
BALTIK- Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të dielën se kishin sinkronizuar me sukses sistemet e tyre të energjisë elektrike me rrjetin energjetik kontinental evropian, një ditë pas ndërprerjes së lidhjeve të vjetra energjetike me Rusinë dhe Bjellorusinë. E planifikuar për shumë vite, shkëputja komplekse nga rrjeti energjetik ish-sovjetik synonte të thellonte integrimin e tre vendet baltike me Bashkimin Evropian dhe të rriste sigurinë energjetike të rajonit.
“Ne ia dolëm!”, tha presidenti letonez Edgars Rinkevics në një postim në rrjetin social X.
Pas shkëputjes të shtunën nga rrjeti “IPS/UPS”, i krijuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1950, që tani menaxhohet nga Rusia, vendet baltike ndërprenë linjat e transmetimit të tensionit të lartë ndërkufitar në Letoninë lindore, rreth 100 metra nga kufiri rus. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, vetë një estoneze, më herët këtë javë e quajti këtë ndryshim "një fitore për lirinë dhe unitetin evropian".
Rajoni i Detit Baltik është në gatishmëri të lartë pas ndërprerjeve të kabllove të energjisë, lidhjeve të telekomit dhe tubacioneve të gazit midis Balltikut dhe Suedisë dhe Finlandës. Të gjitha besohej se ishin shkaktuar nga anijet që tërhiqnin spiranca përgjatë shtratit të detit pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia në Ukrainë. Rusia ka mohuar akuzat për përfshirje në këto incidente.
Polonia dhe vendet baltike dislokuan mjete të marinës, njësi policore elitare dhe helikopterë pasi një linjë nënujore e energjisë, që lidh Finlandën me Estoninë u dëmtua në dhjetor, ndërsa ushtria e Lituanisë filloi stërvitjet për të mbrojtur linjat tokësore me Poloninë.
Analistët thonë se më dëmtimi i linjave energjetike mund të shkaktojë rritje të çmimit të energjisë elektrike në vendet baltike në nivele që nuk janë parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, kur çmimet e energjisë u rritën në nivel të lartë. Rrjeti “IPS/UPS” ishte lidhja përfundimtare e mbetur me Rusinë për të tre vendet baltike, të cilat fituan pavarësinë në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe në vitin 2004 u bënë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Tre mbështetësit e fortë të Kievit ndaluan blerjet e energjisë nga Rusia pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskës kundër Ukrainës në vitin 2022, por janë mbështetur në rrjetin energjetik rus për të stabilizuar rrjetet e tyre energjetike dhe për të shmangur ndërprerjet./ VOA
baltik
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
9 Shkurt16:14
“Relike të së shkuarës!" Grenell kundër Zërit të Amerikës dhe Radio Europës së Lirë: Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria
SHBA- I dërguari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka sulmuar mediat Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerik...
n.f
BOTA
9 Shkurt16:01
Ushtria e Ukrainës rrëzon 70 dronë të forcave ruse
RUSI- Ushtria e Ukrainës njoftoi të dielën se rrëzoi 70 nga 151 dronë, me të cilët Moska sulmoi gjatë natës. Forc...
n.f
BOTA
9 Shkurt15:58
"Një bombë do të shpërthejë në orën 17:38", telefonata alarmon autoritetet greke, mbyllin stacionin e metrosë në Athinë
ATHINË- Autoritetet greke kanë njoftuar ditën e sotme mbylljen e stacionit të metrosë në Monastiraki. Shkak e mbylljes...
n.f
BOTA
9 Shkurt15:57
Ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim që ndante në mes Rripin e Gazës
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë disa militantë dhe kishte arrestuar disa të kërkuar në Nur Shams të Bregut P...
n.f
BOTA
9 Shkurt15:56
Tentoi një ulje emergjente në rrugë, avioni përplaset me autobusin në Brazil, humbin jetën dy persona
BRAZIL- Një ngjarje tragjike është regjistruar në në Sao Paulo në Brazil. Raportohet se një avion u rrëzua dhe u ...
n.f
BOTA
9 Shkurt15:56
Administrata Trump shkurton fondet publike për kërkimet shkencore dhe akademike, studiuesit të shqetësuar për pasojat
Foto ilustruese
SHBA- Një agjenci federale amerikane përgjegjëse për kërkimin mjekësor ka njoftuar një shkurtim të ...
r.ll
BOTA
9 Shkurt15:49
Vijon procesi zgjedhor në Kosovë, një grua në Zveçan përfundon në komisariat për shkak se fotografoi votën
foto ilustruese
KOSOVË- Një grua e nacionalitetit serb u ndalua për fotografimin e fletëvotimit në një vendvotim në qen...
n.f
BOTA
9 Shkurt14:14
U mbajt 491 ditë peng nga Hamasi/ Eli Sharabi tronditet pas lirimit, mëson nga nëna për fatin tragjik të gruas dhe dy vajzave të tij
IZRAEL- Lojën më tragjike fati e luajti me pengun e Hamasit, Eli Sharabi, i cili u lirua dje pas 491 ditësh robëri. Ai kaloi ditë...
r.ll
BOTA
9 Shkurt13:07
Zgjedhjet parlamentare/ Votuesit më të rregullt në Kosovë, mbi 100 mijë të rinj votojnë sot për herë të parë
foto ilustruese
KOSOVË- Në qendrat e votimit në Kosovë vijon procesi i votimit. Nga grupmoshat e qytetarëve, të rinjtë j...