Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

SHBA- Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme dhe se po vendos trupa shtesë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm në rajon, ndërsa paralajmëroi Iranin kundër zgjerimit të konfliktit.
Njoftimi erdhi dy ditë pasi Presidenti Joe Biden udhëzoi Pentagonin të riorganizojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve në rritje se vrasja nga Izraeli e udhëheqësit të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani mund të shkaktojë reagime hakmarrëse nga Teherani.
"Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të frenojnë Iranin dhe grupet e mbështetura nga Teherani nga shfrytëzimi i situatës së tanishme apo përpjekjet për zgjerim të konfliktit", tha përmes një deklarate zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Patrick Ryder.
Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani apo grupet që mbështeten nga Teherani "përdorin këtë moment për të vënë në shënjestër personelin amerikan ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë".
Deklarata e Pentagonit ofroi pak të dhëna mbi nivelin e mbështetjes, që do të ofrojë për mbështetje të operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme, duke thënë vetëm se "ne do të përforcojmë më tej aftësitë tona të mbrojtjes ajrore në ditët në vijim".
Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban të dielën, duke shtuar trysninë mbi Hezbollahun me sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit të grupit, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe një numri komandantësh të tjerë të lartë.
Sulmet i kanë dhënë një numër goditjesh të mëdha Hezbollahut pas gati një viti luftimesh ndërkufitare, duke vrarë shumicën e udhëheqjes së tij dhe duke zbuluar dobësi në masat e tyre të sigurisë. Por këto sulme gjithashtu kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me qëllimet e deklaruara publikisht të Uashingtonit për frenimin e konfliktit dhe mbrojtjen e personelit amerikan në të gjithë Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hapat e Hezbollahut për të plotësuar udhëheqjen e vet, pas eliminimit të Nasrallahut dhe figurave të tjera të larta "dhe po vazhdojnë të diskutojnë me izraelitët mbi hapat e ardhshëm të duhur,".
Departamenti i Shtetit ende nuk ka lëshuar një urdhër për evakuimin e amerikanëve dhe personelit diplomatikë nga Libani. Por javën e kaluar, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Pentagoni po dërgonte disa dhjetëra trupa shtesë në Qipro për të ndihmuar ushtrinë të përgatitej për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë evakuimin e amerikanëve nga Libani.
Pentagoni tha se forcat amerikane po përgatiteshin për dislokim, në rast se kjo do të ishte e nevojshme.
"Sekretari Austin rriti gatishmërinë e forcave amerikane shtesë për dislokim të mundshëm, duke rritur gatishmërinë tonë për t'iu përgjigjur situatave të ndryshme", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Pentagonit./ VOA
Studente AFGANISTAN- Nën qeverisjen e talibanëve, mediat në Afganistan janë ndër më të kufizuarat në botë, por...
Sulmi JEMEN- Izraeli njoftoi se ka bombarduar objektivat e grupeve Houthi në Jemen këtë të diel, duke zgjeruar konfrontimin e tij me al...
Diddy SHBA- Avokati i Sean "Diddy" Combs së fundmi ka bërë një deklaratë tronditëse në lidhje me një marrëvesh...
Foto ilustruese SHBA- Vetëvrasjet në SHBA vazhduan të mbeten në nivelin më të lartë në historinë e vendit viti...
Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden tha sonte se do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk specifikoi se k...
Foto ilustruese SIRI- Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qa...
Nenad Rashiç KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç së fundmi ësht&...
Foto ilustruese PODGORICË- Sot në Podgoricë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e kryeqytetit të Malit t&...
Foto ilustruese SHBA- Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme t&e...
Herbert Kickl AUSTRI- Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme n...