Sot në orën 10:00 protestë para Gjykatës Penale! Qytetarët kërkojnë lirimin e protestuesve
Aktivistët dhe qytetarët kane paralajmëruar sot se do të protestojnë para Gjykatës Penale, për të kërkuar lirimin...
Aktivistët dhe qytetarët kane paralajmëruar sot se do të protestojnë para Gjykatës Penale, për të kërkuar lirimin...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.8 lekë. Euro do të blihet me 91...
Aktivistë dhe qytetarët protestues kanë paralajmëruar mobilizim masiv për protestën e 100-të, e cila pritet të zhvillo...
Shqipëria do të mbizotërohet sot nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakter...
Pas thuajse dy vitesh, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është rikthyer shpalljes së procedurave konkurruese për zonat...
Dashi Qetësia do mbizotërojë ne çdo moment gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me mire se kurr&e...
Me flakadanë, flamuj kuq e zi e thirrjet “arrestoni Ramën”, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Për 96 ditë...
Policia ka sekuestruar një automjet tip “Range Rover” pas një ndjekjeje në zonën e Vlorës, në kuadër të heti...
Mbahet sot protesta e 96 qytetare, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama. Ka nisur marshimi i ...
Sot shënohet dita e 96 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...

Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ateroi të enjten, 3 shtator, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit
Avioni i qeverisë serbe, që transportonte trupin e gjeneralit Ratko Mladić, u ul në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit rreth orës 17:50 informon agjencia serbe e lajmeve.
Arkivoli me trupin e gjeneralit Mladić u prit nga pjesëtarë të Ushtrisë Serbe dhe ishte mbuluar me flamujt e Serbisë dhe të Republikës Srpska.
Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe e transportuan arkivolin me trupin e Mladiçit drejt automjetit që do ta dërgojë atë në Akademinë Mjekësore Ushtarake, ku do të kryhet autopsia.
Në aeroplanin që erdhi nga Haga ndodhej djali i Mlladiçit, Darko Mlladiç, mbesa Anastasija, Nenad Vujiç, si dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiçit.
Më pas kolona e automjeteve që transporton arkivolin me trupin e gjeneralit Ratko Mladiç është nisur nga aeroporti ‘Nikola Tesla’ drejt Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA).
Në pamjet e publikuara nga mediat dhe në rrjetet sociale, shihet se në disa pika janë mbledhur grupe qytetarësh në mbikalime, për t’i bërë nderimet e fundit Mladiçit, shkruan Tanjug.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte thënë më herët se pret që djali i Mlladiqit “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”.
Ai shtoi se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetje tjetër, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.
“Ne do të jemi këtu për të ofruar çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetjeje për të ruajtur rendin publik, paqen dhe sigurinë”, tha Vuçiç.
Më herët, ministri serb Vujiç tha se Mlladiçi do të varrosej me nderime të larta shtetërore. Mlladiçi vdiq më 27 gusht në Tribunalin e Hagës, teksa ishte i shtruar në spital.
Pak ditë më parë BE deklaroi qëndrimin e qartë se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend as në Bashkimin Evropian dhe as në vendet kandidate.
Ish-udhëheqësi ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, i njohur me nofkën "Kasapi i Ballkanit", i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykatat ndërkombëtare, veçanërisht për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, vdiq të enjten, më 27 gusht, njoftoi televizioni kombëtar serb (RTS).

Foto: Një grup njerëzish u mblodhën në një urë mbi një autostradë ku vendosën një baner me mbishkrimin "Ratko Mlladiq, hero serb" në Beograd më 3 shtator.
Trupi i Ratko Mladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, u transportua në Beograd me një avion të qeverisë serbe, shkru...
Avionët luftarakë polakë interceptuan një avion zbulues rus Il-20 mbi Detin Baltik, rreth 40 kilometra nga bregdeti polak, në incidenti...
Ministri estonez Mbrojtjes, Hanno Pevkur, paraqiti dorëheqjen të mërkurën në mbrëmje, duke...
Agjencia e sigurisë dhe inteligjencës në Danimarkë (PET) ka lëshuar një paralajmërim të fortë se Rusia po përg...
Të paktën 37 persona dyshohet se kanë humbur jetën në jug të Nigerisë, pasi thithën gazra toksikë ndërsa p&eum...
New York-u ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike deri në klasën e 8-të. Vendimi vjen në një ...
Seancat e 12 anëtarëve të jurisë, të cilët janë thirrur për të vendosur për fatin e Lindsay Clancy, e cila vra...
Një grup prej 11 shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian i kërkoi me shkrim Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEA...
Pasuria e Elon Musk u rrit me më shumë se 200 miliardë dollarë brenda një muaji, ndërsa dy persona që dikur kanë mbajtur...
Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, kërkoi falje pasi deklaroi se asnjë amerikan nuk kishte humbur jetën gjatë luftës m...