Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka kërkuar Bashimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar të adresojë veprimet e Serbisë kundrejt Kosovës, pas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte njoftuar më 12 prill se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Për këtë vendim, Osmani tha se ishte njoftuar nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.
Një ditë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë shprehu "shqetësim serioz" lidhur me, siç u tha, "vendimin e shprehur verbalisht" të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Por, MPJD-ja e Kosovës insiston se deklaratat e tilla përbëjnë “shkelje të qartë dhe të papranueshme të detyrimeve të Serbisë sipas Marrëveshjes së Brukselit të lehtësuar nga BE-ja në shkurt 2023 dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit të marsit 2023”.
MPJD-ja bazohet në dy nene të Marrëveshjes së Brukselit, të cilat obligonin Kosovën dhe Serbinë të ““zhvillojnë marrëdhënie normale, fqinjësore të mira me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta” dhe që përcaktonte se Serbia “nuk do ta bllokojë dhe as nuk do t’i inkurajojë të tjerët të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.
“Përpjekja e Serbisë për të diskredituar vendimin sovran të Sudanit është jo vetëm shkelje e angazhimeve të saj në kuadër të dialogut, por edhe një fyerje ndaj sovranitetit të Sudanit dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e MPJD-së.
Në komunikatën e lëshuar më 13 prill, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë kishte vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pushtetit aktual në Sudan.
"Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të pushtetit aktual, vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare", thuhet në deklaratë.
Me njohjen nga Sudani, numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tani arrin në 119. Kjo është njohja e dytë brenda disa javëve, pas asaj nga Kenia në fund të marsit.
Edhe njohja nga Kenia kishte nxitur reagime dhe kundërreagime të shumta midis zyrtarëve në Kosovë dhe Serbi. Sudani është duke u përballur me krizën më të madhe humanitare në botë, si pasojë e një luftë pothuajse dyvjeçare. Ai është bërë vendi i vetëm afrikan që po përjeton uri ekstreme, sipas Kombeve të Bashkuara.
Pothuajse 25 milionë njerëz - gjysma e popullsisë së Sudanit - përballen me uri ekstreme, ndërsa njerëzit po vdesin në zonat e goditura nga uria në Darfurin Perëndimor, sipas OKB-së.
Konflikti në Sudan nisi më 15 prill 2023, kur tensionet e kamotshme midis udhëheqësve ushtarakë dhe atyre paraushtarakë shpërthyen në kryeqytetin Kartum dhe u përhapën në rajone të tjera, përfshirë zonën e gjerë të Darfurit Perëndimor.
Prej atëherë, thuhet se të paktën 20.000 njerëz janë vrarë, megjithëse numri ka mundësi të jetë shumë më i lartë.
Në fund të muajit të kaluar, ushtria sudaneze e rimori kontrollin mbi Kartum, një fitore e rëndësishme simbolike në luftë. Por, grupi paraushtarak rival, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), vazhdon ta kontrollojë pjesën më të madhe të Darfurit dhe disa zona të tjera./REL
SERBI- Procesi i pranimit të Serbisë në BE është në rrezik pasi Brukseli paralajmëroi Beogradin se mund të n...
SHBA- Associated Press (AP) është ndaluar edhe një herë nga Zyra Ovale, në kundërshtim me një urdhër të gjykat&eu...
lideri i iranit IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha sot se ai nuk është as optimist dhe as pesimist për bised...
RUSI- Një sulm me dron nga Ukraina vrau një grua 85-vjeçare dhe plagosi nëntë persona në qytetin rus të Kurskut, pra...
ITALI- Universiteti La Sapienza i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreati...
SHBA- Zëvendëspresidenti JD Vance ka deklaruar se SHBA po punon shumë fort me Mbretërinë e Bashkuar për të negociuar nj&eum...
TURQI- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilluan një bisedë telefonike. Departamenti Amer...
EUROPA- SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë usht...
SERBI- Një varg flamujsh serbë, një varg me ushqime, këngë patriotike dhe slogane për mbrojtjen e shtetit Beogradi ishte skena e...
SUDAN- Me rastin e përvjetorit të dytë të fillimit të luftës në Sudan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB&n...