Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KINË- Parlamenti Evropian miratoi me një shumicë të madhe votash një rezolutë ku dënohet persekutimi i ujgurëve nga qeveria kineze. Rezoluta e miratuar të enjten i bën thirrje Kinës të lirojë në mënyrë të menjëhershme dhe pa kushte personat e ndaluar, ndër ta edhe ekonomistin ujgur Ilham Tohti dhe mjeken Gulshan Abbas.
Rezoluta u bë e mundur falë shqetësimit të gjerë të komunitetit ndërkombëtar dhe nxjerr në pah situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang.
Rezoluta, e cila u miratua me 540 vota pro, 23 kundër dhe 47 abstenime, kritikon ashpër Kinën për “represionin dhe sulmet ndaj ujgurëve nëpërmjet politikave abuzive, përfshirë survejimin intensiv, punën e detyruar, sterilizimin, vendosjen e masave për kontrollin e lindjeve dhe shkatërrimin e identitetit ujgur, që janë krime ndaj njerëzimit dhe një rrezik serioz për gjenocid”.
Rezoluta e Parlamentit Evropian i kushton vëmendje të veçantë rasteve të njohura të dy ujgurëve. Ilham Tohti është një ekonomist 54-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2014, me akuza për “separatizëm”. Zoti Tohti ka punuar prej kohësh për të nxitur dialogun mes ujgurëve dhe kinezëve han dhe është konsideruar një intelektual i moderuar. Në vitin 2019, Parlamenti Evropian i dha atij Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit, për përpjekjet e tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
62-vjeçarja Gulshan Abbas është një ish-mjeke e dalë në pension. Ajo u arrestua në vitin 2018 dhe u dënua me 20 vite burgim me akuza të lidhura me terrorizmin. Motra e saj, Rushan Abbas, është aktiviste ujgure për të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara.
Ajo i tha Zërit të Amerikës se “Miratimi i kësaj rezolute nga Parlamenti Evropian ka domethënie më të madhe se një njohje simbolike; është një hap i vendosur drejt llogaridhënies dhe drejtësisë për jetët e panumërta të ujgurëve që janë shkatërruar nga politikat shtypëse të Kinës, përfshirë motrën time, Dr. Gulshan Abbas dhe Ilham Tohtin. Është tepër e rëndësishme që vendet anëtare të BE-së jo vetëm të njohin detyrimin e tyre moral, por edhe ta shfrytëzojnë këtë moment politik për të vendosur sanksione për zbatimin e kësaj rezolute. Kërkesa jonë kolektive për drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut duhet të manifestohet me masa domethënëse”.
Situata e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom të Ujgurëve Xinjiang është vendosur në fokusin e vëmendjes ndërkombëtare gjatë viteve të fundit. Disa vende perëndimore dhe grupe të të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Kinën për ngritjen e “kampeve të riedukimit” në Xinjiang dhe për ndalimet masive të ujgurëve dhe pakicave të tjera. Organizata Human Rights Watch njofton se qindra mijëra ujgurë mund të jenë mbajtur në të ashtuquajturit “kampe riedukimi” që nga viti 2017. Nga analizimi i pamjeve satelitore të Institutit për Politikat Strategjike të Australisë, dallohen shumë objekte që mendohet se janë të tilla në Xinjiang.
Sidoqoftë, qeveria kineze i mohon me forcë këto akuza. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ka thënë vazhdimisht se masat në Xinjiang kanë për qëllim të luftojnë terrorizmin dhe ekstremizmin, si dhe për të garantuar sigurinë rajonale dhe zhvillimin.
Qeveria kineze nuk reagoi menjëherë ndaj vendimit të Parlamentit Evropian. Zëri i Amerikës kërkoi komente nga misioni kinez në Bashkimin Evropian, por nuk mori një përgjigje të menjëhershme./ VOA
Foto ilustruese LIBAN- Dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë plagosur të premten nga një sulm izraelit në afë...
SHBA- Stafi i Donald Trump ka kërkuar një avion ushtarak dhe automjete për të mbrojtur ish-presidentin gjatë javëve t&...
Foto ilustruese IRAN- Bashkimi Evropian (BE) do të vendosë sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve të lidhura me I...
Foto SHBA- Një qark shtetin e pavendosur të Viskonsinit është shumë i rëndësishëm në garën presidenciale ...
Foto ilustruese HUNGARI- Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër ligjit të Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit, duke thën&eum...
Foto ilustruese KOSOVE- Vendet e Bashkimi Evropian i kanë miratuar të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkan...
SHBA- Joe Biden tha të premten se ekspertët vlerësojnë se uragani Milton shkaktoi një dëm marramendës prej 50 mil...
SHBA- Sulmi i 7 tetorit kundër Izraelit solli një tjetër rrjedhë të ngjarjeve duke përshkallëzuar konfliktin Izrael-Hamas. ...
BRUKSEL- Kryeministri i Hugarisë Viktor Orban pretendoi të premten se udhëheqës të Bashkimit Europian synojnë të “rr&...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës njoftoi se do ta ndihmojë Bosnje e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që...