
Një ngjarje tronditëse ka përfunduar në gjykatë në Oklahoma të SHBA-së, ku një grua ka paditur zinxhirin e njohur të fast-food-it Arby’s, pasi pretendon se është infektuar me herpes oral nga një ish-menaxhere e restorantit, e cila dyshohet se i ka pështyrë qëllimisht ushqimin.
Sipas padisë civile, Jennica Church kishte ndaluar në një pikë Arby’s në qytetin Broken Bow, në fund të muajit mars, për të marrë ushqim për familjen e saj pas një nate të gjatë pune. Ajo vuri re se porosia po vonohej dhe mendoi se punonjësit ishin irrituar, pasi restoranti ishte drejt mbylljes.
Në atë kohë, menaxhere e turnit ishte Amanda Hendricks, 38 vjeçe, e cila njihte Church dhe kishte pasur më parë mosmarrëveshje të vogla me të.
Padia pretendon se Hendricks, gjatë përgatitjes së porosisë, pështyu me qëllim mbi mishin dhe përbërësit e sanduiçit, ndonëse ishte në dijeni se ishte e infektuar me virusin HSV-1 (Herpes Simplex Virus Type 1), i njohur si herpesi oral. Sipas dokumenteve gjyqësore, ajo kishte edhe shenja të dukshme të një shpërthimi aktiv të infeksionit në momentin e ngjarjes.
Pasi mori ushqimin në shtëpi, Church e ndau atë me bashkëshortin, fëmijët dhe familjarë të tjerë, përfshirë gjyshen e bashkëshortit, e cila ndodhej në kujdes paliativ për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Pak kohë më vonë, Church nisi të shfaqte plagë në buzë, të cilat nuk i kishte pasur më parë. Pas vizitës te mjeku, analizat konfirmuan se ishte infektuar me herpes oral (HSV-1).
Gruaja dyshoi se burimi i infeksionit ishte ushqimi, pasi, sipas saj, Amanda Hendricks kishte mburrur persona të tjerë në qytetin e vogël se kishte pështyrë në porosinë e saj.
Padia pretendon gjithashtu se kamerat e sigurisë së restorantit e kanë filmuar ish-menaxheren duke pështyrë mbi përbërësit e sanduiçeve përpara se t'ua dorëzonte klientëve.
Familja akuzon stafin e restorantit se u përpoq të fshihte ngjarjen dhe madje u ofroi sanduiçe falas si "kompensim", ndërsa një prej familjarëve pretendon se iu ofruan vetëm 5 dollarë për incidentin.
Avokati i familjes deklaroi se punonjësit e pranishëm ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur, por nuk ndërhynë për të parandaluar shpërndarjen e ushqimit të kontaminuar.
Ndërkohë, Amanda Hendricks është akuzuar penalisht për helmim të ushqimit me qëllim dëmtimin e një personi. Familja Church kërkon dëmshpërblim për shpenzimet mjekësore, dhimbjet fizike dhe dëmin emocional, ndërsa kompania Arby’s nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me çështjen./Përktheu Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Qershor12:17
Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar
Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka pezulluar planin për evakuimin e më shumë se 11 mijë marinarëve të bllokuar n...
Piranjat News
BOTA
26 Qershor12:02
Ukraina shfrytëzon 'shansin e parë për të fituar', tmerret e luftës kthehen në Rusi
Për shekuj me radhë, shprehja ruse “pas Maleve Urale” nënkuptonte “i sigurt nga një pushtim i huaj”.
Gjatë p...
BOTA
26 Qershor10:50
Si e zhytën tërmetet Venezuelën në një makth?
Venezuela Veriore ka një histori të gjatë tërmetesh të forta. Ajo ndodhet në një zonë gjeologjikisht aktive,...
BOTA
26 Qershor10:34
Stuhitë tropikale rrezikojnë Japoninë, anulohen mbi 100 fluturime
Më shumë se 100 fluturime janë anuluar në Japoni, ndërsa dy stuhi tropikale po i afrohen arkipelagut, duke shkaktuar alarm të la...
BOTA
26 Qershor09:23
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale
Bill Gates shton një profesion të katërt që, sipas tij, do t’i mbijetojë Inteligjencës Artificiale
Rritja e shpejtë ...
BOTA
26 Qershor09:19
Nga Venezuela, Kalifornia, te Japonia! A kanë lidhje tre tërmetet e fundit me njëra-tjetrën?! Ja çfarë thonë ekspertët
Një seri tërmetesh të fuqishme që goditën brenda vetëm tetë orësh Kaliforninë veriore, brigjet veriore të Ja...
BOTA
26 Qershor09:10
I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane
Një ekip arkeologësh ka zbuluar një qytet të panjohur më parë të qytetërimit maja, të fshehur thellë në...
BOTA
26 Qershor08:58
Shkelet armëpushimi! Izraeli sërish sulm mbi Liban, humbin jetën tre persona
Të paktën tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një sulmi me dron të ushtrisë...
BOTA
25 Qershor23:53
NATO pritet të shpallë kontrata të reja mbrojtëse me vlerë miliarda dollarë në samitin e Ankarasë
NATO do të bëjë publike kontrata të reja mbrojtëse me vlerë dhjetëra miliarda dollarë gjatë samitit të ardhsh&...
BOTA
25 Qershor22:41
Ukraina nuk gjen qetësi/ Raportohen shpërthime në Kiev, alarm për sulm me raketa ruse
UKRAINA- Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sonte në Kiev pak minuta pasi u dha një alarm për raketat ruse që po shkoni...