtarët amerikanë u takuan në Arabinë Saudite, me synimin që t’i japin fund luftës trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.
Pas takimit, dy delegacionet dolën me një deklaratë të përbashkët ku u njoftua se Ukraina është e gatshme të pranojë propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor. Pala amerikane ka thënë se tani i ka mbetur Rusisë që të pranojë këtë propozim.
Takimi në Paris mbledh së shefat e shtabeve të ushtrime të të gjitha 30 anëtarëve evropianë të NATO-s, si dhe zyrtarë ukrainas. Por, mungon një pjesëmarrës i rëndësishëm: Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë evropianë, të cilët folën në kushte anonimiteti, i thanë Radios Evropa e Lirë (REL) se zyrtarët amerikanë nuk ishin ftuar. Ata thanë se Evropa duhet të tregojë se mund të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit dhe të Ukrainës pasi të përfundojë lufta.
Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, sugjeroi se takimi në Paris do të përqendrohet te mënyra se si Evropa mund të mbrojë krahun lindor të NATO-s “në rast se kontributet e disa vendeve – ose një vendi – do të uleshin në të ardhmen”.
Komentet e tij, të bëra më 11 mars në fillim të takimit, ishin një referencë ndaj qëndrimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka shfaqur një qasje më miqësore ndaj Moskës dhe ka sugjeruar që Evropa, e cila për dekada ka qenë nën ombrellën e sigurisë amerikane, duhet të mbrohet vetë.
Franca dhe Britania po punojnë për të krijuar një “koalicion të shteteve të gatshme” të përbërë nga vende evropiane që do të garantonin paqen në Ukrainë pas një marrëveshjeje me Rusinë. Takimi i shefave ushtarakë në Paris synon të shikojë se çfarë mund të kontribuojnë aleatët e tjerë në një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, në kuptimin e trupave në terren dhe pajisjeve ushtarake.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u tha liderëve evropianë gjatë një samiti të posaçëm në Bruksel, më 6 mars, se për të ruajtur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë do të nevojiteshin midis 500.000 dhe 800.000 ushtarë, thanë disa zyrtarë evropianë për REL-in.
Pjesa më e madhe e kësaj force do të përbëhej nga ushtarë ukrainas, por sipas ekspertëve, ata do të duhej të mbështeteshin nga trupa të shtetet evropiane të NATO-s. Parisi dhe Londra kanë treguar se janë të gatshëm që të dërgojnë trupa. Gjermania ka të ngjarë që t’iu bashkohet, ndërsa Italia dhe Polonia duket se janë më hezituese.
Shumë vende evropiane po përballen me sfida si ushtarake, ashtu edhe politike. Ministrat e Mbrojtjes të Francës, Britanisë, Italisë dhe Polonisë pritet të takohen në Paris më 12 mars për të diskutuar rreth një force paqeruajtëse evropiane. Edhe teksa shefat ushtarakë evropianë po hartojnë plane, dislokimi i forcave do të duhej të miratohej nga parlamentet e vendeve përkatëse. Dhe, kjo nuk është e sigurt.
Përveç politikave të brendshme evropiane, ekzistojnë edhe dy pengesa të mëdha për çdo forcë të mundshme evropiane në Ukrainë – një pengesë ruse dhe një amerikane. Deri më tani, Kremlini e ka refuzuar në mënyrë kategorike praninë e ndonjë personeli ushtarak evropian në Ukrainë. Edhe nëse Moska do të pranonte, shumë vende evropiane kanë sinjalizuar se do të dërgonin trupa vetëm nëse do të kishte një “garanci nga SHBA-ja”.
Se çfarë do të përfshinte saktësisht një garanci e tillë është ende çështje për negocim. Por, zyrtarë evropianë i kanë thënë REL-it se SHBA-ja është e domosdoshme për mbrojtjen ajrore, inteligjencën dhe transportin.
“Evropa e vetme nuk mund të kryejë operacione ushtarake në shkallë të gjerë pa ndihmën amerikane”, tha një ambasador evropian për REL-in, i cili foli në kushte anonimiteti./ REL
SHBA- Kërcënimi i Presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të planifikuara prej 25% për importin e aluminit dhe çelikut kan...
pamje nga amazon BRAZIL- Një autostradë e re me katër korsi që rrafshon dhjetëra mijëra hektarë pyje të mbrojtur t&...
foto ilustruese SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, miratoi të martën një plan afatshkurtër p&e...
Foto ilustruese SHBA - Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndë...
SHBA- Zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid) kanë filluar një shkatërri...
SHBA- Siç thotë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, topi është tani në fushën e Rusisë. Ky është një...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se Bashkimi Evropian mirëpre...
SHBA- Presidentit Donald Trump, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Ukrainës tha se shpreson të arrij një a...
ARABIA SAUDITE- Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftë...
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social "X", pranimin e propozimit amerikan për nj...