Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA - Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndërsa Kievi ka pranuar një propozim amerikan për një armëpushim 30 ditor të luftës kundër Rusisë, në pritje të një marrëveshjeje me Moskën, thanë zyrtarët amerikanë dhe ukrainas të martën pas bisedimeve në Arabinë Saudite.
Uashingtoni i ngriu ndihmat ushtarake dhe të zbulimit për Ukrainën me qëllimin për të shtyrë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, që të fillonte bisedimet për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Ngrirja e ndihmave amerikane erdhi disa ditë pas një takimi të tensionuar në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili udhëhoqi delegacionin amerikan në bisedimet në Xhedah të Arabisë Saudite, tha se Uashingtoni do t’i paraqesë Kremlinit propozimin për armëpushim. Deri më tani, Rusia ka kundërshtuar çdo gjë përveç përfundimit të përhershëm të konfliktit pa pranuar asnjë lëshim.
“Do t’u themi atyre se kjo është ajo që kemi në tryezë. Ukraina është gati të ndalojë luftën dhe të fillojë dialogun. Tani do të jetë në dorën e tyre që të pranojnë ose të shprehen kundër", tha Sekretari Rubio për gazetarët pas takimit. “Nëse ata thonë jo, atëherë për fat të keq do ta dimë se cila është pengesa për paqen.”
Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se: “Delegacioni ukrainas e bëri mjaft të qartë sot se ata ndajnë vizionin e Presidentit Trump për paqen”.
Diskutimet e së martës, që zgjatën afro tetë orë, duket se i kanë dhënë fund, të paktën për momentin, mosmarrëveshjeve mes presidentëve Zelenskyy dhe Trump.
Zoti Waltz tha se palët në bisedime folën në detaje lidhur me përfundimin e luftës përgjithmonë, përfshirë garancitë afatgjata për sigurinë. Ai tha se Presidenti Trump ra dakord që të anulonte menjëherë pauzën ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, prej miliarda dollarësh, dhe ndarjen e të dhënave të zbulimit. Presidenti Trump ka thënë se shpreson arritjen e një marrëveshjeje gjatë ditëve të ardhshme.
“E di që kemi një takim të rëndësishëm me Rusinë nesër dhe shpresoj të ketë bisedime të shkëlqyera”, tha Presidenti Trump pa dhënë detaje.
I dërguari special i Presidentit Trump, Steve Witkoff, pritet të shkojë në Moskë më vonë këtë javë, ku mund të takohet me Presidentin Vladimir Putin, sipas një individi që ka njohuri për këtë çështje, por jo i autorizuar të komentojë publikisht. Ai tha se planet mund të ndryshojnë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, foli menjëherë pas përfundimit të bisedimeve për paqen, duke përsëritur angazhimin e Ukrainës për të arritur një paqe të qëndrueshme, ndërsa theksoi se vendi i tij ka kërkuar që t’i japë fund luftës që nga fillimi i saj.
“Pozicioni ynë është absolutisht i qartë. Ukraina është përpjekur për paqe që në sekondën e parë të kësaj lufte dhe ne duam të bëjmë gjithçka të mundur për ta arritur atë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë të sigurt dhe që të sigurojë që lufta të mos kthehet”, tha zoti Zelenskyy.
Ndihmësi i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, i cili e udhëhoqi delegacionin ukrainas, i cilësoi negociatat si pozitive. Në një deklaratë të përbashkët me palën amerikane, ai tha se të dy vendet “ndajnë të njëjtin vizion dhe se ne po ecim në të njëjtin drejtim për një paqe të drejtë, të pritur prej kohësh nga të gjithë ukrainasit”./VOA
SHBA- Zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid) kanë filluar një shkatërri...
SHBA- Siç thotë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, topi është tani në fushën e Rusisë. Ky është një...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se Bashkimi Evropian mirëpre...
SHBA- Presidentit Donald Trump, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Ukrainës tha se shpreson të arrij një a...
ARABIA SAUDITE- Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftë...
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social "X", pranimin e propozimit amerikan për nj...
Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj marrëveshjes së Ukrainës për propozimin e armëpushimit 30-dit...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të blejë një Tesla të re për të treguar mbështetjen e tij nd...
Rubio, Waltz SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, thanë se pasi Ki...
Foto ilustruese SHBA - Presidenti Donald Trump thotë se ai beson se tarifat janë një ilaç: një mjet ekonomik gjithëpër...