Dokumenti/ Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...

Një vendim i marrë 70 vjet më parë për të ripyllëzuar zona të mëdha të Japonisë me vetëm dy lloje pemësh është kthyer sot në një problem serioz për vendin.
Në shkurt, video që dukeshin si re tymi mbi pyjet me gjelbërim të përhershëm u bënë virale në Japoni. Por nuk ishte tym – ishte polen. Pamjet shërbyen si paralajmërim për dhjetëra miliona banorë: të përgatisnin maskat dhe ilaçet kundër alergjive.
Çdo pranverë, e cila po vjen gjithnjë e më herët për shkak të ndryshimeve klimatike, njerëzit në Japoni shihen me maska në rrugë për shkak të etheve të barit (hay fever), të shkaktuara nga sasia e madhe e polenit.
Sot, alergjitë sezonale janë kthyer në një krizë kombëtare në Japoni. Rreth 43% e popullsisë përjeton simptoma mesatare ose të rënda, krahasuar me 26% në Britani dhe 12-18% në SHBA.
Përveç shqetësimeve fizike, alergjitë shkaktojnë mungesë gjumi, probleme përqendrimi dhe rrisin rrezikun për sëmundje të tjera si astma apo alergjitë ushqimore. Në kulmin e sezonit të polenit, ndikimi ekonomik nga mungesat në punë dhe ulja e konsumit arrin rreth 1.6 miliardë dollarë në ditë.
Por pse Japonia ka kaq shumë alergji?
Shkaku lidhet me vendimet e marra pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës, mungesa e naftës dhe gazit bëri që Japonia të përdorte pyjet si burim kryesor energjie, duke shkaktuar shpyllëzim masiv. Për të parandaluar erozionin dhe rrëshqitjet e dheut, qeveria nisi një program të madh ripyllëzimi në vitet 1950 dhe 1960.
Për të rigjallëruar shpejt pyjet, u mbollën kryesisht dy lloje pemësh me rritje të shpejtë: kedri japonez (sugi) dhe selvia japoneze (hinoki). Sot, këto pyje artificiale mbulojnë rreth 10 milionë hektarë, ose një të pestën e territorit të Japonisë.
Problemi është se këto pemë prodhojnë sasi shumë të mëdha poleni, i cili shpërndahet lehtësisht drejt qyteteve. Situata është përkeqësuar sepse pemët, tashmë mbi 30 vjeç, prodhojnë edhe më shumë polen.
“Poleni është kthyer në një problem kombëtar shëndetësor,” thotë Noriko Sato, profesore dhe studiuese e pyjeve në Universitetin Kyushu.
Në vitin 2023, Japonia e shpalli alergjinë problem social kombëtar dhe vendosi objektivin për të ulur nivelin e polenit me 50% brenda 30 viteve. Si hap i parë, synohet reduktimi me 20% i pyjeve me kedra sugi.
Megjithatë, kjo është një sfidë gjigante. Japonia është një nga vendet më të pyllëzuara në botën e industrializuar, me pyje që mbulojnë 68% të territorit të saj.
Në disa zona tashmë kanë nisur projekte për kthimin e pyjeve artificiale në pyje natyrore me biodiversitet më të pasur. Në qytetin Kobe, autoritetet po zëvendësojnë pyjet monokulturë me pyje natyrore me gjethe të gjera, duke rikthyer kafshët, insektet dhe ekosistemet e humbura.
Studiuesit po përdorin edhe metoda të tjera për të luftuar alergjitë:
-monitorimin dhe parashikimin e shpërndarjes së polenit;
-mbjelljen e pemëve që prodhojnë më pak polen;
zhvillimin e trajtimeve të reja mjekësore;
madje edhe eksperimente me oriz të modifikuar gjenetikisht për të lehtësuar simptomat alergjike.
Qeveria japoneze ka vendosur gjithashtu një taksë të re prej 1000 jenësh në vit për banorët, për të financuar menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zëvendësimin e pemëve problematike.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Japonia duhet të mendojë afatgjatë. Sipas tyre, fokusi nuk duhet të jetë vetëm ulja e alergjive, por edhe ruajtja e biodiversitetit, mbrojtja nga ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve për dekadat e ardhshme./Përktheu Piranjat News
Robotët sot përdoren për të montuar makina, për të kryer operacione kirurgjikale dhe për të menaxhuar ngarkesa në...
Diplomacia iraniane konfirmoi të mërkurën në mbrëmje se ka marrë dhe po shqyrton propozimin më të fundit të SHBA-...
Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar sot një tjetër anije cisterne nafte me flamur iranian, në një operacion të udhëhequr nga K...
Hungaria planifikon të përfshijë në Kushtetutë një kufizim prej dy mandatesh për Kryeministrin, deri në katër vje...
Në një postim në platformën X, Hegseth përdori shprehjen “locked and loaded”, që nënkupton “gati për...
BE për momentin, ka rënë dakord për kontributin evropian në zbatimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA. Po më tej? Gjatë...
Ndërsa luftërat po zgjerohen dhe besimi ndaj Uashingtonit po zbehet, Evropa po riarmatoset dhe po përgatitet për një realitet të...
Ish-udhëheqësi kubanez Raul Castro është në qendër të një krize të re dhe jashtëzakonisht të ...
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Napolit në Itali mëngjesin e sotëm. Nj&eum...
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një telefonatë ‘t&...