BOTA

"Shteti po dëmton substancën e vet"/ DW: Infrastruktura gjermane kërkon miliarda euro! A duhet vërtetë kaq shumë para?

b.z Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 07:40
"Shteti po dëmton substancën e vet"/ DW: Infrastruktura
Foto ilustruese

GJERMANI - Në Dresden, një qytet barok me famë botërore, më 11 shtator të vitit të kaluar, një nga katër urat mbi lumin Elbe u shemb. Është pothuajse një mrekulli që nuk pati viktima në njerëz. 800,000 njerëz jetojnë në zonën më të gjerë të qytetit dhe dy milionë turistë e vizitojnë qytetin çdo vit. Një tramvaj kaloi mbi urë atë natë vetëm 18 minuta para se ura të shembej.

Shkaku u gjet shpejt. Korozioni ka shkatërruar çelikun që ishte ndërtuar në urë nga viti 1967 deri në 1971: Kjo ka shkaktuar debate të shumta në të gjithë Gjermaninë. Mijëra ura janë në gjendje kaq të keqe saqë do të duhej të riparoheshin ose duhet të hiqen urgjentisht nga përdorimi dhe të ndërtohen ura të reja.

Të paktën pesë miliardë në vit

Vlerësohet se në Gjermanika rreth 130.000 ura. Në autostrada dhe në rrugët e rëndësishme federale ka rreth 40,000 ura, që kalohen çdo ditë nga miliona njerëz në trafik. Vitin e kaluar nga buxheti i shtetit janë ndarë 4.6 miliardë euro për rregullimin e autostradave dhe rrugëve të tjera, përfshirë edhe urat.

Qeveria, mandati i së cilës sapo po përfundon, ka ndarë pesë miliardë euro për këtë vit. Kompania shtetërore e mirëmbajtjes së autostradave "Autobahn-GmbH” u shpreh se kjo shumë nuk ishte e mjaftueshme.

Gjermania po dëmton substancën e vetë

Jo vetëm urat, por janë dëmtuaredhe rrugët dhe hekurudhat, infrastruktura e furnizimit me energji dhe ujë, rrjetet e telekomunikacionit, shkollat, universitetet dhe spitalet. Si infrastruktura teknike ashtu edhe ajo sociale janë lënë pas dore për dekada.

Krahas gjithë kësaj, vërehet edhe një vonesë e dukshme në modernizim. Digjitalizimi i vendit po ecën shumë ngadalë. Ndërtimi dhe rinovimi i infrastrukturës në përputhje me qëllimet klimatike është larg nga përfundimi.

Ekonomistët kanë paralajmëruar prej kohësh politikanët se nevojiten investime shtesë. Instituti për Ekonominë Gjermane deklaroi verën e kaluar shumën totale të investimit të nevojshëm: 600 miliardë euro.

Po punohet në 40 linja hekurudhore

Më së shumti para nevojiten për infrastrukturën federale. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Transportit, deri në vitin 2029 do të nevojiten 25 miliardë euro shtesë për rrregulimin e rrugëve federale. Ndërsa në planet ekzistuese për rregullimin e rrjetit hekurudhor nevojiten edhe 13 miliardë euro të tjera. Hekurudhat Gjermane (Deutsche Bahn) synojnë të rinovojnë 40 nga linjat më të rëndësishme, që mbulojnë një gjatësi prej 4.200 kilometrash, deri në vitin 2030.

Stacioni i trenit Stuttgart 21 tregon se projektet e infrastrukturës mund të jenë jashtëzakonisht të shtrenjta. Ky ndërtim ka zgjatur 15 vjet, ndërsa kostot janë rritur nga 4 miliardë sa ishin parashikuar në 11 miliardë euro në fund.

Shoqata Federale e Industrisë Gjermane llogariti në qershor 2024 se 165 miliardë euro do të nevojiteshin për investime në infrastrukturën e transportit. Ministri i Transportit i qeverisë në largim, Volker Wissing, donte të krijonte një fond të madh infrastrukture gjatë mandatit të tij që do të tërhiqte kapital privat, por kjo nuk ndodhi.

Rrjeti i energjisë elektrike

Për ndërtimin e mëtejshëm të rrjetit të energjisë elektrike nevojiten shuma të mëdha. Energjia e erës përdoret kryesisht në veri të vendit. Për të transportuar këtë energji në jug, nevojiten rrjete adekuate. Sipas llogaritjeve të kompanive të transportit të energjisë, duhen investuar rreth 55 miliardë euro. Deri në vitin 2033 nevojiten 10 miliardë euro shtesë për të ndërtuar rrjetet lokale të shpërndarjes së energjisë.

Deri më tani, këto kosto janë bartur tek konsumatorët dhe kompanitë, për shkak se ato janë ndërtuar në çmimin e energjisë elektrike. Kjo uli konkurrencën e ekonomisë gjermane në tregun botëror. Nëse shteti dëshiron të lehtësojë konsumatorët, duhet të marrë përsipër këto kosto. E duhet të mirren parasysh edhe kostot e ndërtimit të termocentraleve rezervë, si dhe një rrjet hidrogjeni./DW

infrastrukture gjermane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan