Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant po qëndron këto ditë në Uashington, ku u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gyspon, zyrtarët amnerikanë e paralajmëruan zyrtarin e lartë izraelit kundër zgjerimit të konfliktit me grupin militant Hezbollah.
Krahas luftimeve në Gazë në jug, kohët e fundit janë shpeshtuar bombardimet përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin në veri, duke ngritur shqetësime për një luftë rajonale. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u takua të martën me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Pentagon. Uashingtoni i bëri thirrje Izraelit të gjejë një zgjidhje diplomatike me Hezbollahun.
“Provokimet e Hezbollahut kërcënojnë të tërheqin izraelitët dhe libanezët në një luftë që ata nuk e duan. Një luftë e tillë do të ishte katastrofike për Libanin dhe do të ishte shkatërrimtare për civilët izraelitë dhe libanezë,” deklaroi Sekretari Austin.
Ministri izraelit Gallant tha se Izraeli gjendet në një udhëkryq që do të ketë pasoja për tërë Lindjen e Mesme.
“Kërkojmë të vendosim siguri në veri, të ndryshojmë realitetin në terren dhe të kthejmë komunitetet tona nëpër shtëpitë e tyre", deklaroi ai.
Izraeli e hodhi poshtë kërkesën e Hamasit për një armëpushim të përkohshëm në konfliktin tetë mujor në Gazë, si hap i parë drejt përfundimit të luftës.
Eksperti i ‘Korporatës Rand’ Raphael Cohen, i tha Zërit të Amerikës se ministri Gallant është zyrtari kryesor me të cilin Shtetet e Bashkuara mbajnë kontakt, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet rreth propozimit të armëpushimit.
“Përgjithësisht, administrata e Presidentit Biden e ka konsideruar Ministrin e Mbrojtjes Gallant si një aleat në këtë përpjekje. Zoti Gallant ofroi planin e tij të pasluftës para disa muajsh, në dallim nga qeveria e Netanyahut. Prandaj mendoj se Sekretari Austin dhe Sekretari Blinken besojnë se kanë një lloj partneri të gatshëm për bashkëpunim tek zoti Gallant. Ai do të mund të jetë një ndërmjetës i dobishëm me qeverinë e Netanyahut", thotë ai.
Lufta filloi me 7 tetor me sulmin e Hamasit në Izrael, që la të vrarë 1,200 njerëz dhe grupi mori 240 pengje. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin në mes civilëve dhe militantëve të vrarë, thotë se mbi 37,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve.
Në Kombet e Bashkuara të martën, zyrtarja për çështje humanitare Yasmina Guerda paralajmëroi se situata në Gazë është e tmerrshme.
“Nuk kanë kushte për jetë. Ata mezi po mbijetojnë”, tha ajo.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit njoftoi të martën se shumë nga autokolonat me ndihma në Gazë nuk po arrijnë tek civilët për shkak të veprimtarisë kriminale në këtë territor.
“Përpjekjet po vazhdojnë. Situata është tejet e llahtarshme. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të futur më shumë ndihma në veri të Gazës dhe të gjejmë një zgjidhje për përkeqësimin e situatës në jug”, tha zëdhënësi Miller.
Ai shtoi se mënyra më e sigurt për t’i dhënë fund vuajtjes në Gazë është përfundimi i konfliktit./ VOA
ITALI- Gjatë paradites së sotme disa aktivistë kundër dhunës ndaj grave, hodhën bojë të kuqe në shkallët e T...
Petar Petkoviç SERBIA- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të mërkurën se drejtorit të saj, Peta...
ROMË- Papa Françesku në audiencën e përgjithshme kushtuar Ditës Botërore kundër Abuzimit të Drogave dhe Tr...
RUSI- Përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell tha se vendimi i Moskës për të bllokuar 81 media europiane është pabaza Sipas...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Amerikës Joe Biden njoftoi sot fillimin e një procesi faljeje për veteranët ushtarakë të dë...
Mark Rutte-s RUSI- Kremlini ka reaguar pas zyrtarizmit të emërimit të Mark Rutte-s si shefi i ri i NATO-s. Sipas Dimitry Peskov, zëdh&...
BRUKSEL- Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, so...
GJERMANI- Më pak burokraci, lehtësim nga taksat: grupet parlamentare të partive në qeveri ranë dakord për një paketë m...
LIBRAZHD- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Librazhd. Bëhet me dije se 47-vjeçari me iniciale S.G ka ...
GREQI- Një gazetar i rrjetit ERT ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres s&e...