BOTA

"Shumica nuk pranojnë të flasin publikisht"/ 25 vjet më pas, sfidat e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë

r.ll Përditësimi i fundit 22 Qershor 2024, 19:19
"Shumica nuk pranojnë të flasin publikisht"/ 25 vjet më
foto ilustruese

KOSOVË- Paragjykimet me të cilat përballën të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, sipas aktivistes Dorina Babuni, bën që ky grup të ndjehet vetë fajtor për atë çfarë u ka ndodhur.

Zonja Babuni, një nga aktivistet më me përvojë nga organizata “Medica Gjakova” ndihmon dhe mbledh të dhëna për viktimat e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë. Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës, ajo tregon se një raport në të cilin ajo dhe aktiviste të tjera kanë punuar mbi dy vjet me të mbijetuarit do të publikohet në muajin shtator.

Aktivistja nga Kosova, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara në kuadër të Programit të Departamentit të Shtetit për Vizitorët Ndërkombëtarë, thotë se shumica e të mbijetuarve nuk pranojnë të flasin publikisht për shkak të stigmës me të cilin vazhdojnë të përballen, 25 vjet pas çlirimit të Kosovës. Me zonjën Babuni bisedoi kolegu Artan Haraqija.

Zëri i Amerikës: Së shpejti pritet të publikohet një raport për të cilin keni punuar për dy vite me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Mund të na thoni diçka rreth këtij raporti?

Dorina Babuni: Raporti, që do të publikohet në muajin shtator, është një studim për pasojat afatgjata të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ai është bërë nga organizata “Medica Gjakova” në bashkëpunim me ‘Medica Mondial’, organizatën tonë partnere në Gjermani dhe tregon se cilat janë pasojat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, cilat janë strategjitë që të mbijetuarit i kanë përdorur që të rimëkëmben, që të rifillojnë jetën e tyre. Po ashtu raporti merret edhe me perspektivën e të mbijetuarve mbi vetëdijen e popullit, gjendjen në të cilën janë, si dhe çfarë ndikimi ka patur ajo çfarë iu ka ndodhur në jetën e tyre.

Zëri i Amerikës: Përmes raportit ju keni treguar se stigma është problemi kryesor me të cilën përballen. Nuk është vetëm akti i rëndë që kanë përjetuar, por edhe përjetimet shumë të rënda pas luftës nga shoqëria, nga rrethi dhe familja. Mund të ndani me ne ndonjë nga përvojat që të mbijetuarit ju kanë treguar?

Dorina Babuni: Stigma është ajo që ne, së bashku me të mbijetuarit, po mundohemi ta luftojmë çdo ditë për shkak se në supet e tyre ende qëndron faji padrejtësisht. Të gjithë fajin e mbartin mbi vete. Kjo është trauma me të cilën jetojnë. Disa nga tregimet që na janë thënë neve është se si kanë menduar t’i japin fund jetës, apo si kanë jetuar me ndjenjën se gjithçka mund të shkatërrohet në jetët e tyre nëse ato tregojnë se çfarë u ka ndodhur. Kemi raste kur kanë frikë se burri i dëbon nga shtëpia nëse e merr vesh se çfarë ka ndodhur. Ka patur raste të tjera që kanë rrëfyer që prindërit praktikisht e kanë dëbuar nga shtëpia ‘sepse është turpi i familjes’. E gjithë frika është nëse dalin hapur të tregojnë se çfarë u ka ndodhur, ato do të bëhen turpi i familjes, do të bëhen turpi i shoqërisë. Shumica prej tyre mundohen që këtë sekret, këtë vuajtje, ta mbartin me vete deri në varr. Ne mundohemi t’u ofrojmë mbështetje që t’i ndihmojmë ato t’ua tregojnë këtë përvojë të tjerëve. Në momentin kur e ndajnë këtë histori me të tjerët, aty fillon shërimi.

Zëri i Amerikës: Kanë kaluar 25 vjet prej përfundimit të luftës dhe ka ende raste që askush nuk e di nga familja? E dini ju, por nuk iu kanë treguar asnjë anëtari të familjes?

Dorina Babuni: Ka ende shumë raste. Fatkeqësisht ka shumë dhe këtë po mundohemi që përmes aktiviteteve të ndryshme, përmes shërbimeve të drejtpërdrejta që i ofrojmë ne në organizatë, përmes aktiviteteve të ndryshme që të ndërgjegjësojmë shoqërinë që t’i pranojë ashtu siç janë. Ne duhet t’u ofrojmë mbështetje sepse është një grup shumë i ndjeshëm, është një grup që ka përjetuar shumë gjëra të tmerrshme dhe e gjithë ajo që iu duhet është mbështetja jonë. Këtë mbështetje ato nuk e kanë. Ka prej tyre që sekretin e tyre apo rrëfimet e tyre i kanë treguar vetëm në organizatë.

Zëri i Amerikës: Pra, ka arsye pse janë vetëm dy prej të mbijetuarve që kanë dalë hapur për të treguar historitë e tyre të përdhunimit?

Dorina Babuni: Pikërisht, janë gjithë ato arsye që përmenda dhe shumë të tjera që kanë ndikuar që këto të mos dalin hapur dhe të mos flasin për atë që iu ka ndodhur.

Zëri i Amerikës: Viteve te fundit, organizata juaj ka ndihmuar procesin për t'u siguruar pensione të mbijetuarve të përdhunimeve. Ka patur ankesa nga të mbijetuarit për kufizimet kohore që i janë vendosur këtij procesi, pastaj për verifikimin nga komisioni qeveritar... Ku qëndrojnë kundërshtimet?

Dorina Babuni: E gjitha ka të bëjë me ndjenjën që kanë kur përballen me intervistat. Ne po flasim për një ngjarje që ka ndodhur para 25 vjetësh, që ka ndodhur gjatë luftës dhe nganjëherë nga komisioni kërkohen disa gjëra që janë të vështira për t’u gjetur. Kërkojnë dokumente shtesë, kërkojnë ca gjëra që i bënë të mbijetuarat të ndjehen jo rehat.

Zëri i Amerikës: Për çfarë dokumenti shtesë bëhet fjalë, apo çfarë dokumenti në përgjithësi mund të prezantojë një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës?

Dorina Babuni: Nganjëherë edhe ne mundoheni t’i kuptojmë se çfarë dokumenti shtesë kërkojnë. Bëhet fjalë për disa raporte mjekësore, nëse kanë, pra gjithmonë çështja është nëse i kanë. Kërkohet për ndonjë dëshmitar, pasi ka raste kur ka anëtarë të familjes që janë dëshmitarë sepse kanë ndodhur dhunime në grup. Kemi raste kur janë pesë apo gjashtë motra.

Zëri i Amerikës: Të gjitha të përdhunuara gjatë luftës?

Dorina Babuni: Po, po të gjitha. Ka dhunime grupore, pra ka gjëra të tmerrshme që me të vërtetë kanë ndodhur dhe ne gjatë gjithë kohës po punojmë që së pari ky afat të hiqet fare sepse është e pakuptimtë të ketë afat kohor për statusin. Ne tek ‘Medica Gjakova’, së bashku me organizatat anëtare të platformës “Bëhu Zëri Im” po mundohemi gjatë tërë kohës që të heqim afatin. Po ashtu po punojmë që komisioni ta bëjë më të lehtë intervistën për identifikimin e të mbijetuarve. Ne i kuptojmë protokollet që qëndrojnë, jemi të vetëdijshëm për këtë, por jemi po ashtu përkrahëse të idesë që të ketë qasje më të ndjeshme ndaj stresit dhe traumës dhe për këtë po punojmë.

Zëri i Amerikës: Ka patur raste kur Komisioni nuk ka pranuar t’i njohë statusin e të mbijetuarës një prej grave që ju besoni fuqishëm se ka qenë e përdhunuar gjatë luftës?

Dorina Babuni: Ka refuzime të tilla, por pastaj kemi procese të tjera ku përfshihet përpjekja jonë duke dërguar ankesa, bëhet rishqyrtimi i rastit dhe pastaj, në shumicën e rasteve, pas rishqyrtimit, iu është dhënë statusi.

Zëri i Amerikës: Për numrin e saktë të tyre janë dhënë shifra të ndryshme, është thënë se numri shkon nderi në 20 mijë – është e saktë kjo?

Dorina Babuni: Ka një debat të gjerë mbi këtë numrin 20 mijë. Kjo shifër ka dal prej CDC-së (Center for Disease Control – Qendra amerikane për Kontrollimin e Sëmundjeve), pas përfundimit të luftës. Ne besojmë fuqishëm që ka shumë të mbijetuar pavarësisht se ka pak nga ata që kanë dalë hapur, apo kanë aplikuar për procesin e pensionit. Mirëpo të gjitha rrethanat, të gjithë situatat brenda shtëpive të tyre i pengojnë ato të dalin hapur dhe kjo mund të ndikojë që në raporte ky numër të mos jetë 20 mijë. Por, unë besoj fuqishëm nëse nuk janë 20 mijë, ky numër megjithatë është shumë, shumë i madh. Këtë e dimë nga puna jonë, e dimë kur rrëfejnë duke thënë: ‘unë kam ardhur, por nuk kam mundur të bind edhe një shoqe, një kushërirë apo një të njohur që e dinë që i ka ndodhur, por ajo nuk ka mundësi të vijë. Këto janë deklarata që i kanë thënë vetë të mbijetuarat. Nëse kështu thonë, ne menjëherë e bëjmë një plus një, sepse e dimë që qenka edhe dikush tjetër, përpos asaj që ka ardhur në organizatë.

Zëri i Amerikës: Cilat janë argumentet që besoni ju se e bindin një grua të dalë para komisionit duke patur parasysh rreziqet nëse kuptohet se ajo është e mbijetuar e dhunës seksuale?

Dorina Babuni: Këtu luan rol të madh edhe mbështetja e organizatave që punojnë që prej 25 vitesh me këto të mbijetuara. Është mbështetja që iu ofrojmë çdo ditë sepse ne punojmë me qasjen ‘viktima në qendër’. Nga mbështetja që iu ofrohet, nga puna e këshillueseve që janë gjatë tërë kohës me to. Pra, ato janë fuqizuar deri në një masë dhe duan që edhe shteti të jetë i njoftuar për to, të kuptohet që këtu është një e mbijetuar. Shumica prej tyre kuptohet aplikojnë edhe për mbështetje financiare pasi ne të gjithë e dimë ekonominë, të gjithë e dimë sa i nevojshëm mund të jetë një pension. Po ashtu ka të tilla që aplikojnë vetëm për të thënë dhe këtu po e citoj njërën: ‘le ta dinë që jam, nuk e dua pensionin – por le të dinë që jam këtu”. Ne i inkurajojmë ato gjatë gjithë kohës që të aplikojnë sepse pavarësisht që është një shumë simbolike, apo që nuk ua zgjidh të gjitha problemet, sidoqoftë është një ndihmesë. Ne i inkurajojmë të aplikojnë pasi i ndihmon financiarisht, i ndihmon emocionalisht duke e ditur se e kanë fituar statusin e po ashtu ndihmon edhe në rimëkëmbjen tonë si shtet dhe që të dihet numri i tyre dhe ta dijë historia se çfarë ka ndodhur.

Zëri i Amerikës: Ju thatë që numri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës është shumë i lartë, por numri i atyre ndaj të cilëve është ngritur padi është shumë i vogël...

Dorina Babuni: Fatkeqësisht krimi është ende i pandëshkuar, mirëpo po punojmë në këtë drejtim. Ka shumë punë sepse ka kaluar kohë dhe një pjesë e madhe e të mbijetuarve nuk e ndjejnë forcën brenda vetes që të përballen edhe me këtë proces. Mirëpo, është po aq i rëndësishëm dhe po aq e nevojshme që ne si organizata, si shoqëri, si shtet, të gjithë të përqendrohemi në punën që duhet bërë për të ndëshkuar atë çfarë ka ndodhur.

Zëri i Amerikës: Ju po qëndroni në Uashington në kuadër të Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë të Departamentit të Shtetit – mund të na flisni pak për vizitën?

Dorina Babuni: Ne jemi pjesë e programit që ka për qëllim qasjen ndaj traumës dhe kujdesin për pasojat nga çështjet traumatike që ndodhin. Vizita ime në Uashington, duke qenë se është edhe hera ime e parë këtu, është e mrekullueshme. Po takojmë njerëz të rëndësishëm që po na pasurojnë me informacione. Ne jemi një grup i shumëllojshëm, vijmë nga shtete të ndryshme me prapavijë të ndryshme profesionale, por që të gjithëve na bashkon ajo që po punojmë për individin, po punojmë që të shërojmë trauma. Duhet të falënderojmë shtetin e Amerikës që po na ofron shembuj të pakrahasueshëm në këtë drejtim dhe po na e pasuron edhe neve rrugëtimin tonë profesional./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan