Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SPANJË- Shumë vende të Bashkimit Evropian po bëjnë thirrje që blloku të vërë kufizime për emigracionin ndërkohë që është shtuar mbështetja për partitë politike të krahut të djathtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Spanja është kundër këtij qëndrimi ndërsa këmbëngul se mplakja e popullsisë evropiane ka nevojë për një emigracion të kontrolluar për të ndihmuar në rritjen e ekonomisë.
Në Spanjë këtë vit kanë mbërritur më shumë se 42,000 emigrantë të parregullt, një rritje prej dy të tretave krahasuar me një vit më parë. Shumica mbërrijnë në Ishujt Kanarie të Spanjës, rreth 100 kilometra nga vija bregdetare afrikane. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, rreth 6,000 emigrantë humbën jetën vitin e kaluar gjatë udhëtimit të rrezikshëm.
Për shumë emigrantë, ëndrra për një jetë më të mirë në Evropë i tejkalon rreziqet. Zëri i Amerikës bisedoi me 22-vjeçarin Macire Konare i cili mbërriti në Spanjë nga shteti afrikan, Mali.
“Nëse vini këtu, duhet të shkolloheni, të mësoni dhe të flisni me njerëzit. Duhet të jesh njeri i hapur, veçanërisht si emigrant. Duhet të bëni përpjekje të dyfishta dhe kjo është ajo që po bëjmë”.
Emigrantët shpresojnë për një jetë më të mirë. Qeveria spanjolle po ashtu e shikon emigracionin si një mundësi ekonomike.
Si në shumë vende perëndimore, popullsia e Spanjës po plaket me shpejtësi. Ajo ka nevoja të mëdha për një krah të ri pune për të ndërtuar ekonominë dhe për të paguar taksat. Vitin e kaluar, shkalla e lindjeve në Spanjë arriti nivelin më të ulët ndonjëherë, nën 1.2, ndër më të ulëtat në Evropë. Gjatë një takimi të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se emigracioni është jetik.
“Konkurrenca jonë e tanishme dhe e ardhshme, rritja ekonomike e vendit tonë, qëndrueshmëria e modelit tonë të mirëqenies varet gjithashtu nga migrimi. Duhet të menaxhojmë flukset e emigracionit nga perspektiva e sfidës demografike”.
Mes rritjes së mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, shumë vende të bllokut duan kontrolle më të ashpra të migracionit. Arritja e një ekuilibri nuk do të jetë e lehtë. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Jesus Verdu Baeza, profesor në Universitetin e Kadizit.
“Jemi një shtet me vlera dhe duam një ekuilibër mes kontrollit të emigracionit dhe një rruge ligjore për ardhjen e azilkërkuesve dhe respektimin e të drejtave të tyre. Kemi nevojë për ta. Pa emigrantët nuk mund të kemi fruta në dyqane. Ekonomia nuk mund të funksionojë siç duhet. Kemi nevojë për emigrantë”.
Si pjesë e qasjes së saj të re, Spanja po harton një “strategji për Afrikën” duke u përqendruar tek ajo që e cilëson si transformim ekonomik dhe social të kontinentit.
Ndërsa kërkon të lehtësojë emigracionin në bazë të rregullave, Spanja po përpiqet të ndalojë hyrjen e emigrantëve të parregullt. Ajo kërkon që “Frontex”, agjencia kufitare e BE-së, të kërkojë leje për të patrulluar brigjet afrikane dhe të ndalojë varkat e emigrantëve.Shumë emigrantë janë traumatizuar nga udhëtimi. Një prej tyre është edhe marokeni 21-vjeçar, Ahmed Qarrab.
“Një këshillë për bashkatdhetarët dhe miqtë: Mos udhëtoni me varka të vogla, sepse janë shumë të rrezikshme”.
Spanja kërkon një zgjidhje afatgjatë për emigracionin që funksionon për Afrikën dhe Evropën. Por shpresa për një jetë më të mirë vazhdon të tërheqë dhjetëra mijëra njerëz nëpër ujërat e rrezikshme./VOA
Jamshid Sharmad IRAN- Autoritetet iraniane ekzekutuan sot disidentin gjermano-iranian Jamshid Sharmad, i cili u arrestua në vitin 2020. Laj...
Zelenskyy ISLANDË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Islandë të hënën, për të m...
Zelenskyy ISLANDË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Islandë të hënën, për të m...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden votoi sot për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në shtetin e tij të lindjes, New Castle, Delawa...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca tha të hënën se hartimi i një projekt statuti...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se po pret me padurim marrëveshjet e paqes me vendet e tjera...
GJEORGJI- Viktor Orbán ka mbërritur në Gjeorgji pasi përgëzoi partinë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane (GD) për "f...
Foto ilustruese SERBI- Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, dialogu me Kosovën, si dhe zgjedhjet e parakohshme ja...
Foto ilustruese GJEORGJI- Opozita në Gjeorgji filloi sot protestat pasi Komisioni Zgjedhor nxori fitues të zgjedhjeve të përgjithshme p...
Mandela i Palestinës IZRAEL- Marwan Barghouti, i burgosuri palestinez u sulmua nga anëtarët e shërbimit të burgut izraelit në...