Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

GJERMANI- Njerëzit ndërveprojnë në mediat sociale, platformat online dhe me chatbots. Këto marrëdhënie digjitale po ndikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrën se si ne i drejtojmë marrëdhëniet tona në jetën reale.
Kur përdorim mediat sociale, nevojat sociale luajnë një rol të rëndësishëm. Përveç arsyeve praktike si kërkimi i informacionit apo argëtimi, ajo që na motivon më shumë është dëshira për të krijuar marrëdhënie.
Aktualisht janë po hulumtohet për ndikimin që kanë këto marrëdhënie dhe mënyra se si ne i ndërtojmë marrëdhëniet në internet, në jetën tonë reale. Psikologia sociale Johanna Lisa Degen nga Universiteti i Flensburgut është një nga shkencëtaret që studion në thellësi krijimin e marrëdhënieve digjitale në mediat sociale, platformat e tyre dhe chatbots.
Në kërkimet më të fundit psikologjike, për të përshkruar këtë fenomen përdoret termi "parasocialitet". Kështu quheshin marrëdhëniet e njëanshme mes fansave dhe yjeve të preferuar prej tyre. Sot, ekziston një spektër më i gjerë i parasocialitetit në internet.
Spektër i gjerë i krijimit të marrëdhënieve në internet
Johanna Lisa Degen përfshin në termin parasocialitet, për shembull, marrëdhënie të krijuara përmes shërbimeve të mesazheve ose aplikacioneve për takime. Kjo përfaqëson të paktën "pothuajse gjysmën e të gjitha marrëdhënieve të krijuara në pesë vitet e fundit".
Tema e xhelozisë në internet gjithashtu hyn në spektrin e parasocialitetit. Kjo ka të bëjë, për shembull, me sa akses ka dikush në të dhënat e partnerit. Dhe diskutimi se ku fillon realisht tradhtia emocionale. A është thjesht pëlqimi i fotove të njerëzve të tjerë në internet apo ndjekja e tyre në rrjetet sociale?
Mënyra se si e prezantojmë veten në internet—duke e bërë gjithçka tepër të bukur, tërheqëse dhe interesante—do të thotë që edhe në kulturën e takimeve në jetën reale, shumë gjëra janë të orientuara te performanca.
Psikologia sociale Lisa Degen shpjegon se kjo shkon deri aty sa të thotë se disa njerëz përpiqen të mos përjetojnë orgazëm në jetën reale gjatë seksit, në mënyrë që të mos u gërvishten fytyrat.
Konfliktet zgjidhen më mirë në internet
Në ditët e sotme, jo vetëm takimet, por edhe marrëdhëniet familjare dhe miqësie organizohen përmes shërbimeve të mesazheve si WhatsApp ose platforma të tjera të mediave sociale. Në këtë mënyrë, pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve transferohen në sferën digjitale. Një pasojë e kësaj është se konfliktet zgjidhen gjithnjë e më shumë më pak ballë për ballë dhe më shumë përmes WhatsApp-it.
Kjo na jep pak më shumë kohë dhe na lejon të arsyetojmë pa iu përgjigjur menjëherë personi tjetër. Shumë njerëz tashmë janë mësuar me këtë lloj komunikimi relacional dhe e shohin atë më të këndshëm sesa zgjidhja e një konflikti në jetën reale.
Kërkim relaksimi në mediat sociale
Një tjetër fenomen parasocial është se gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë dhe gjejnë relaksim në mediat sociale. Për ta, këto rrjete janë një vend i sigurt, gjithmonë në dispozicion, ku gjejnë përmbajtje të parashikueshme që i lejon të qetësohen dhe të zhyten në një atmosferë mirëqenieje.
Kjo ka një ndikim në sjelljen tonë dhe aftësinë tonë për t'u vetërregulluar, shpjegon psikologia sociale Degen në një konferencë shtypi të Shoqatës Gjermane për Mjekësinë Psikosomatike dhe Psikoterapi Mjekësore (DGPM).
Pranohet fitimi i parave në marrëdhëniet digjitale
Marrëdhëniet digjitale mund të jenë gjithashtu të njëanshme, për shembull, kur ndiqni njerëz me ndikim, influencer, dhe kështu merrni pjesë në jetën e tyre. Që ka një interes ekonomik pas këtyre marrëdhënieve konsiderohet gjithashtu gjithnjë e më shumë normale.
Shumë e demonstrojnë besnikërinë e tyre duke thënë: "Sigurisht që do t'i blej edhe unë produktet, sepse dua ta mbështes këtë person." Kjo është ajo që ka zbuluar në kërkimin e saj psikologia sociale Degen. Ajo paralajmëron se po mësohemi me faktin se në marrëdhëniet shoqërore mund të luajnë edhe interesat ekonomike.
Konkurrenca midis marrëdhënieve digjitale dhe reale
Sado të këndshme që janë marrëdhëniet digjitale, ato konkurrojnë për kohën dhe emocionet tona me marrëdhëniet e jetës reale. Psikologët paralajmërojnë se kemi gjithnjë e më shumë të njëjtat pritshmëri në marrëdhëniet e jetës reale si në ato digjitale.
Kjo do të thotë që ne presim që marrëdhëniet reale të jenë vazhdimisht në dispozicion, absolutisht të paraqitshme, të pandryshueshme dhe të mos na sfidojnë ose të mos na përballin me opinione të kundërta./ DW
RIAD- Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për një armëpushim të pjesshëm në Ukrainë, ishin “inte...
SHBA- Dhurata e gabuar që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy-t i bëri homologut të tij amerikan Donald Trump mund të ketë qen&e...
PALESTINË- Regjisori palestinez, Hamdan Balal i cili filmoi dokumentarin fitues të Oscar-it, "No Other Land" u arrestua dje nga ushtria iz...
EVROPË- Tre vjet pas pushtimit rus të Ukrainës dhe vetëm disa muaj pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve ...
ZELANDË E RE- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter goditi Zelandën e Re. T...
zyrtaret amerikane SHBA- Administrata Trump po përballet me zhurmë politike pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një gazetar ishte ...
aleksander vucic SERBI- “Një formë tjetër manipulimi” - kështu e sheh Nenad Rashiç, udhëheqës i Partis&eum...
foto ilustruese KOSOVË- Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gr...
GJERMANI- Mediat gjermane i kanë kushtuar disa artikuj protestave masive në Serbi. Në artikujt e mediave gjermane theksohet se Bashkimi Ev...
Foto ilustruese TURQI - Sipas ministrit të Brendshëm turk Ali Yerlikaya, në periudhën 19 deri 23 mars në Turqi u arrestuan gjat&eu...