Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- I ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, takoi në Prishtinë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zhvilloi një takim të veçantë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Danezi Peter Sorensen, i cili pason në këtë detyrë sllovakun Mirosllav Lajçak, ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë takim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Sorenseni tha shkurt se "gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti është biseduar rreth mënyrës se si mund të ecet përpara me procesin e dialogut” dhe këtë zhvillim e cilësoi si "fillim të mirë”.
Sorensen: Kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar
"Kemi pasur një bisedë rreth mënyrës se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara, kështu që është një fillim i mirë. Qëllimi, sigurisht, është që procesi të vazhdojë dhe të ecë përpara”, tha Sorensen.
Ai nuk deshi t'u përgjigjej pyetjeve për kompromise të mundshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por tha se "kjo u takon palëve ta përcaktojnë”.
"Dialogu është për t'u siguruar që të ketë takime. Nëse kjo nënkupton kompromise potenciale apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar", tha Sorensen.
Osmani :"Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog e në rrugën drejt BE”
Para takimit me Kurtin, Peter Sorensen takoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se "Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE”.
"Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të lehtësuar nga BE-ja, duke theksuar rëndësinë e një zbatimi të plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve të arritura. Në takim me z. Sorensen, Presidentja Osmani paraqiti vërejtjet e saj për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE, vërejtje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë nga zyra e Presidentes.
Osmani ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa ripotencoi "shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përfshirë shkeljen e nenit 4 të marrëveshjes së shkurtit 2023”.
Presidentja Vjosa Osmani "ritheksoi gjithashtu nevojën për heqjen e masave të padrejta të vendosura nga BE në qershor 2023”.
"Kosova është dëshmuar tashmë si palë konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balancin e nevojshëm në dialog", theksoi Presidentja Osmani.
E paqartë se kur Sorenseni mund ta ndërmjetësojë takimin e parë ndërmjet palëve
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, vizitoi për herë të parë Prishtinën qëkur mori detyrën në fillim të muajit shkurt. Nga Prishtina, Sorensen udhëton drejt Beogradit.
Në takimin e fundit që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan në Bruksel më 17 dhjetor 2024, nën ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçakut, palët u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, muajin e kaluar tha se, pas kritikave që ka dëgjuar rreth formatit të deritanishëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ajo po shqyrtonte, së bashku me Sorensenin, mundësinë për ta bërë më funksional këtë proces.
Kosova dhe Serbia, që nga viti 2011, zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së. Gjatë pesë viteve të fundit, dialogun Kosovë-Serbi e ndërmjetësoi i ngarkuari i BE-së, Mirosllav Lajçak, dhe gjatë kësaj periudhe, në fillim të vitit 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Kjo marrëveshje nuk është nënshkruar nga palët, por BE thotë se ajo është ligjërisht e detyrueshme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.
Megjithatë, për momentin nuk është e qartë se kur i ngarkuari i ri i BE-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Sorensen, mund ta ndërmjetësojë takimin e parë ndërmjet palëve. 57-vjeçari Peter Sorensen e njeh mirë rajonin. Më herët, ai ishte i angazhuar në Kosovë në kuadër të Misionit të OKB-së, UNMIK./ DW
ITALI- Vatikani ditën e sotme deklaroi se shëndeti i Papa Françeskut po tregon një përmirësim të lehtë. Kj...
SPANJË- Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku l...
MAQEDONIA E VERIUT- 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur nga zjarri që shpërtheu n&eum...
MAQEDONI E VERIUT- Dr. Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste t&eum...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të mbajë Iranin përgjegjës drejtpërdrejt për çdo sulm të ar...
KOÇAN- Zjarri vdekjeprurës në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut shumë personave u ka rikthyer në mendje nj&...
MAQEDONI E VERIUT- Qindra qytetarë në Koçan të Maqedonisë së Veriut protestuan më 17 mars për të shprehur revol...
SHBA- Ndërsa Donald Trump flet për “oqeanin e madh të bukur” që ndan SHBA-në nga lufta në Ukrainë, 1000 mi...
BOSNJE HERCEGOVINË- Qeveria e Bosnje-Hercegovinës do të shpallë 18 marsin ditë zie, pas tragjedisë që ndodhi në d...
SHBA- Shtetet e Bashkuara raportuan shpërthimin e parë të gripit vdekjeprurës të shpendëve H7N9 në një fermë...