Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, do të mblidhen më 13 shkurt në Bruksel, në takimin e parë për këtë vit. Të gjithë sytë në këtë takim do të jenë te Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Pasi e ka kaluar konfirmimin në Senatin amerikan – me votën mbështetëse të nënpresidentit amerikan, J.D. Vance – 31 vendet anëtare të NATO-s janë shumë kureshtare për të dëgjuar më shumë për bindjet e Hegsethit në shumë tema – për luftën e Rusisë në Ukrainë, shpenzimet në mbrojtje, dhe përkushtimin amerikan për aleancën veri-atlantike.
Vizita e Hegsethit ndodh në javën kur disa zyrtarë amerikanë do të vizitojnë Evropën për herë të parë, prej nisjes së punës së administratës së re amerikane. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të jetë në Paris më 12 shkurt, për të takuar homologët e tij nga Britania, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja dhe Ukraina, para se të niset në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila mbledh liderë botërorë, zyrtarë të mbrojtjes dhe njohës të politikës së jashtme.
Vance dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, pritet të shfaqen po ashtu në konferencën në qytetin gjerman, që do të mbahet më 14-16 shkurt, mirëpo Hegseth do të jetë i vetmi që do të deklarohet në nivel ministror. Në një deklaratë të lëshuar pas bisedës së parë telefonike mes Sekretarit amerikan Hegseth dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, më 28 janar, është thënë se dy palët janë “të përkushtuara për të ndërtuar një aleancë më të fuqishme. Dy liderët kanë folur për rëndësinë e rritjes së shpenzimeve për mbrojtje dhe zgjerimit të kapaciteteve për mbrojtje, në të dyja anët e Atlantikut”.
Një burim i Radios Evropa e Lirë, që ka njohuri për bisedën e zhvilluar, ka thënë se thirrja ka qenë “më e mirë sesa është pritur”.
Para se të konfirmohej në këtë pozitë, Hegseth ka thënë se aleatët e Uashingtonit në NATO janë “mbrapa me kohën, të pushtuar dhe të pafuqishëm” dhe ka pretenduar se organizata ushtarake nuk është “aleancë”, por më shumë një “marrëveshje për mbrojtje të Evropës, e paguar dhe nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara”.
Vendet anëtare të NATO-s në Evropë do të jenë të interesuara të dinë nëse Hegseth është i përkushtuar në Artikullin 5 të aleancës, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur dilema për gatishmërinë e SHBA-së që t’i mbrojë vendet që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje.
Shpenzimet e Evropës në mbrojtje me siguri, me shumë gjasë do të diskutohen në këto takime. Disa zyrtarë të NATO-s, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë besojnë se Hegseth do të jetë i drejtpërdrejtë në mesazhin e tij. Trump e ka përmendur në të kaluarën se mund të ekzistojë nevoja që vendet të shpenzojnë në mbrojtje rreth 5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP).
Vetëm Polonia i afrohet 5 përqindëshit, ndonëse Estonia dhe Lituania kanë dhënë sinjale se edhe ato do t’i rrisin shpenzimet në atë nivel. Të gjithë zyrtarët e NATO-s, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, pajtohen se shpenzimet prej 2 për qind janë shumë pak dhe presin që të kërkohet rritja, dhe për shifrën e re të arrihet pajtueshmëri në samitin e NATO-s në Hagë, që do të mbahet në qershor.
Ata presin që në të ardhmen do të kërkohet të bëhen shpenzime në rreth 3 deri në 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm. Pak zyrtarë presin që kjo temë të diskutohet në paraqitjen e parë të Hegsethit, mirëpo ajo mund të aktualizohet në pranverë. Aktualisht SHBA-ja i ka 100.000 ushtarë të saj në kontinentin evropian, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar.
Në selinë e NATO-s në Bruksel ka pasur spekulime që një kohë se trupat amerikane do të mund të zhvendosen drejt lindjes, sidomos prej Gjermanisë, apo që një pjesë e mirë e tyre do të largohen krejtësisht prej Evropës. Ekziston edhe pyetja delikate për Grenlandën, territorin e Danimarkës për të cilën Trumpi ka shprehur hapur interes. Deri më tani nuk ka sinjale se për këtë çështje do të diskutohet tani, mirëpo mund të ketë takime shtesë që zhvillohen ndaras takimit kryesor.
Deri më tani, qëndrimi i NATO-s ka qenë që e gjithë aleanca duhet të rrisë prezencën në rajonin e Arktikut dhe në pjesët më veriore të Evropës dhe Amerikës Veriore, për të shmangur situatën delikate kur një vend anëtar i NATO-s shpreh hapur interesim për territorin e shtetit tjetër anëtar. Ndonëse Danimarka e ka adresuar këtë situatë me Uashingtinin dhe aleatët evropianë, Kopenhaga duket se ka hezituar për ta futur këtë temë në agjendën e BE-së dhe NATO-s.
Në takim do të jetë prezent edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov. Umerov pritet të tregojë për situatën në fushëbetejë, por në pjesën më të madhe pritet të fokusohet edhe në ato që disa media po i përshkruajnë si bisedime eventuale të paqes me Moskën, dhe të cilat mund të nisin shpejt. Zyrtarë të NATO-s, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se marrëveshja për paqe është larg.
Njëri prej tyre është shprehur kështu: “Nuk ka asnjë sinjal prej palës ruse që është e gatshme të pajtohet për ndonjë koncesion, tani për tani. Rusët duan të ulen në tavolinë me amerikanët, mirëpo nuk do të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje tani që besojnë se janë në rrugë drejt fitores”./ REL
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me zëvendës Presidentin amerikan, JD. Vance. Lajmin e k&eu...
KOSOVË- David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlame...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi të hënën në mbrëmje një urdhër ekzekutiv për pipëzat ...
KOSOVË- Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Vet&...
foto ilustruese GJERMANI- Lidhjet tradicionalisht të ngushta mes SHBA dhe Evropës kanë karakterizuar Konferencën e Sigu...
foto ilustruese GAZË- Një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit thotë se grupi po shtyn lirimin e ardhshë...
GJERMANI- Lufta e Putinit kundër Ukrainës reflektohet në disa postera zgjedhorë për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. Cilat part...
Trump SHBA- Tarifat amerikane prej 25% për çelikun dhe aluminin do të hyjnë në fuqi më 12 mar...
GUATEMALË- Numri i të vdekurve nga rrëzimi i djeshëm i autobusit nga një urë në një periferi të kryeqytetit&...
INDI- Një 23-vjeçare në Indi vdiq tragjikisht pasi pësoi një atak kardiak teksa kërcente në dasmë...