BOTA

Stuhia e fuqishme godet Azinë, Kina në prag të katastrofës/ 14 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Tajvan

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 09:45

Stuhia e fuqishme godet Azinë, Kina në prag të katastrofës/

Gati dy milionë njerëz janë zhvendosur nga qytetet gjigante në jug të Kinës, ndërsa një tajfun i fuqishëm po përplaset në njërën nga bregdetet më të populluara në botë, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që shkaktoi në Tajvan, ku mbi 100 persona figurojnë ende të zhdukur. 

Tajfuni Ragasa, që vetëm disa ditë më parë ishte stuhia më e fuqishme në Tokë për këtë vit, paralizoi qendrën financiare Hong Kong dhe pjesë të mëdha të Kinës jugore të mërkurën, pasi kishte goditur më herët Filipinet dhe rajonet malore të Tajvanit.  Me erëra të fuqishme sa një uragan, tajfuni ka shkaktuar rrëshqitje dheu, dallgë gjigante dhe dëme të mëdha, ndërsa tani po godet provincën Guangdong, ku ndodhen qytete të mëdha si Shenzhen dhe Guangzhou. 

Në Tajvan, të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë 129 të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur, pasi u shemb një digë natyrore që mbante një liqen të sapoformuar, duke shkaktuar përmbytjen e komunës Guangfu me 68 milionë tonë ujë.  Pamjet nga vendi tregojnë rrugë të përmbytura, makina të marra nga rrjedha dhe banorë që strehohen në katet e sipërme të shtëpive, pasi katet e para janë zhytur në ujë. 

Diga ishte formuar nga mbeturinat e një rrëshqitjeje dheu në korrik, dhe autoritetet kishin paralajmëruar për javë të tëra se mund të shembej deri në tetor. Megjithatë, reshjet e dendura dhe tajfuni përshpejtuan ndjeshëm këtë proces. Një urë e madhe në Hualien u shemb gjithashtu për shkak të përmbytjes. 

Kina jugore në alarm të plotë 

Filipinet, Tajvani dhe Kina jugore përballen shpesh me tajfune, por kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu i ka bërë stuhitë më të paparashikueshme dhe më ekstreme. 

Të mërkurën në mëngjes, stuhia goditi Hong Kongun me erëra deri në 168 km/h, duke rrëzuar pemë, dëmtuar skelat dhe shkaktuar dallgë të fuqishme që përplasnin shëtitoren pranë portit. Një hotel luksoz në bregdet u përmbyt, por fatmirësisht pa të lënduar. Në Makao, qyteti më i dendur në popullsi në botë, uji i përmbytjeve arriti deri në bel nëpër rrugë. Autoritetet në Hong Kong dhe Makao ngritën alarmin maksimal për tajfunin dhe mbyllën shkollat, bizneset dhe aeroportin. 

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë