Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

MILANO- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Milano u shpreh se sot kartelet e drogës janë vendimarrësit kryesorë për vendin. Berisha u shpreh se pastrimi i Shqipërisë është shtyllë kryesore. Sipas tij më ardhjen e PD-së në pushteti ligji do veprojë me forcën më të madhe me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Berisha shtoi se do të bëjë audit të përgjithshëm se shkuan 57 miliardë euro të këtyre viteve dhe ku i depozituan, në çfarë i shndërruan? Do t’i merren, do iu kthehen qytetarëve. Ai shtoi se hapi tjetër është mbyllja e fondacionit Xhorxh Soros në Shqipëri dhe shpallja non grata e Xhorxh Sorosit.
"Miq, programi ynë ka edhe një shtyllë tjetër, një premtim tjetër: pastrimin e shtëpisë. Shtëpia do pastrohet! E kam thënë edhe njëherë, po ua shpjegoj, dhe e them prap. Im at ka qenë besimtar. Falej, i lutej Zotit dhe unë e respektoja shumë. Aty, nga vitet ’70, ai filloi të mos falej më. Nuk falej, dhe kishte hall se po më prish punë mua. I them: Bab’, unë dëshiroj të të shoh duke u falur, duke u lutur. Jo, më thotë bir, nuk falem se në këtë mjedis të tillë, as Zoti vet nuk të dëgjon.
Më vonë lexova në libra të shenjtë, çfarë thonë. Librat e shenjtë shkruajnë: që Zoti të hyjë në shtëpinë tënde, pastrojë përpara shtëpinë. Po, shtëpinë e kanë në dorë hajdutërit më të mëdhenj të kohërave. Shtëpinë e ka në dorë, sot kryeministër është Toto Rino, kryeministri i Shqipërisë është një Eskobar, një Toto Rino.
Sot, prona, buxheti plaçkiten mbi 24 orë. Sot, kartelet e drogës janë vendimarrësit kryesorë. Atëherë, pastrimi i shtëpisë është shtyllë kryesore. Ju jap ju fjalën e nderit se, ligji do veprojë me forcën më të madhe. Së pari, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Së dyti, audit i përgjithshëm. Ku shkuan 57 miliardë euro të këtyre viteve, ku i depozituan, në çfarë i shndërruan? Do t’i merren, do iu kthehen qytetarëve. Por edhe një ligj tjetër special.
Mbyllja e fondacionit Xhorxh Soros në Shqipëri dhe shpallja non grata e Xhorxh Sorosit.
Dhe do t’u lutem shumë t’ia thoni këtë çdo miku italian që njihni. Se e bëj këtë, edhe për shqiptarët, por për italianët. Sepse, për qytetarët italianë Xhorxh Soros është, që nga Roma e lashtë e gjer sot, hajduti më i madh i kursimeve të tyre. Po, po. 20 miliardë ka vjedhur në një bixhoz. Do i nxjerrim të gjitha, ndaj dhe ligji anti-Soros do të jetë ligji i pastrimit të shtëpisë," tha ai.
Berisha shtoi se Shqipëria e teknologjisë së lartë, do të dalë në krye brenda mandatit të parë. Sipas tij Shqipëria madhështore duhet të jetë Shqipëria e teknologjisë së lartë. Ai tha se Shqipëria do të jetë vendi i digjitalizimit më të thellë, do jetë vendi i blockchain dhe kriptomonedhave, i inteligjencës artificiale dhe i datacenterave.
"Miqtë e mi, Shqipëria madhështore duhet të jetë Shqipëria e ëndrrës më të bukur, dhe ëndrra më e bukur e kohës sot është Shqipëria e teknologjisë së lartë. Kohërat kanë patur vitet që kanë përcaktuar sisteme. Revolucioni industrial qendroi në themel të sistemit. Kombet që investuan në atë kohë në këtë revolucion dolën në krye të zhvillimit. Sot, është koha e teknologjisë së lartë.
Ata që do të investojnë do të dalin në krye. Shqipëria do të investojë, do të dalë në krye!
Ndaj dhe, ju jap fjalën ju se Shqipëria do shndërrohet në një epiqendër të fuqishme të teknologjive të larta në rajon dhe Europë. Shqipëria do të jetë vendi i digjitalizimit më të thellë, do jetë vendi i internetit 3, do jetë vendi i blockchain dhe kriptomonedhave, do jetë vendi i inteligjencës artificiale, do jetë vendi i datacenterave.
Cilido që mund të mendojë se janë pak si të largëta, ku unë kam deklaruar vite më parë se Shqipëria digjitale është ëndrra dhe projekti im, gazetarët, opozita më përqeshën, u tallën. Por ajo u bë realitet. Erdhi një kohë që Shqipëria përdorimin e internetit e kishte më të gjerë se disa vende të zhvilluar. Unë sot nuk pretendoj të ndjek se do bëhet Silicon Valley i SHBA-ve, apo Shangai i Kinës, por ka një vend që atëherë u frymëzova prej tij, që shkova u regjistrova. Pashë, u ktheva dhe realizova, dhe ky vend quhet Estoni. Estonia e vogël qendron në krye edhe sot. Shqipëria e vogël do të dalë në krye brenda mandatit të parë," tha Berisha.
FOTO KRIME- Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese janë parë n&...
LONDËR- Presidentja e Komisionit Europianë, Ursula von der Leyen, deklaroi pas përfundimt të Samitit të liderëve europianë ...
LONDËR- Dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të NATO-s, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, u mblodhën ...
LONDËR- Samiti i Londrës për Ukrainën është duke u zhvilluar në Lancaster House nga ora 16:00 me pjes&e...
ANGLI- Britania, Franca dhe Ukraina kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi, që do t’i paraqit...
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë fuqi masën e arrestit me paraburgim edhe për dy muaj ndaj Dragisha dhe Jo...
ANGLI- Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Sta...
SHBA- Tensionet ndërkombëtare janë rritur pas një përplasje të ashpër midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...
LONDËR- Disja nga liderët evropianë kanë mbërritur në Londër për të marrë pjesë në samitit e ...
BRITANI- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka shprehur sërish mbështetjen e Evropës për Ukrainën. Deklaratat e ...