BOTA

Taktika e re e Kremlinit nxjerr në pah përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet amerikane

E.D Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 22:43

Taktika e re e Kremlinit nxjerr në pah përpjekjet për të

RUSI- Rusia prej kohësh ka bërë përpjekje për të shpërndarë dezinformata për të ndikuar në debatin politik në Shtetet e Bashkuara. Së fundmi ajo po përdor një metodë të re: Duke paguar amerikanë për t’i shërbyer këtij objektivi.

Shtetet e Bashkuara akuzuan këtë javë dy punonjës të medias shtetërore ruse, RT se kishin paguar një kompani në Tenesi për të krijuar përmbajtje pro-ruse, gjë që ka ringjallur shqetësimet për ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet e nëntorit dhe nxorri në pah taktikën e fundit të Kremlinit në një luftë informacioni në rritje.

Nëse këto akuza provohen, kjo do të përbënte një përshkallëzim të rëndësishëm, thonë analistët, dhe ka të ngjarë që të jetë vetëm një pjesë të vogël e një përpjekjeje më të madhe ruse për të ndikuar në zgjedhje.

“Shenjat kanë qenë prej vitesh. Tani po shohim materializimin e tyre. Nuk kam dyshim që ata po e bëjnë një gjë të tillë”, thotë Jim Ludes, një ish-analist i mbrojtjes kombëtare që tani drejton Qendrën Pell për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin “Salve Regina”.

Sipas prokurorëve, dy punonjësit e RT-së, media ruse e njohur më parë si Russia Today, dërguan 10 milionë dollarë në një kompani amerikane të medias, e cila më pas pagoi disa persona me ndikim në rrjetet sociale, të njohur për postime me bindje të krahut të djathtë. Në një rast pagesa ishte 400,000 dollarë në muaj.

Dy nga këta persona thanë se nuk e kishin idenë se puna e tyre po mbështetej nga Rusia. Zyrtarët e zbulimit dhe analistë privatë thonë se fushatat e dezinformimit të Rusisë synojnë ndërprerjen e ndihmës amerikane për Ukrainën, në mënyrë që t’i hapej rruga një fitoreje të shpejtë ruse pas më shumë se dy vjet konflikti të ashpër.

Në garën presidenciale, Rusia mbështet ish-presidentin Donald Trump, si kandidati që perceptohet se mbështet më pak Ukrainën, thonë zyrtarët e zbulimit. Zoti Trump ka vlerësuar hapur presidentin rus Vladimir Putin, ka sugjeruar shkurtimin e fondeve për Ukrainën dhe ka kritikuar vazhdimisht aleancën ushtarake të NATO-s. Zyrtarët thonë se një objektiv dytësor i dezinformimit rus, është rritja e polarizimit politik dhe mosbesimit si një mënyrë për të gërryer besimin e amerikanëve tek demokraci.

Në verë, zyrtarët e zbulimit paralajmëruan se Rusia po përdorte amerikanët pa dijeninë e tyre për të përhapur propagandën e saj, duke e paraqitur në një mënyrë të tillë që t'u përshtatej debateve ekzistuese sociale brenda SHBA-së. Në vend që të krijojë konflikte të reja, Rusia ka identifikuar dhe amplifikuar ndasitë ekzistuese, duke përshtatur dezinformimin me rrethanat. Në rastet kur përpjekjet e saj japin rezultat, Rusia mund t'i detyrojë amerikanët të përhapin propagandën e saj falas, pa e ditur as ata burimin e tyre.

Kur një tren që doli nga shinat në Ohajo shkaktoi dëme masive për mjedisin vitin e kaluar, zërat rusë u përpoqën ta ndryshonin drejtimin e debatit me postime antiqeveritare, që u ripostuan me shpejtësi nga përdoruesit amerikanë. Disa faqe interneti amerikane e morën këtë propagandë ruse dhe e shpërndanë atë pa ia atribuuar askujt.

Në fillim të këtij viti, media shtetërore ruse dhe rrjetet të llogarive të rreme në internet, filluan të amplifikojnë pretendimet për emigracionin në platformat e përdorura nga amerikanët.

Kur filloi pandemia e COVID-19, media shtetërore ruse pretendoi pa prova se virusi ishte produkt i eksperimenteve të armëve biologjike të SHBA-së dhe se SHBA kishte laboratorë biologjikë në Ukrainë. Postimet filluan të shfaqen me shpejtësi në faqet e mediave sociale amerikane. Katër vjet më vonë, kjo teori konspiracioni vazhdon të përhapet në bordet e mesazheve të ekstremit të djathtë.

“Po sikur Covid të jetë krijuar në një laborator biologjik të Ukrainës, dhe Lufta u bë për ta mbajtur atë sekret?” shkruante dikush javën e kaluar në X, platforma e njohur më parë si Twitter.

Kompania e paguar nga RT u identifikua si Tenet Media nga dy influencuesit e krahut të djathtë që ajo kishte paguar- Tim Pool dhe Benny Johnson. Të dy ata thanë në mediat sociale të mërkurën se nuk kishin dijeni për marrëdhënien e kompaniës me RT-në dhe se nëse akuzat janë të vërteta, ata janë viktima.

Pool shkruajti se askush nuk i kishte thënë se çfarë të thoshte në podkastin e tij dhe dënoi Rusinë: "Putini është një ndyrësirë". Megjithatë, Pool ka një histori të gjatë përkrahjeje të pikëpamjeve pro-ruse, anti-ukrainase, si dhe teorive konspirative rreth Partisë Demokrate dhe demokracisë amerikane.

Në një episod të podkastit të tij, ai u shpreh se "elementet kriminale" brenda qeverisë së SHBA-së po drejtonin luftën kundër Rusisë dhe tha se Ukraina ishte armiku i vërtetë.

“Ukraina është armiku ynë, i financuar nga demokratët. Ukraina është kërcënimi më i madh për këtë vend dhe për botën. Ne duhet të anulojmë të gjitha financimet, të tëheqim të gjithë mbështetjen ushtarake dhe duhet t'i kërkojmë falje Rusisë”, tha Pool.

Ish-Presidenti Trump tha në Truth Social se kjo çështje ishte një "ndërhyrje në zgjedhje" nga prokurorët federalë, të cilët tha ai " po përpiqen të thonë se Rusia po më ndihmon, gjë që është absolutisht e rreme".

Komentet e zotit Trump i referoheshin shqetësimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, kur grupet e lidhura me Kremlinin përdorën rrjetet e mediave sociale dhe reklamat me pagesë në Facebook dhe platforma të tjera për të mbështetur zotin Trump. Rusia gjithashtu u përpoq të ndihmonte ish-presidentin në zgjedhjet e vitit 2020.

Edhe Kina dhe Irani kanë ndërmarrë fushata për të përdorur mediat sociale për të ndikuar tek pikëpamjet e amerikanëve. Irani mbështeti në mënyrë të fshehtë protestat mbi luftën në Gazë dhe kohët e fundit u akuzua se ishte përpjekur të depërtonte në sistemet kompjuterike të fushatave të zotit Trump dhe Nënpresidentes Kamala Harris, kandidatja demokrate.

Megjithatë Rusia mbetet kërcënimi kryesor, thonë zyrtarët e zbulimit. Gjatë një konference shtypi muajin e kaluar një zyrtar i Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar tha se Rusia po përpiqej gjithnjë e më shumë të mbulonte gjurmët duke i bërë përpjekjet e saj përmes “firmave tregtare për të fshehur dorën dhe duke e ricikluar propagandën e saj përmes zërave me ndikim të SHBA-së”. Zyrtari nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar çështjen publikisht dhe foli në kushte anonimiteti.

Zyrtarët rusë janë krenuar vazhdimisht me aftësitë e tyre për të ndikuar tek pikëpamjet e amerikanëve, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë amerikane për të mos ta lejuar një gjë të tillë.

Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, e cila është nën sanksione për lidhjet e saj me qeverinë ruse, detajoi se si Moska përpiqet të fshehë gjurmët nga zbulimi amerikan. "Ne krijojmë shumë burime informacioni që nuk janë të lidhura me ne," tha Simonyan së fundmi në një emision rus. "Ndërsa CIA përpiqet të gjejë se në ç’mënyrë janë të lidhur me ne, ato e zgjerojnë audiencën.”/VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan