Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
SHBA- Ish-paraolimpisti John McFall është bërë "para-astronauti" i parë në histori dhe aftësitë e tij të kufizuara fizike rezultuan të mos ishin pengesë. McFall, i cili është edhe kirurg ortopedik, humbi pjesën e poshtme të këmbës së djathtë kur ishte 19 vjeç, por bëri stërvitjen për astronaut, pasi mori pjesë në një studim për të përcaktuar nëse kufizimet e tij fizike do të pengonin pjesëmarrjen e tij në mision.
Ish-paraolimpisti McFall përfundoi trajnimin si astronaut, dy vjet pasi hyri në histori si i rekrutuari i parë i Agjencisë Evropiane të Hapësirës me aftësi të kufizuara. Që kur u rekrutua në Paris në vitin 2022, McFall, i cili është gjithashtu kirurg ortopedik, ka jetuar në Qendrën Evropiane të Astronautëve (EAC) në Këln të Gjermanisë, duke marrë pjesë në një studim fizibiliteti që kishte si synim të përcaktonte nëse dikush me aftësi të kufizuara si McFall mund të bëhej astronaut në mënyrë të sigurtë.
Pas 12 muajsh stërvitje intensive, McFall po dëshmon se aftësitë e kufizuara nuk janë pengesë për t’u trajnuar si astronautë dhe për të shkuar në hapësirë. "
“Ka qenë një proces interesant dhe unë e shikoj atë nga një këndvështrim shumë unik, si atlet, si dikush me aftësi të kufizuara, si kirurg. Unë kam njohuri të gjera për protezat dhe biomekanikën. Kthimi i këtyre njohurive në informacion të dobishëm të cilin e kam shkëmbyer me të tjerët, për të zgjidhur problemet me të cilat përballemi, ka qenë diçka interesante”, reflekton astronauti McFall.
Studimi synonte të identifikonte sfidat për një para-astronaut, përfshirë mënyrën se si një paaftësi fizike mund të ndikojë në trajnimin e misionit dhe nëse kishte nevojë për modifikime të uniformës së astronautit dhe anijes hapësinore.
Aftësia e zotit McFall për të përfunduar trajnimin pa pengesa ose modifikime të mëdha i befasoi shumë prej studiuesve.
"Shumë vetë, madje edhe unë vetë, nuk e kishin idenë se mund të realizohej diçka e tillë për persona me aftësi të kufizuara. Prandaj ky është mesazhi i duhur, pra ka qenë diçka vërtet pozitive në këtë kuptim”, thotë ai.
Deri më sot, asnjë agjenci e madhe hapësinore perëndimore nuk ka dërguar ndonjëherë një para-astronaut në hapësirë dhe McFall shprehet se do të donte shumë që ajo ditë të vinte.
“Nuk varet nga unë por ky është objektivi im. Një ditë, mund të kthehet në realitet. Tani për tani, ajo që duam të bëjmë është ta paraqesim këtë studim në nivelet më të larta, për të treguar se kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe për të provuar se është teknikisht e realizueshme që të dërgojmë dikë me aftësi të kufizuara si unë për të jetuar dhe punuar në hapësirë", thotë McFall.
Hapi i mëtejshëm për zotin McFall dhe kolegët e tij të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, është përfundimi i hartimit të raportit dhe paraqitja e tij në pranverën e vitit 2025./ VOA
Athinë EVROPË- Moti i nxehtë "i ndezur" nga ndotja e karbonit vrau afro 50,000 njerëz në Evropë vitin e kaluar, me ...
Foto ilustruese LONDËR- Një i dyshuar është arrestuar për goditjen me thikë të një vajze 11 vjeçe dhe nj&eum...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Kosovë lidhur me konsultimet për caktim...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Talibanët kanë krijuar “krizën më të rëndë në botë e të drejtave të...
Ura e Ibrit KOSOVË- Punimet mbi urën e Ibrit po vazhdojnë. Me gjithë paralajmërimet e Perëndimit dhe KFOR-it kundër hapj...
GREQI- Greqia ka urdhëruar evakuimin e të paktën 11 qyteteve dhe fshatrave në verilindje të Athinës, duke përfshirë qe...
GJERMANI- Gjermania, Franca dhe Britania bënë thirrje të hënën për arritjen e armëpushimit në Gazë, ndërsa I...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se inkursioni i ushtrisë ukrainase në rajonin rus të Kurskut, që ka detyruar ...
SHBA- Kandidati republikan për zëvendëspresident, senatori JD Vance (R-Ohio) nuk u dha shumë rëndësi shqetësimeve për ...
Implanti ANGLI- Implantet e vogla të palosshme që vendosen brenda trurit pas implantimit mund t'i bëjnë operacionet e ep...