Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Pesë ditë pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ai (armëpushimi) po respektohet dhe se Hamasi nuk e ka shkelur marrëveshjen. Kjo është bindja e zyrtarëve amerikanë, e ndarë me gazetarët në një telefonatë zyrtare. Sipas dy këshilltarëve presidencialë amerikanë, situata mbetet e ndërlikuar dhe ka tre elementë kryesorë që përcaktojnë ecurinë. Izraeli nuk i ka ndërprerë ndihmat. Po zhvillohen bisedime mes SHBA-ve dhe OKB-së për të përmirësuar hyrjen dhe shpërndarjen e ushqimeve dhe ilaçeve në Gaza.
Çmilitarizimi i Hamasit (Faza 2):
Qëndrimi i SHBA-ve mbetet i pandryshuar – qëllimi është çarmatosja e plotë e Hamasit, megjithëse nuk pritet që militantët të dorëzojnë vetë armët. Procesi është i vështirë, në zonat që janë ende nën kontrollin e Hamasit, por SHBA-të po punojnë me të gjitha palët për një Gaza më të sigurt, për civilët dhe për Izraelin.
Ekzekutimet e “tradhtarëve”
Ka raportime për vrasje hakmarrëse nga Hamasi, të personave të akuzuar si bashkëpunëtorë me Izraelin apo pjesëtarë të grupeve rivale. Sipas këshilltarëve, SHBA-të dhe ndërmjetësit arabë i kanë kërkuar Hamasit t’i japë fund këtyre veprimeve.
Ndërkohë, Izraeli ka premtuar hapjen e zonave të sigurta brenda Gazës, ku mund të strehohen ata që ndihen të kërcënuar.
Rikthimi i trupave dhe rindërtimi
Për momentin, ndërsa kalimi nga faza e parë në të dytën po ndodh, çështja e rikthimit të trupave të pengjeve të vdekur mbetet delikate. Edhe pse presidenti amerikan Trump kishte kërkuar kthimin e çdo trupi, tani SHBA-të po e shohin me realizëm faktin se në Gaza, ku shumica e ndërtesave janë rrënuar, kërkimi është shumë i vështirë.
Megjithatë, janë kthyer pengjet e gjallë, siç ishte rënë dakord dhe trupat e viktimave po kthehen gradualisht. Ka shumë rreziqe, për shkak të mjeteve shpërthyese, të pashpërthyera në rrënoja. Për të ndihmuar, një ekip prej 81 specialistësh turq do u bashkohet kërkimeve.
Për fazën e rindërtimit
SHBA-të dhe ndërmjetësit po përgatiten për fazën e rindërtimit të Gazës. Sipas informacioneve, banorët e Gazës nuk do të detyrohen të largohen nga Gaza gjatë kësaj faze. Rindërtimi do të fillojë në zonat, që nuk janë më nën kontrollin e Hamasit.
Gjithashtu, për stabilizimin e situatës, pritet vendosja e një force ndërkombëtare paqeruajtëse (ISF). Disa vende kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë: Indonezia, Egjipti, Katari, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në përfundim, SHBA-të theksojnë se është ende herët për të folur për paqe të qëndrueshme, por armëpushimi është një hap pozitiv dhe janë duke punuar, për të shmangur kthimin e dhunës./ La Stampa
BE-ja dhe shtetet anëtare të saj janë tronditur nga një skandal i raportuar i spiunazhit hungarez, i cili përfshin edhe komisionerin ...
Biznesmeni italian Gianluca Soncin, i arrestuar për vrasjen e modeles Pamela Genini, "përfitoi nga e drejta për të heshtur" para gjyqtares h...
Detaje të reja po dalin në dritë në hetimin ndaj anëtarëve të familjes Ramponi, përgjegjës për shpërthimi...
Kancelari federal, Friedrich Merz, kritikon me ashpërsi dëshirën e Bashkimit Europian për rregullime – dhe i shpall luftë asaj....
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka mbijetuar në testin e parë të mosbesimit pas një votimi në Asamblenë K...
Organizata bamirësie e fëmijëve, World Vision UK, për të cilën Meghan Markle është ambasadore globale, ka mohuar akuza...
Një raport i ri zyrtar ka zbardhur detaje tronditëse lidhur me përplasjen fatale të nëndetëses Titan të kompanisë Ocea...
DAILY MAIL Donald Trump po planifikon një ristrukturim masiv të Shërbimit të Tatimeve (IRS) që do t’i mundësojë atij t...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se pret që të takohet së shpejti me presidentin amerikan, Donald Trump, për të diskutuar p&e...
Katër dekada pasi prokurorët dërguan në burg burrat e gabuar për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 16-vjeçare nga ...