“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Në dosjen hetimore të SPAK, me goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Paca...
Gjykata e Durrësit, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 27-vje&cce...
Një banor i lagjes Ali Demi, në Tiranë i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për amortizimin e rrugës n&eu...
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, pasi siç tha ai ka marrë ankesa nga qytetarë se disa prej tyre lë...
Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku mbr...
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në protestë, pë...
Sërish situata paraqitet e tensionuar në hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Sipas i...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga qyteti i Krujës, ku pretendohet se punonjës të institucioneve publ...
Një skemë e frikshme dhe e paprecedentë po zhvillohet në dëm të pasurisë publike dhe private në Shqipëri, ku aset...

Pakistani duket se ka arritur një përparim të madh diplomatik duke luajtur një rol proaktiv në ndërmjetësimin e një armëpushimi 14-ditor dhe duke krijuar bazën për bisedime mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad më 10 prill.
Armëpushimi i arritur në minutat e fundit dhe i bërë publik nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, më 8 prill në X, erdhi vetëm disa orë para se të skadonte afati i vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi Iranin për pasoja që mund të çojnë në shkatërrimin e një civilizimi “që nuk do të ringjallej kurrë më”.
“Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët e tyre, janë pajtuar për një armëpushim të menjëhershëm kudo, përfshirë në Liban dhe gjetkë”, shkroi Sharif në X.
Duke iu referuar bisedës së tij me Sharifin dhe shefin e ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, të cilin më parë e ka përshkruar si “marshallin e preferuar”, Trump shkroi në Truth Social: “Jam pajtuar të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore”. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, po ashtu lavdëroi Sharifin dhe shefin e ushtrisë për përpjekjet e tyre.
Analistët e kanë përshkruar këtë zhvillim si “dhuratë nga Zoti” për Pakistanin e armatosur me armë bërthamore, i cili vazhdimisht është përballur me akuza nga administrata të ndryshme amerikane – përfshirë edhe nga administrata e Trumpit – se ka luajtur një lojë të dyfishtë gjatë luftës së NATO-s dhe SHBA-së kundër talibanëve në Afganistan.
Pakistani po ashtu ka forcuar lidhjet e tij me shtetet e Gjirit, të pasura me naftë, ndërsa suksesshëm ka shmangur rrezikun e një konflikti të padëshiruar me Iranin – veçmas që kur Arabia Saudite, që vitin e kaluar nënshkroi me Islamabadin Marrëveshjen për mbrojtjen e përbashkët strategjike, mund të përfshihet në luftë.
“Pakistani veproi me mençuri duke forcuar imazhin e tij diplomatik, teksa po ashtu shmangu një luftë me fqinjin e tij më të afërt, Iranin”, tha Ayesha Siddiqa, hulumtuese në Departamentin për Studime të Luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës, njëherësh autore e librit “Ushtria: Brenda ekonomisë ushtarake të Pakistanit”.
“Është e lehtë të përfshihesh në luftë, por është shumë e vështirë të dalësh prej saj”, tha Siddiqa, e cila shtoi se Pakistani ishte shteti i vetëm në rajon që mund të fliste si me Iranin, ashtu edhe me SHBA-në, dhe e shfrytëzoi këtë mundësi me mençuri.
Pakistani ndan një kufi pothuajse 900 kilometra të gjatë me Iranin, i cili ndan provincën Sistan dhe Baluçistan të Iranit me Baloçistanin në Pakistan. Rajoni, që ka një terren të vështirë dhe kontroll të kufizuar shtetëror, është shtëpi e një sërë grupesh militante, përfshirë grupin antiiranian Jaysh al-Adl (që më herët njihej si Jundallah), si dhe grupet e separatistëve baloçë që operojnë në anën pakistaneze të kufirit.
Siddiqa po ashtu argumentoi se Pakistani kishte pak zgjidhje veçse të ndërhynte dhe të ndërmjetësonte një marrëveshje. Sipas saj, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar, Arabia Saudite mund të kishte përfunduar duke u përfshirë në konflikt nëse Irani do të vazhdonte të sulmonte objektet brenda mbretërisë. Sipas Marrëveshjes për mbrojtje të përbashkët – që thotë se një sulm ndaj një pale konsiderohet sulm ndaj dy shteteve – Pakistani do të përballej me presion të madh për të mbështetur Arabinë Saudite, dhe potencialisht do të kishte pak mundësi dhe do t’i bashkohej luftës së udhëhequr nga sauditët kundër Iranit”.
Sipas armëpushimit të përkohshëm, Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit duke lejuar trafikun përmes kësaj rruge detare. Mbyllja e ngushticës ka shkaktuar mungesë të naftës që ka prekur konsumatorët në mbarë botën. Rreth një e pesta e naftës globale kalon përmes Ngushticës së Hormuzit.
Duke cituar mediat iraniane, Reuters raportoi se propozimi iranian për negociata të paqes përfshin heqjen e sanksioneve kundër Iranit, lirimin e aseteve të ngrira të shtetit dhe tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni. Presidenti Trump e ka përshkruar propozimin si “bazë e mirë” për negociata.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve në Iran, ISNA, raportoi më 8 prill se kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, do të udhëheqë ekipin negociator iranian gjatë bisedimeve që pritet të mbahen më 10 prill në Pakistan. Por, agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar një burim të paidentifikuar, raportoi se nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me atë se kush do të jetë pjesë e delegacionit iranian.
Kjo agjenci e lajmeve raportoi se Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, së bashku me tri degë të Qeverisë dhe zyrtarë të tjerë relevantë, po i shqyrtojnë të gjitha aspektet e negociatave dhe së shpejti do të ketë njoftime zyrtare për këtë çështje.
SHBA-ja po ashtu nuk ka konfirmuar bisedimet e drejtpërdrejta. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit, citohet të ketë thënë se “ka diskutime për bisedime të drejtpërdrejta, por asgjë nuk është përfundimtare derisa të bëhet publike nga presidenti apo nga Shtëpia e Bardhë”.
Izraeli po ashtu ka mbështetur pezullimin e sulmeve ndaj Iranit. Në një postim në X, zyra e kryeministrit izraelit tha se “Izraeli mbështet vendimin e presidentit Trump për të pezulluar sulmet ndaj Iranit për dy javë dhe që Irani të hapë menjëherë ngushticën dhe të ndalojë të gjitha sulmet ndaj SHBA-së, Izraelit dhe shteteve të rajonit”.
“Pakistani dhe Irani kurrë nuk kanë pasur marrëdhënie shumë të ngrohta. Por, duke qenë fqinjët më të afërt dhe vende me shumicë myslimane, Irani i beson Pakistanit më shumë se çdo vendi tjetër në rajon”, tha Khalid Sultan, analist me bazë në Islamabad.
Sultan argumentoi se “fitorja e papritur” e Pakistanit ndaj Indisë gjatë luftës katërditore në maj të vitit 2025 ka shtuar rëndësinë e Pakistanit për vendet e Gjirit. Pavarësisht situatës së brishtë ekonomike në Pakistan, shumë shtete të Gjirit tani po tentojnë ta mbajnë në anën e tyre Islamabadin.
“Kjo i dha Pakistanit peshë të madhe diplomatike për të luajtur një rol kyç në uljen e tensioneve në konfliktin SHBA-Iran”.
Ai tha se zhvillimet e fundit kanë përmirësuar imazhin e Pakistanit dhe po ashtu kanë përforcuar rolin e tij diplomatik./REL
Transmetuesi libanez Al-Mayadeen, i njohur për lidhjet me Hezbollahun, ka raportuar se forcat izraelite kanë kryer 21 sulme ajrore gjatë nat&eu...
Presidenti i SHBA, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj NATO-s pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës M...
Lufta në Lindjen e Mesme po përmbys jetën dhe jetesën e njerëzve në rajon dhe më gjerë. Kjo u theksua në një ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se anijet dhe avionët e saj ushtarakë do të qëndrojnë rreth Ira...
Të paktën 254 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Libanin sot, sipas autoriteteve të mbrojtjes civile a...
Investitorët vendosen bast të madh prej 950 milionë dollarësh për rënien e çmimeve të naftës pak para shpalljes s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po dërgon ekipin e tij të negociatave për Iranin, i udhëhequr nga Zëvendës-Presidenti JD ...
Kur Uashingtoni dhe Teherani ulën armët në një armëpushim që askush nuk e priste, sytë e të gjithë botës u kth...
Ky është momenti dramatik kur një burrë shpërthen shtëpinë e partneres në hakmarrje pasi ajo e kishte nxjerrë jasht...
Historia e 15-vjeçarit Christoforos në Qipro i cili humbi jetën pasi u torturua në internet përmes një sërë sfida...