Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
KINË- Shumica e amerikanëve besojnë se Kina e përdor rrjetin TikTok për të ushtruar ndikim tekopinioni publik në Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos. Anketa u zhvillua ndërsa Uashingtoni shton përpjekjet për të ndaluar rrjetin social në pronësi kineze.
Rreth 58% e të anketuarve në sondazhin dyditor, i cili u mbyll të martën, bien dakord me deklaratën se qeveria kineze e përdor rrjetin TikTok, në pronësi të firmës kineze ByteDance, për të "ndikuar tek opinioni publik amerikan". Rreth 13% nuk ishin dakord, dhe pjesa tjetër ishin të pasigurt ose nuk iu përgjigjën pyetjes.
Mbështetësit republikanë kishin më shumë gjasa sesa demokratët që ta shihnin aplikacionin TikTok si vegël të qeverisë kineze për të ndikuar tek opinioni publik amerikan.
Rrjeti TikTok thotë se ka shpenzuar më shumë se 1.5 miliardë dollarë për sigurinë e të dhënave dhe nuk do t’i ndajë me qeverinë kineze të dhënat e 170 milionë përdoruesve amerikanë.
Vitin e kaluar, drejtuesit e rrjetit TikTok i thanë Kongresit amerikan se "nuk promovojnë ose heqin përmbajtje me kërkesë të qeverisë kineze". Rrjeti TikTok nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Presidenti Joe Biden nënshkroi javën e kaluar një ligj që i jep firmës ByteDance një afat prej 270 ditësh për ta shitur degën e rrjetit që mbulon Shtetet e Bashkuara ose do të përballet me bllokim.
Drejtuesit e rrjetit TikTok janë zotuar ta kundërshtojë ndalimin si një shkelje të mbrojtjes së shprehjes së lirë të parashikuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, edhe përdoruesit e rrjetit TikTok pritet të ndërmarrin veprime ligjore.
Në nëntor, një gjykatës në shtetin Montana pezulloi ndalimin e rrjetit TikTok në atë shtet, duke përmendur shqetësimet për lirinë e shprehjes.
Sondazhi nga Reuters/Ipsos gjeti se 50% e amerikanëve e mbështesin ndalimin e rrjetit TikTok, ndërsa 32% e kundërshtojnë ndalimin, dhe se pjesa tjetër ishin të pasigurt.
Sondazhi nuk pasqyron pikëpamjet e grupmoshës nën 18 vjeç, që përbëjnë pjesën më të konsiderueshme të përdoruesve të rrjetit TikTok në Shtetet e Bashkuara. Rreth gjashtë nga 10 të anketuar të moshës 40 vjeç e lart e mbështesin ndalimin, krahasuar me rreth katër në 10 të anketuar të moshës 18-39 vjeç.
Sondazhi tregon se 46% e amerikanëve pajtohen me një deklaratë se Kina po e përdor aplikacionin për të "spiunuar në jetën e përditshme të amerikanëve", një pretendim që Pekini e ka mohuar.
Rrjeti TikTok përdoret gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Drejtuesit e fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Biden po e përdorin atë si një mjet për të tërhequr votuesit përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.
Rivali i Presidentit Biden, republikani Donald Trump, i cili e ka kritikuar një ndalim të mundshëm dhe është pronari kryesor i kompanisë që operon aplikacionin e tij të mediave sociale Truth Social, nuk ka llogari në rrjetin TikTok.
Shumica e amerikanëve, 60%, thanë se është e papërshtatshme që kandidatët amerikanë ta përdorin rrjetin TikTok për të promovuar fushatat e tyre.
Ligji i nënshkruar nga Presidenti Biden cakton 19 janarin si ditën e fundit për shitjen e degës që mbulon Amerikën, një ditë përpara përfundimit të mandatit të tij. Por ai mund ta shtyjë afatin me tre muaj nëse përcakton se firma ByteDance po bën përparime në shitjen e filialit amerikan.
Në sondazhin e zhvilluar në internet morën pjesë 1022 amerikanë të rritur nga mbarë vendi. Mundësia e gabimit llogaritet të jetë rreth 3 për qind./VOA
KANSA- Një person u vra dhe gati 20 shtëpi u shkatërruan në Westmoreland në shtetin amerikan të Kansas pasi një tornado god...
foto ilustruese JEMEN- Houthi-s e Jemenit të mbështetur nga Irani po kërcënojnë anijet tregtare në Oqeanin Indian, paralajm&e...
Petrit Halilaj NEW YORK- Këtë javë, artisti i mirënjohur nga Kosova, Petrit Halilaj hapi në njërin ndër institucionet m&...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHBA- Një alarm u dha të mërkurën në një shkollor në ëisconsin pasi një person...
Papa Françesku ROMË- Papa Françesku dënoi të mërkurën industrinë globale të armëve, duke thën&eu...
milojko spajic GJERMANI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka thënë se Podgorica nuk do të heq dorë nga njoh...
Foto ilustruese SHBA- Çmimet e naftës ranë me rreth 2% të mërkurën, niveli më i ulët në shtatë javë...
Anija SHBA- Anija me avull e cila dyshohej se ishte e mallkuar "Adella Shores" është gjetur pas 115 vitesh pasi u zhduk në Liqenin Superior ...
foto ilustruese KENIA- Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Keninë kanë vrarë 181 njerëz që ng...
foto ilustruese SHBA- Një grup nënash në parkun Disneyland të Kalifornisë u kapën në video duke goditur një gr...