Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Me thirrjet, “Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë protestuar të dielën për herë të tretë brenda pak muajve, kundër atyre që i quajnë veprime diskriminuese të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare në Serbi.
Të dielën, protestuesit janë mbledhur para stacionit policor në Medvegjë. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Në protestën e së dielës ka marrë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, më pas kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe pjesëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, organit përfaqësues të pakicës shqiptare në Serbi.
Kur është pyetur për t’i komentuar protestat paraprake, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati thënë se “askush nuk po i rrah, nuk po i ngacmon, apo diçka tjetër. Serbia është shtet demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”.
Disa banorë të Preshevës shihen në një kafiteri të lagjes. Fotografi e vitit 2018. Prej atëherë, shumë prej shqiptarëve të asaj zone besohet se janë shpërngulur, si pasojë e mungesës së perspektivës.
Kërkesat kryesore
Në protestat e mbajtura, fillimisht në Bujanoc, e më pas në Preshevë, u bë thirrje për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, për lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.
Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.
Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.
Pasivizimi i adresave, formë e legalizimit të pastrimit etnik në Luginë Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.
Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.
Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.
Banorët e Luginës dhe udhëheqës të komunave atje kanë kërkuar disa herë që të ketë prani të mekanizmave ndërkombëtarë, në mënyrë që të monitorohen kushtet e jetesës në atë pjesë. Ata kanë akuzuar përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar në Beograd për mosreagim ndaj trajtimit që u bëhet. Mungesa e investimeve dhe barrierat e vazhdueshme besohet se kanë ndikuar në largimin e rreth 20.000 shqiptarëve prej këtij rajoni, kryesisht drejt shtetit të Kosovës./REL
Mbreti i Spanjës, Felipe VI SPANJA: Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me protestues të zemëruar keq, teksa ka v...
Studentja në oborrin e universitetit IRAN- Një studente iraniane u arrestua të shtunën pasi hoqi rrobat e saj në shenjë prote...
Foto ilustruese LIBAN- Sipas agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara, situata aktuale në Liban është bërë m&eu...
Pamje nga një vendvotim në Moldavi MOLDAVI- Moldavianët votojnë të dielën në rundin e dytë të zgjedhjeve presi...
SHBA- Shqipëria, që prej rënies së regjimit komunist, e ka renditur veten si një nga aleatet më besnike të SHBA. N&eum...
SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Trump synon të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas kat&e...
SHBA- Kur Donald Trump humbi nga Joe Biden në vitin 2020, dukej se ishte vdekja e karrierës së tij politike. Mandati i tij i parë në ...
SHBA- Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris vjen nga një prej zonave më të larmishme dhe liberale të Shteteve të Bas...
SPANJË-Situata në Spanjë po paraqitet gjithnjë e më dramatike. Pak orë më parë u identifikua një qend&e...
SPANJË- Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez urdhëroi të shtunën 5000 ushtarë dhe policë shtesë të d&eu...