Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
KOSOVË-Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi të krimeve të luftës në shtëpinë-muze në fshatin Poklek të Drenasit. Ato u takojnë disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999.
Shtëpia u shndërrua në muze të kujtesës së krimeve ndaj popullatës civile nëpërmjet një intervenimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Por, dyert e këtij objekti shumicën e kohës mbesin të mbyllura në mungesë të një ciceroni që vizitorëve do t’ua rrëfente këtë ngjarje tragjike.
Në këtë shtëpi, më 17 prill të vitit 1999 u vranë 24 fëmijë të moshës nga 6-muajsh e deri në 14 vjeç. Atë ditë u vranë bashkëshortja dhe katër fëmijët e Fadil Muqollit. Vajza, Shehidja, ishte 14 vjeçe, ndërsa djemtë: Naseri 12 vjeç, Ylberi 10 vjeç dhe Egzoni 4 vjeç.
“Është shumë e vështirë për t’u futur aty. Për ne, familjarët, është shumë e rëndë ta vizitojmë atë vend e lëre më ta mirëmbajmë”, shprehet Muqolli.
Por, ai e kaloi këtë vështirësi qindra herë në dy dekadat e fundit. Ai u kujdes që asnjë nga gjurmët e masakrës të mos dëmtohet apo zhduket.
“Për ne, familjarët, kur të shkojmë aty është një ndjenjë që është e vështirë ta them me fjalë, sepse sidomos unë që kam shkuar e i kam tubuar eshtrat e fëmijëve, të familjarëve, me duart e mia që sot kur i afroj duart afër fytyrës, ende ndiej aromën e eshtrave t fëmijëve... është e rëndë”, thotë Muqolli.
Njëzetepesë vjet pas masakrës së Poklekut, shtëpia e familjes Muqolli ku u vranë dhe u dogjën 53 civilët, ka marrë pamjen e një muzeu.
“Unë nuk kam menduar ndonjëherë se do të bëhet ky muze. Unë i kam ruajtur vetëm për veten time, që t’i kem sepse kur kam shkuar unë aty i kam pa familjarët e mi, 14 anëtarë [të familjes], që m’u kanë vra”, shprehet Muqolli.
Në muret e shtëpisë janë ngjitur fotografitë e shumicës së viktimave, nisur nga fëmijët e deri te më të vjetrit.Aty janë ekspozuar edhe fotografi të shkrepura pak kohë pas masakrës.
Përveç familjes Muqolli, në këtë shtëpi u vranë edhe anëtarë të familjeve Cerraku, Elshani e Hoxha. Kjo shtëpi është në mesin e pak objekteve – në të cilat kanë ndodhur krime - që i mbijetuan kohës. Qindra objekte të tjera si kjo shtëpi, janë shkatërruar ose rrënuar. Me rrënimin e tyre janë zhdukur edhe ato pak gjurmë që dëshmonin vrasjet dhe krimet mbi popullatën civile.
Si për shumë vrasje e masakra të tjera në mbarë Kosovën, as për Poklekun nuk pati dënime. Disa familjarë, përfshirë Fadilin, shpresojnë se ndonjëherë do të ketë drejtësi dhe të dënohen personat që kryen vrasjet, por shumë të tjerë e kanë humbur shpresën.
Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona - 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë. Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi.
Marrë nga REL
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen BRUKSEL- Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për 1 miliard dollarë...
Selia e OKB-së në Nju Jork NEW YORK- Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit...
Foto ilustruese RUSIA- Dronët ukrainas kanë goditur infrastrukturën e energjisë në rajonin Smolensk të Rusisë më 2 ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli dhe Bejruti duan të bien dakord që Libani do të parandalojë më shumë refugjatë si...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim ...
Varri i Faraonit EGJIPT- Përveç të qenit një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të shekullit të...
Policia serbe SERBI- Pas fushatës së çarmatimit në Serbi, numri i armëve legale u zvogëlua me 190.000 copë. Por në...
Policia SHBA- Policët në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), u dislokuan të mërkurën mbrë...
Foto ilustruese SHBA- SHBA-ja dhe BE-ja i kanë vënë limite platformës Tiktok, por këto qeveri nuk janë as të vetmet, as ...
Lydia Stepanivna Lomikovska UKRAINË- Një histori e pabesueshme është publikuar së fundmi nga mediat e huaja u tregohet rrugët...