Nga portieri i futbollit te mbreti i Tooros, historia e pabesueshme e George Kamuras-it
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n&e...
Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reag...
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë p&eum...
Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë nuk kanë ende nj&...
Një skandal abuzimi me fëmijë ka tronditur Francën, ndërsa autoritetet po hetojnë dhjetëra kopshte publike dhe shkolla fillore për raste dhune, sulmesh seksuale dhe përdhunimesh ndaj të miturve.
Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, hetimet po zhvillohen në 84 kopshte, rreth 20 shkolla fillore dhe disa qendra kujdesi ditor, pas më shumë se 100 ankesave të paraqitura nga prindërit. Rastet përfshijnë fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç.
Në qendër të hetimeve janë të ashtuquajturit “mbikëqyrës shkollash”, punonjës që kujdesen për fëmijët gjatë drekës, pushimeve ose aktiviteteve pas mësimit.
Në Francë, këta punonjës nuk punësohen nga vetë shkollat, por nga bashkitë dhe autoritetet lokale, shpesh pa trajnim pedagogjik apo arsim specifik për punën me fëmijët.
Prindërit dhe avokatët pretendojnë se prej vitesh janë përpjekur të denoncojnë situatat, por nuk janë marrë seriozisht.
Akuzat përfshijnë abuzim verbal dhe fizik, me fëmijë që dyshohet se janë bërtitur, shtyrë apo ndëshkuar, si edhe raste shumë të rënda të abuzimit seksual.
Sipas avokatëve, bëhet fjalë për raste përdhunimi të fëmijëve tre dhe katër vjeç, duke e cilësuar situatën si një “skandal të madh” dhe një dështim serioz të sistemit të kontrollit dhe rekrutimit.
Ata paralajmërojnë se shumë prej fëmijëve të përfshirë po shfaqin trauma të forta psikologjike dhe frikë nga ambienti shkollor.
“Ky është një skandal i madh”, tha avokati Florian Lastelle, i cili përfaqëson tre familje nga Parisi që kanë bërë kallëzim në polici për abuzimin e dyshuar të fëmijëve të tyre.
“Sistemi arsimor publik është një burim krenarie për Francën, por fatkeqësisht sot nuk mund të thuhet se garanton sigurinë e fëmijëve,” shtoi ai.
Ndërkohë, avokati Louis Cailliez, i cili përfaqëson dy familje pariziene, deklaroi se në shkurt kishte depozituar kallëzime për përdhunimin e dyshuar të dy fëmijëve që frekuentonin një çerdhe gjatë vitit 2025.
Në një nga rastet, një vajzë trevjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një asistent në një shkollë në perëndim të Parisit. Në një rast tjetër, një djalë trevjeçar dyshohet se është abuzuar nga i njëjti person, i cili më pas ishte transferuar në një tjetër shkollë, pavarësisht akuzave të mëparshme për dhunë ndaj fëmijëve.
“Një mëngjes, djali refuzoi të hynte në shkollë dhe shpërtheu në lot para hyrjes. Nëna e tij qante, ndërsa drejtori u detyrua ta merrte me forcë për ta futur brenda. Në atë moment askush nuk e dinte arsyen e vërtetë të reagimit të tij,” tregoi avokati.
Sipas tij, pasojat psikologjike dhe fizike te fëmijët janë të rënda dhe vazhdojnë ende.
“Për prindërit është një torturë e përditshme. Ata duan që hetimet të vazhdojnë dhe të zbulohet e gjithë shkalla e këtyre krimeve,” tha ai.
Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të nisë në Paris gjyqi ndaj një drejtori shkolle të akuzuar për abuzim seksual të pesë fëmijëve të moshës tre deri në pesë vjeç. Muajin e ardhshëm pritet gjithashtu vendimi për një tjetër rast, ku një drejtor 47-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj nëntë vajzave 10-vjeçare në Paris.
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një automjet u përplas me një elefant në një park kombëtar në Ugand&eum...
Një episod surreal ndodhi në Carvico, në zonën e Bergamos në Itali. Pasditen e së hënës, më 25 maj, një burr&e...
Një ditë pas njërit prej sulmeve më të rënda të Rusisë ndaj Kievit që nga pushtimi i plotë në vitin 2022,...
Me jashtëqitje njerëzore të shpërndarë në mure dhe pacientë që dyshohet se janë përdhunuar, aktivistët ...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani po diskutojnë një plan për të hapur Ngushticën e Hormuzit rreth 30 ditë pasi arritën një m...
Në rajonin Cauca të Kolumbisë, përplasjet mes dy komuniteteve indigjene, Misak dhe Nasa, kanë çuar në një konflikt t&e...
Qeveria e Iranit ka vendosur t’i japë fund ndërprerjes masive të internetit që preku vendin gjatë konfliktit me Shtetet e Bashkua...
Një përplasje në ajër midis avionëve luftarakë grekë dhe atyre turq F-16 të armatosur mbi në detin Egje, ndodhi sot...
Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për Teheranin e Madh, pretendoi se Teherani është më ...
Zyra e prokurorit të Harnosand në Suedinë veriore ka kërkuar një dënim me dhjetë vjet burg për një burrë 62-vj...