Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
KOSOVË- Kërkesë e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë, por, mesa duket, jo mjaftueshëm popullore për të joshur votues. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk është top-zotim i asnjërit kandidat për kryeministër të Kosovës.
Në shtatë ditët e para të fushatës zgjedhore, të katërtit prej tyre - Albin Kurti i Vetëvendosjes në pushtet, Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së - energjitë i kanë përqendruar ekskluzivisht te politika e brendshme... dhe akuzat për njëri-tjetrin.
Me çmime të rritura, pagë mesatare 570 euro, papunësi mbi 10%, premtimet që fokusohen në përmirësimin e kushteve të jetesës, duket se depërtojnë më lehtë në mendjet e votuesve, por ata janë të vetëdijshëm se edhe dialogu, herët a vonë, është i pashmangshëm.
“Çdo qeveri që vjen në pushtet, pa bisedime me Serbinë, pa marrëveshje me Serbinë, nuk do të mund të sigurojë stabilitet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Fadil Pacolli nga Prishtina.
Për bashkëvendësin e tij, Abdyl Gashi, “kjo çështje nuk ka të bëjë me kategorizim prioritetesh - i pari, i dyti, i treti - por është një rrjedhë në të cilën Kosova ka hyrë dhe jashtë së cilës nuk mund të dalë, pa marrë parasysh se cila qeveri vjen”.
“Edhe me një komshi - sikur ta kesh një punë të paqartë apo të pakryer - duhet të bisedosh, e lëre më me shtetin fqinj. Punët duhet të kryhen gjithsesi me dialog”, thotë Valbona Ballovci, po ashtu nga Prishtina.
Dialogu, përkatësisht normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është edhe kushti që komuniteti ndërkombëtar i ka vënë Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, qoftë NATO-ja, Këshilli i Evropës e kështu me radhë.
Kosova është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi zyrën e secilit kandidat për kryeministër, për t’i pyetur se si do t’i qasen dialogut me Serbinë në rast se fitojnë, por prej asnjërit nuk mori përgjigje.
Partitë e të katërve kanë udhëhequr qeverinë në periudha të ndryshme kur Kosova ka nënshkruar ose bërë marrëveshje me Serbinë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Shumë prej këtyre marrëveshjeve, ende sot, nuk zbatohen prej asnjërës palë dhe tensionet mes tyre mbeten të larta.
Donika Emini, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, thotë se Kurti as në fushatën e para katër vjetëve nuk e ka përfshirë dialogun me Serbinë në mesin e prioriteteve të tij, duke u treguar më i pabindur para aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa për partitë aktualisht në opozitë, ajo thotë se ka një arsye që nuk e përmendin atë.
“Para komunitetit ndërkombëtar, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja janë paraqitur gjithmonë si parti fleksibile, me të cilat Perëndimi mund të punojë. Por, të thuash diçka pro Asociacionit [të komunave me shumicë serbe] tani, është shumë jopopullore në Kosovë, cilësohesh edhe si tradhtar dhe këtë mezi e pret partia në fuqi, Vetëvendosje”, thotë Emini për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
“Në anën tjetër, të thuash se jemi kundër Asociacionit, atyre parti u digjet karta me komunitetin ndërkombëtar se ‘ne jemi konstruktivë dhe Kurti nuk është’. Ndaj, është thikë me dy tehe dhe po navigohet me shumë kujdes”, sipas saj.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër pikat më të nxehta në kontestin e saj me Serbinë.
Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për të në vitin 2013, kur në pushtet në Kosovë ka qenë PDK-ja me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa, dy vjet më vonë, kur pushteti është udhëhequr nga LDK-ja me Isa Mustafën, është arritur edhe një marrëveshje tjetër për parimet e atij asociacioni.
Marrëveshja nuk është zbatuar kurrë, nga frika e autoriteteve të Kosovës se do të mund të ndikonte keq në funksionalitetin e brendshëm të shtetit. Janë hartuar, ndërkohë, drafte për statutin e Asociacionit, janë dhënë garanci për të nga komuniteti ndërkombëtar, është bërë trysni, por pa sukses.
Kryeministri aktual, Albin Kurti, nuk është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga shtatori i vitit 2023. Ai nuk i është përgjigjur asnjë ftese të BE-së për takim, pasi po atë muaj ka ndodhur sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit dhe Kurti ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia - të cilën e ka bërë përgjegjëse - t’i dorëzojë fillimisht autorët e sulmit.
Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë se kushdo që të zgjidhet kryeministër i ri i Kosovës, me doemos, do të duhet të përshtatet mes kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare në njërën anë dhe të kujdeset që Asociacioni të mos dalë jashtë kornizave kushtetuese të Kosovës në anën tjetër.
Megjithatë, paralajmëron se gjetja e këtij mesi të artë nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë.
“Serbia nuk është më dele e zezë e rajonit, nuk është më armike e Perëndimit, i cili e ka bombarduar. Për dallim prej 1999-ës, Serbia, në vitin 2025 është aleate e Perëndimit dhe kjo aleancë mes tyre vetëm se është duke u rritur. Ata gëzojnë sot raporte të paprecedente politike, ushtarake, ekonomike”, thotë Shasha.
Në mes të një agjende të ngjeshur globale, Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike në Prishtinë, nuk pret që përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jenë shpejt në vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Ndaj, rekomandon që kryeministri i ri i Kosovës të fokusohet në tri prioritete tjera imediate të politikës së jashtme, sipas tij:
“Nën një është siguria kombëtare, sepse, çdo ditë e më shumë, rrezikohet nga Serbia me anë të militarizimit të saj dhe politikës ekspansioniste. Nën dy është konsolidimi i njohjes ndërkombëtare. Dhe, nën tre, është mirëqenia ekonomike e qytetarëve. Meqenëse Kosova është një shtet i vogël - qoftë me popullsi, qoftë me territor, qoftë me resurse ekonomike - duhet të synohet tërheqja e kapitalit të huaj për zhvillimin e ekonomisë së vendit”.
Derisa Gërgi thotë se përparimi në dialog do të varet ekskluzivisht nga vullneti i palëve, David Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbias, thotë se ritmin do të mund ta imponojë edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nga i cili nuk pret që të ketë shumë durim.
“Administrata e re do të ndjekë një politikë të ndarjes, të ngjashme me politikat e saj në të kaluarën. Ajo do të përpiqet të krijojë ose zona të veçanta ekonomike në veri të Kosovës, ose ndarje ligjore, duke ia bashkuar Serbisë komunitetet në veri të lumit Ibër. Trump është tregtar dhe njeri i pasurive të patundshme”, thotë Phillips.
Në vazhdën e luftës në Ukrainë, armiqësive në Lindjen e Mesme, rritjes së Kinës dhe sfidave të tjera gjeopolitike, çdo parashikim është i pasigurt. Kandidatët për kryeministër të Kosovës kanë kohë deri në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt për t’i bindur votuesit se kanë një vizion të qartë dhe efektiv për të ardhmen e tyre. Pastaj, lista e tyre me gjërat “për t’u bërë” edhe mund të riorganizohet./REL
pamje nga gaza GAZA- Mijëra palestinezë kanë mbushur rrugët e Gazës pasi sot në mëngjes ka hyrë në f...
betimi i trump ne 2017 SHBA- Inagurimi i një presidenti në SHBA tradicionalisht organizohet më 20 janar dhe sivjet këtë të h&...
peter sorensen BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka vendos...
donald trump SHBA- Emigrantët, të drejtat transgjinore, mjedisi, tregtia ndërkombëtare, Ukraina dhe për shumë çës...
ben gvir IZRAEL- Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrat e partisë së tij të ekstremit të djatht...
foto ilustruese GAZA- Armëpushimi në Gaza tani është në fuqi, tha në një deklaratë Zyra e Kryeministrit izrae...
foto ilustruese GAZA- Hamasi përmes një postimi në Telegram, ka publikuar emrat e tre grave pengje të cilat thotë se do t'i l...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Trump ka mbërritur në Uashington mbrëmjen e së shtunës, një rikthim ky historik par...
foto ilustruese SEUL- Qindra mbështetës të presidentit të arrestuar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, kanë s...
qeveria BULLGARI- Më në fund tym i bardhë! Qytetarët bullgarë kanë votuar shtatë herë që nga viti 2020. V...