BOTA

Shkak ndotja e ajrit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin

n.f Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 10:01
Shkak ndotja e ajrit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta
Foto

MAQEDONI- Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, në procedurën para Gjykatës Administrative, mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen t’i miratojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga Ligji për cilësinë e ajrit ambiental dhe ta padisin në procedurë administrative nëse shëndeti i tyre është i rrezikuar.

Kështu ka vendosur Gjykata Supreme në një seancë publike, gjatë javës, ku gjyqtarët diskutuan në lidhje me iniciativën e paraqitur nga Shoqata e Avokatëve nga Ohri, nëse shteti siguron ose jo kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm.

Në vendimin parimor thuhet se “konform rregullativës kombëtare dhe ndërkombëtare, shteti është i detyruar të sigurojë një mjedis të shëndetshëm, përfshirë të drejtën për ajër të pastër, si një të drejtë individuale të qytetarëve, të cilët si palë në procedurë administrative mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen të miratojnë dokumentet themelore të planifikimit nga neni 23 i Ligjit për cilësinë e ajrit ambiental, si akte të përgjithshme”.

“Për realizimin e të drejtës për mjedis të shëndetshëm zbatohen dispozitat e Ligjit për mosmarrëveshjet administrative, të cilat sigurojnë mbrojtje gjyqësore nga aktet dhe veprimet e paligjshme, me të cilat cenohen të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, kur kjo mbrojtje konkrete gjyqësore nuk është parashikuar nga Kushtetutë dhe ligjet e tjera”, thuhet në qëndrimin parimor.

Ky qëndrim i Gjykatës Supreme u mor pasi Gjykata Administrative disa herë ka refuzuar paditë e qytetarëve se Maqedonia e Veriut nuk merr masa për mbrojtjen e mjedisit. Me këtë qëndrim parimor, ngarkohet Gjykata Administrative që të veprojë ndryshe nga praktika e deritashme.

Iniciativa para Gjykatës Supreme për përcaktimin e mendimit parimor juridik më 2023 ishte paraqitur nga Shoqata e Avokatëve "Goxho Kiçeec dhe Novakovski" nga Ohri. Edhe më parë ka pasur padi nga qytetarë që ishin refuzuar disa herë nga Gjykata Administrative, e cila qe deklaruar si jokompetente, në mënyrë që në fund lënda të përfundojë në Gjykatën Supreme.

Para miratimit të mendimit parimor juridik, kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se qasja në një mjedis të shëndetshëm është një e drejtë themelore e njeriut e garantuar me Kushtetutën e shtetit dhe është e ndërlidhur me përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

“Çdokush është i obliguar të përmirësojë dhe mbrojë mjedisin dhe natyrën. Detyrë e shtetit është t’u sigurojë qytetarëve një mjedis të shëndetshëm. Në Ligjin për mjedisin, masat dhe aktivitetet për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit janë të definura si interes publik. Ligjvënësi ka siguruar mbrojtje gjyqësore për të drejtën e garantuar me Kushtetutë”, theksoi Ademi.

Profesori i Fakultetit Juridik, Borçe Davitkovski, tha se pushteti gjyqësor duhet të jetë korrigjues i pushtetit ekzekutiv. Ai, duke iu referuar statistikave, tha se nga 10 foshnje të lindura, një vdes për shkak të ajrit të ndotur.

"Edhe në Universitetin ‘Kirili dhe Metodi’ (UKIM), në kampus, kishim një matës të ndotjes dhe ai tashmë nuk funksionon. Institucionet janë të obliguara t’u ofrojnë qytetarëve të dhëna të sakta dhe në kohë për ajrin në mjedisin ku jetojnë. Që secili të mund të kërkojë të drejtën e tij. Kjo nuk respektohet edhe pse është pjesë e legjislacionit tonë”, tha Davitkovski.

Ai çmon se organet publike nuk duan të mbajnë llogari për këtë mbrojtje kushtetuese të të drejtave të njeriut të qytetarëve. Për më tepër, ai tha se nëse merren parasysh të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik se në nivel vjetor nga ajri i ndotur vdesin deri në 5.000 qytetarë, kjo do të thotë se gjatë 30 vjetëve të kaluar, një e dhjeta e banorëve të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën dhe askush nuk ka reaguar e as ka dhënë përgjegjësi për këtë.

“Mendoj se në këtë mënyrë, nëse gjykata hyn në kontest, për shkak se fjala është për një interes publik, gjykata do të veprojë si në mënyrë parandaluese ashtu edhe dënuese për t’i detyruar organet publike se dikush mban llogari për qytetarët, sepse nuk kanë mbrojtje tjetër gjyqësore dhe duhet t’i vendosin në shtyllën e turpit organet publike që nuk kanë vepruar sipas kompetencave të tyre”, shpjegoi Davitkovski.

Të dhënat zyrtare nga monitorimi shtetëror çdo vit tregojnë se qytetet si Shkupi, Manastiri dhe Tetova kanë përqendrime të larta të grimcave PM2.5 dhe PM10, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.

Sipas të dhënave të prezantuara nga kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, të marra nga gjykatat ku janë zhvilluar procedura për vepra penale kundër mjedisit, në katër vjetët e fundit gjykatat kanë dhënë 242 vendime të formës së prerë, me të cilat janë dënuar 280 persona. Dënimet kanë të bëjnë me gjoba, burgim ose sanksione alternative. Shumica e veprave penale janë kryer me qëllim, kurse disa nga pakujdesia, tha Ademi.

Padia në Gjykatën Administrative e Shoqatës së Avokatëve nga Ohri është ngritur sipas shembullit të disa shtetaseve të Zvicrës, të cilat paditën shtetin para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) se ka shkelur ligjet dhe nuk i ka mbrojtur qytetarët nga efektet e ndryshimeve klimatike.

Në prill të këtij viti, Gjykata më e lartë Evropiane vendosi në favor të tyre, duke konstatuar se Zvicra nuk e ngadalëson ndikimin e ngrohjes globale.

Atëherë, mediat botërore patën shkruar se kjo është hera e parë që një gjykatë ndërkombëtare konstaton se qeveritë janë ligjërisht të detyruara t’i përmbushin objektivat e tyre klimatike në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gjykata Evropiane vendosi se Zvicra ka “mangësi kritike” në planet e saj për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe theksoi se vendi nuk i ka përmbushur objektivat për emetimet.

"Autoritetet zvicerane nuk vepruan në kohë dhe siç duhet për dizajnimin dhe zbatimin e ligjeve relevante”, tha gjykata në vendimin e saj të 9 prillit të këtij viti./ REL

maqedoni e beriut ndotja e ajrit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan