Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UKRAINË- Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur,” deklaroi të martën sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, duke theksuar se më shumë se 20 miliardë euro ndihmë sigurie janë premtuar tashmë nga aleatët e NATO-s në tre muajt e parë të vitit 2025. Rutte vizitoi Ukrainën të martën dhe u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në qytetin e Odesës.
“Jam këtu sot sepse besoj se populli i Ukrainës meriton paqe të vërtetë, siguri dhe mbrojtje të vërtetë në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre”, tha zyrtari i NATO-s gjatë një konference të përbashkët me Zelenskyn.
Të dy vizituan spitalin në Odesa dhe u takuan me ushtarë ukrainas të plagosur. Vizita e tij erdhi disa ditë pasi dy raketa balistike ruse goditën qytetin Sumi, duke vrarë të paktën 35 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosur 119 të tjerë. Qyteti verilindor ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Rusinë. Ky ishte sulmi i dytë në shkallë të gjerë brenda më shumë se një jave që rezultoi me viktima të shumta civile.
Kjo është gjithashtu vizita e parë e Ruttes në Ukrainë që kur presidenti amerikan, Donald Trump, mori drejtimin e negociatave për armëpushim ndërmjet Kievit dhe Moskës, të cilat kanë përfshirë disa runde bisedimesh në Arabinë Saudite.
“Këto diskutime nuk janë të lehta, veçanërisht pas kësaj dhune të tmerrshme,” tha zyrtari i NATO-s, duke iu referuar sulmeve të fundit. “Por, të gjithë ne mbështesim përpjekjen e presidentit Trump për paqe”.
Ukraina e ka mbështetur marrëveshjen e gjerë për armëpushim të propozuar nga SHBA-ja, megjithatë Rusia në mënyrë efektive e ka bllokuar procesin duke vendosur kushte.
Ndërkohë, Ukraina dhe partnerët e saj evropianë po vazhdojnë zhvillimin e infrastrukturës për një koalicion që pritet të funksionojë si një garanci afatgjatë sigurie që synon të parandalojë agresione të ardhshme ruse pas arritjes së një armëpushimi.
Në mes të kësaj pasigurie dhe paralajmërimeve nga SHBA-ja se Evropa duhet të kujdeset vetë për sigurinë e saj dhe atë të Ukrainës në të ardhmen, kjo forcë shumëkombëshe shihet si një test i parë i gatishmërisë së kontinentit për të mbrojtur veten dhe interesat e tij.
Zelensky tha se Turqia mund të luajë një rol të rëndësishëm në ofrimin e garancive të ardhshme të sigurisë në Detin e Zi për Ukrainën.
“Kjo nuk ka të bëjë me përfundimin e luftës, fatkeqësisht,” tha Zelensky, duke komentuar mbi takimin për sigurinë që po mbahet në Turqi të martën dhe të mërkurën. “Ka të bëjë me atë që vjen pas — garancitë e sigurisë për Ukrainën pas një armëpushimi.”
Ai tha se përfaqësues ushtarakë nga Ukraina, Franca, Britania e Madhe dhe Turqia po diskutojnë praninë e një kontingjenti ushtarak në Detin e Zi si pjesë e këtyre garancive.
“Fakti që këto bisedime janë duke vazhduar, që ne po përgatitemi për këtë eventualitet të shpresuar dhe që pritet të arrihet së shpejti — NATO përpiqet ta drejtojë këtë në drejtimin që ne mendojmë se është i këshillueshëm,” tha Rutte.
Takimi në Turqi vjen më pak se një muaj pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord të “eliminojnë përdorimin e forcës” në Detin e Zi. Megjithatë, detajet kryesore mbeten të pazgjidhura, dhe Kremlini e ka kushtëzuar marrëveshjen me heqjen e disa sanksioneve perëndimore.
Duke komentuar mbi negociatat e vazhdueshme me SHBA-në për një version të rishikuar të një marrëveshjeje që do t’i jepte SHBA-së qasje në burimet minerale të vlefshme të Ukrainës, Zelensky i përshkroi bisedimet teknike të javës së kaluar në Uashington si pozitive, me më shumë konsultime që priten gjatë ditëve në vijim.
Ai tha se takimi ishte një seancë teknike për ekipet eksperte dhe se “të dyja palët e përfunduan takimin me tone pozitive”. Zelensky shtoi se diskutimet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, dhe sapo ekipet të jenë gati, do të paraqesin rezultatet e punës së tyre./ REL
SHBA- Administrata e Donald Trump po planifikon një ristrukturim të madh të pranisë diplomatike amerikane. Trump po mendon të mb...
alexei navalny RUSI- Një gjykatë në Moskë ka dënuar katër gazetarë me pesë vjet e gjysmë burg,&...
gjuro macut SERBI- Pas rreth tetë orëve diskutim, në Kuvendin e Serbisë u ndërpre seanca në të cilën pritej të...
albin kurti KOSOVË- Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, beson se ankesat e opozitës lidhur me mënyrën se si dhan&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka kërkuar Bashimit Evropian dhe komu...
SERBI- Procesi i pranimit të Serbisë në BE është në rrezik pasi Brukseli paralajmëroi Beogradin se mund të n...
SHBA- Associated Press (AP) është ndaluar edhe një herë nga Zyra Ovale, në kundërshtim me një urdhër të gjykat&eu...
lideri i iranit IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha sot se ai nuk është as optimist dhe as pesimist për bised...
RUSI- Një sulm me dron nga Ukraina vrau një grua 85-vjeçare dhe plagosi nëntë persona në qytetin rus të Kurskut, pra...
ITALI- Universiteti La Sapienza i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreati...