BOTA

Borxhe, kredi dhe armë të përbashkëta/ Analiza: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

M.B. Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 08:14

Borxhe, kredi dhe armë të përbashkëta/ Analiza: Nga duhet

EUROPA- SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Dhe siguria evropiane varet nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre në masë të madhe - domethënë nga aftësitë speciale ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion. Për shembull, në transportin ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor.

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit (përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht bëhet fjalë për 50 brigada me gjithsej 300 mijë ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme në Lituani (me rreth 5.000 ushtarë) e solli Bundeswehrin gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese.

Presidentja eKomisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të propozojë këtë javë një "zbutje” të rregullave strikte në lidhje me masën maksimale të borxhit kombëtar, që është përcaktuar me Traktati i Mastrihtit. Konkretisht, kjo do të thotë që qeveritë e vendeve anëtaremund të investojnë miliarda euro shtesë në tanke, avionë luftarakë ose municione, pa llogaritur këto investime në deficitin e lejuar të parashikuar nga Traktati i Mastrihtit.

Kancelari Olaf Scholz e mbështet këtë propozim, i cili është në përputhje me qëndrimin e shpallur gjerman se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare.

Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet të përpiqen shumë për të arritur në vendime unanime, por në vend të kësaj që ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt. Në këtë "koalicion të vullnetarëve”, siç thuhet, duhet të përfshihen edhe vendet që aktualisht nuk janë anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia.

Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët (Fondi Evropian i Financimit të Sigurisë), dhe me fondet e përbashkëta, siç u tha më tej, mund të arrihet "efekti i levës financiare". Duke bashkuar forcat, ne mund të marrim hua shumë më tepër sesa do të ishte e mundur me shumën e kapaciteteve tona individuale.

Borxhet e përbashkëta: po apo jo?

Franca,Spanja dhe Greqia duan që armatimet evropiane të paguhen me hua të përbashkëta evropiane, të cilat do të ndihmonin në shmangien e një barrë shtesë mbi buxhetet e tyre kombëtare tashmë të mbingarkuara. Para së gjithash, është presidenti francez Emmanuel Macron ai që propozon krijimin e një fondi evropian të mbrojtjes ushtarake, i modeluar sipas fondit të BE-së për tejkalimin e pasojave të menaxhimit të krizave gjatë pandemisë së koronavirusit.

Por ministri gjerman i Financave nuk është dakord. Edhe disa vende të tjera që praktikojnë disiplinë të rreptë buxhetore kanë rezerva të ngjashme. Këto vende preferojnë një koncept ku shpenzimet e mbrojtjes do të mbeten përgjegjësi e qeverive kombëtare në të ardhmen. Megjithatë do të ishte krejtësisht e paqartë se si vende si Spanja apo Italia, të cilat shpenzojnë më pak se 1.5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje, mund t'i afrohen objektivit të shpallur të NATO-s prej 2% të PBB-së në të ardhmen, veçanërisht kur e shikojmë në kontekstin e borxhit të tyre (shumë) të lartë shtetëror?

Armët e përbashkëta?

Deri më tani, blerja e përbashkët e armëve ka qenë një përjashtim brenda BE-së. Pasojë e kësaj praktike është fakti se pesë herë më shumë sisteme të ndryshme të armëve përdoren në Evropë sesa në SHBA. Nga pikëpamja ekonomike, do të ishte shumë më mirë të shpallej një tender për zhvillimin e armëve të reja, dhe këtë punë t'ia jepte koncernit që prodhon pajisje ushtarake dhe jep ofertën më të mirë. Nëse të gjitha ushtritë, për shembull, do të blinin një model tankesh të rënë dakord paraprakisht, atëherë prodhimi i një numri më të madh tankesh do të ishte përfundimisht më i lirë (për copë).

Ajo që duket të jetë një ide e mirë ekonomikisht, shpesh dështon për shkak të egoizmit kombëtar. Deri më tani,Ministria e Mbrojtjeska preferuar blerjen e sistemeve të prodhuara nga fabrikat vendase të armëve. Zbatimi i projekteve të përbashkëta do të vonohej për shkak të procesit të ndërlikuar të harmonizimit të pozicioneve.

Sipas ekspertëve ushtarakë, prokurimi i përbashkët është, pavarësisht gjithë kësaj, diçka që ka potencialin më të madh për pajisjen më të mirë të ushtrisë me kosto të përballueshme.

Anëtarë të shumtë të BE-së janë të bashkuar në vlerësimin e tyre se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) duhet të miratojë kredi të favorshme për blerjen e armëve dhe municioneve. Deri më tani, kjo nuk ka qenë në përputhje me statutet e BEI-së.

Prodhimi i armëve mbështetet nga linja krediti vetëm në raste të jashtëzakonshme – në parim vetëm kur armët mund të përdoren edhe për qëllime civile, për shembull për satelitë ose drone. "Zbutja" e këtyre rregullave mund të lejojë kompanitë e mesme në sektorin e armëve dhe të mbrojtjes në veçanti të "furnizohen" me kredi të favorshme./ DW

europa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan