BOTA

"Është një person i madh që dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara"/ Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

b.z Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 08:31
"Është një person i madh që dëshiron ta shohë
Musk, Trump

SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën e tij si kreu i Departamentit të Efiçiencës Qeveritare (DOGE), mes kritikave për ngrirjen e financimeve për USAID-in, që ndikoi në programet për ndihmë të huaj në mbarë botën.

Trump kufizoi punën e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar kur urdhëroi një ngrirje 90-ditore të shpenzimeve më 24 janar. Ky vendim preku shumë biznese dhe organizata jofitimprurëse në Ukrainë, të cilat tani po përballen me vështirësi. Ai gjithashtu ndikoi në programet e ndihmës për njerëzit në Afganistan.

Ky vendim kishte bërë jehonë edhe në Kosovë, ku USAID-i thotë se ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.

Trump dhe Musk e komentuan këtë vendim gjatë intervistës së tyre të parë të përbashkët televizive, e cila u transmetua më 18 shkurt në Fox News, një media konservatore amerikane. Trump tha se mori vendimin për të ngrirë financimin e USAID-it sepse paraardhësi i tij, ish-presidenti Joe Biden, kishte shpenzuar më shumë sesa që duhej, përfshirë ndihmën e huaj që, sipas tij, nuk i shërbente interesave të SHBA-së dhe kishte rritur deficitin.

Që nga viti 2022, USAID-i ka ofruar miliarda dollarë ndihmë humanitare, mbështetje për zhvillim dhe ndihmë të drejtpërdrejtë buxhetore për Ukrainën. Musk dhe Trump nuk u pyetën për pezullimin e ndihmës për programet në Ukrainë gjatë intervistës ose për përpjekjet diplomatike të Trumpit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Intervista u përqendrua më shumë te marrëdhënia e Trumpit me Muskun, njeriun më të pasur në botë, dhe arsyet pse ai e zgjodhi atë për të drejtuar DOGE-n.

“Unë njoh shumë biznesmenë dhe ata nuk janë domosdoshmërisht njerëz të mirë”, tha Trumpi. Musk është një person i madh që “dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara”, i tha Trumpi intervistuesit të Fox News, Sean Hannity, i cili është mik i presidentit.

Trump tha se DOGE ka luftuar shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet në qeveri, duke kursyer tashmë miliona dollarë për taksapaguesit amerikanë.

Që nga kthimi i Trumpit në postin e presidentit më 20 janar, DOGE ka kaluar nga një departament në tjetrin, duke pushuar nga puna ose shkarkuar mijëra punonjës të qeverisë në një ndryshim të madh të administratës federale, të dizajnuar për të ulur kostot dhe për ta zvogëluar atë. Një listë e programeve që janë identifikuar, disa prej të cilave kushtonin qindra miliona dollarë, u shfaq në ekran gjatë intervistës së përbashkët.

Musk tha se ai mori këtë rol për ta reduktuar burokracinë dhe për ta parandaluar falimentimin e Shteteve të Bashkuara.

“Qëllimi është të shkurtojmë një trilion dollarë nga deficiti”, tha Musk, duke pretenduar se Trumpi “e gjeti deficitin në dy trilionë kur hyri në detyrë”.

Musk tha se taksapaguesi mesatar amerikan duhet të jetë “i tërbuar” nga mënyra se si janë shpenzuar paratë e tyre.

Ai tha se disa nga njerëzit në ekipin e tij të DOGE-s, që është kritikuar ashpër nga Demokratët për veprimet e cilësuara si të paligjshme, janë punonjës federalë. Të tjerë janë inxhinierë softuerësh që mund të fitonin paga milionëshe, por në vend të kësaj kanë zgjedhur të punojnë për të.

Presidenti Trump tha se Musk thjesht po zbaton urdhrat e tij ekzekutivë dhe premtoi se programet tradicionale si Sigurimet Shoqërore dhe programet e sigurimeve shëndetësore të financuara nga qeveria, Medicare dhe Medicaid, “nuk do të preken”.

Megjithatë, ardhja e punonjësve të DOGE këtë javë në Administratën e Sigurimeve Shoqërore çoi në dorëheqjen e menjëhershme të shefit të saj për shkak të një përplasjeje të dukshme me ekipin e Muskut për uljen e kostove. Zyrtarë të tjerë të lartë federalë kanë dhënë dorëheqje kur janë përballur me qasjen drastike të DOGE-s ndaj shpenzimeve federale.

Trumpi gjithashtu tha se Musk nuk i ka kërkuar asnjë favor për kompanitë e tij – konkretisht SpaceX, e cila ka kontrata të shumta me qeverinë amerikane, dhe Tesla, e cila ka përfituar nga subvencionet e SHBA-së për promovimin e makinave elektrike.

Musk tha se do të tërhiqej nga çdo vendimmarrje nëse ndonjëherë do të përballej me një situatë që përfshinte bizneset e tij, dhe Trump shtoi: “Nëse ka ndonjë konflikt, ai nuk do të jetë i përfshirë”.

Musk i tha Hannity-t se ka paguar një çmim për mbështetjen e tij ndaj Trumpit, por se ka ndërmend të vazhdojë.

“Unë jam një teknolog dhe përpiqem të krijoj teknologji që ndihmojnë njerëzit dhe përmirësojnë botën”, tha Musk.

Trump tha se gjithmonë e ka respektuar Muskun, por admirimi i tij për të u rrit kur ai ofroi përdorimin e satelitëve të komunikimit Starlink për njerëzit në Karolinën e Veriut, komunitetet e të cilëve ishin shkatërruar nga një uragan vitin e kaluar.

Admirimi i tij u rrit edhe më shumë kur SpaceX arriti ta kthente një raketë në Tokë dhe ta kapte në ajër “si një foshnjë e bukur e vogël”, dhe ai vendosi se e donte atë në ekipin e tij./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan