Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
KOSOVË- Flutura, Fitorja, Melihatja, Arbeni, Yllka… Problemet e këtyre dhe shumë të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk përfunduan më 12 qershor, Ditën e Çlirimit të Kosovës. Dhimbjet e tyre janë të ndryshme, nga problemet e shëndetit mendor e deri te pasojat afatgjate fizike.
Sipas një studimi të publikuar më 12 shtator për pasojat afatgjate të përdhunimeve të luftës në Kosovë, 86 për qind e të mbijetuarve përballen me probleme të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), ndërsa 96 për qind me nivele të larta të ankthit dhe depresionit.
“Jeta nuk ia vlen më”, ka qenë një fjali në mendjet e mbi 70 për qind të tyre, sipas raportit të organizatës Medica Gjakova.
Në këtë studim morën pjesë 200 të mbijetuar të dhunës gjatë luftës në Kosovë. Studimi përfshiu 191 gra dhe nëntë burra nga komunitete të ndryshme etnike.
Mirlinda Sada, drejtoreshë ekzekutive e Mediva Gjakova, theksoi se këto probleme të shëndetit mendor përkeqësohen nga izolimi social që përjetojnë shumë të mbijetuar.
“Një nga gjetjet më të habitshme nga ky studim është izolimi i vazhdueshëm me të cilin përballen të mbijetuarit. Këto gra dhe burra qëndrojnë në heshtje - jo me zgjedhje, por për shkak të frikës. Frikës nga turpërimi i familjes, frikës se mos braktisen nga komuniteti”, tha Sada në konferencën e mbajtur gjatë publikimit të studimit.
Të dhënat e publikuara tregojnë se pothuajse gjysma e të mbijetuarve njohin të mbijetuar të tjerë që nuk kanë folur asnjëherë për përvojën e tyre, ndërsa 70 për qind kanë thënë se i shmangin kontaktet me njerëz shkaku i frikës nga stigmatizimi.
“Kjo kulturë e heshtjes vazhdon të jetë një pengesë për shërimin e tyre. Këta persona nuk jetojnë thjesht me traumën e asaj që i është bërë gjatë luftës, ata vazhdojnë të durojnë pasojat e stigmës dhe të gjykimit shoqëror”, shtoi Sada.
Shumë nga të mbijetuarit e dhunës gjatë luftës në Kosovë i kanë përshkruar procedurat institucionale për verifikimin e statusit të tyre si të mbijetuar si “të lodhshme” dhe “të frikshme”.
Shumë kanë thënë se hezitojnë t’i marrin përfitimet që u takojnë në bazë të ligjeve shtetërore nga frika se do të merret vesh publikisht se ata ishin dhunuar gjatë luftës.
Në vitin 2014, Kosova kishte miratuar një ligj për t’ia njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës personave të përdhunuar, duke ua mundësuar kështu atyre një pension ligjor prej rreth 230 eurosh në muaj.
Këto para përdoren prej disa të mbijetuarve edhe për t’i përballuar trajtimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë, duke marrë parasysh që vetëm gjashtë për qind e të mbijetuarve e kanë përshkruar gjendjen e tyre fizike si të mirë.
Monika Hauser, themeluese e organizatës ndërkombëtare Medica Mondiale, bëri thirrje që institucionet në Kosovë të ndërmarrin më shumë masa për mbështetjen e të mbijetuarve.
“Ende nuk ka mjaftueshëm ndjeshmëri për këtë temë në mesin e shoqërisë, politikanëve dhe në botën profesionale, as edhe 25 vjet pas luftës. Institucionet nuk duhet t’i lënë gratë vetëm, duhet të marrin përgjegjësi”, tha Hauser.
Hauser tha se Kosova duhet të ofrojë më shumë shërbime që u ndihmojnë grave t’i përballojnë problemet psikike, shoqërore dhe fizike me të cilat ende përballen si pasojë e dhunës gjatë luftës.
Ajo, gjithashtu, tha se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar në Kosovë t’i mbështesë organizatat joqeveritare që ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit e dhunës.
Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.
Gjatë konferencës, Hauser theksoi se me probleme të ngjashme përballen edhe të mbijetuarit e dhunës në vende të cilat kanë përjetuar konflikte të ngjashme si në Kosovë, për shembull, të mbijetuarit në Bosnje e Hercegovinë./ REL
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ngritjen e 45 aktakuzave nga Prokuroria Speciale për sulmin t...
cifti ZVICËR- Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Zvicër, ku një ish-finaliste e Miss Zvicrës u mbyt dhe u copëtua në...
Joseph KOSOVË- Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edëard P. Joseph së fundmi është shprehur preside...
Debati SHBA- Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, një rr...
Foto ilustruese SHBA- Një ish punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-në, i cili mori para dhe dhurata të kushtuesh...
Foto ilustruese SERBI- Një gjykatë serbe do të nisë procedurat gjyqësore më 12 shtator në rastin e parë të dok...
Foto ilustruese GAZA- Sulmet ajrore izraelite në Gazë goditën një shkollë të OKB-së që strehonte familje të zh...
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mijë viktimat, pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 20...
SHBA- Presidenti Joe Biden veshi për një çast një nga kapelet e kuqe MAGA të ish-Presidentit Donald Trump, në një lë...
GJERMANI- Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb. Gjithashtu hetuesit po përpiqen furishëm të gjejnë shkakun. P...