Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

RUSI- Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev.
Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev. Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga shkelja e protokolleve të sigurisë dhe kishte rezultuar në shpërthimin e municioneve të ruajtura në një depo.
“Si pasojë e një zjarri në territorin e një njësie ushtarake në rajonin Vladimir, municionet e ruajtura në një depo shpërthyen”, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Shkaku i zjarrit ishte shkelja e standardeve të sigurisë gjatë punës me materiale shpërthyese... sipas informacioneve paraprake”, tha ajo.
Në rajonin Kirzhach - i cili ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus - u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Personeli në bazën ushtarake u evakuua së bashku me rreth 450 njerëz të tjerë nga të paktën shtatë vendbanime përreth, tha guvernatori.
Depoja e municioneve është një nga më të mëdhatë e Forcave të Armatosura të Rusisë. Ajo ndodhet më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Nuk është raportuar për sulme me dron në rajonin Vladimir para shpërthimit në këtë depo.
Video të paverifikuara, të publikuara më herët në kanalet e Telegramit, shfaqën një zjarr të madh, një shpërthim të fuqishëm dhe re tymi të dendur që ngriheshin në qiell. Një kanal në Telegram tha se kishin ndodhur 10 deri në 11 shpërthime dhe se zjarrfikës nga rajonet fqinje ishin thirrur për ta luftuar zjarrin. Sipas kanalit, është ngritur një komision i posaçëm për ta hetuar shkaktarin e zjarrit./ REL
VATIKAN- Arkëmorti i Papa Françeskut ka kaluar nën kullën e madhe të kambanave, me procesionin që tani po e vendos përbal...
musk, trump SHBA- Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka deklaruar se do të zvogëlojë rolin e tij në administratën e Donald Trump pasi fit...
foto ilustruese SERBI- Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit t&eum...
parlamenti i malit te zi PODGORICA- Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë M...
AUSTRALI- Dy motra binjake identike nga Australia po pushtojnë internetin, jo vetëm për historinë e tyre të një grabitjeje,...
SIÇILI- Mali Etna në Siçili është vullkani më i lartë aktiv në Evropë dhe shpërthen shpesh, duke nxjerr&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e Rezervës Federale d...
VATIKAN- Sot në orën nëntë të mëngjesit, sipas kohës lokale, trupi i Papa Françeskut do të transferohet në...
PEKIN- Një urë në distriktin Shunyi verilindor të Pekinit u shemb të mërkurën në mëngjes pasi...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një propozim për ndalimin e luftës në Ukrainë përgjatë vijës akt...