Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

GAZA- Të paktën 16 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të shtunën në dy sulme të ndara izraelite në Rripin e Gazën, njoftuan zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Një sulm e goditi një shkollë të shndërruar në strehimore në qytetin e Gazës, duke i vrarë së paku gjashtë njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Dy gazetarë vendës, një grua shtatzënë dhe një fëmijë, janë në mesin e të vdekurve, tha ajo.
Ushtria izraelite tha se kreu sulm ndaj grupit militant, Xhihadi Islamik, por nuk dha prova apo hollësi shtesë.
Shtatë njerëz të tjerë u vranë nga një sulm tjetër izraelit në një tendë në jug të qytetit Han Junis, ku të zhvendosurit po strehoheshin, sipas Spitalit Nasser. Në mesin e të vdekurve janë dy gra dhe një fëmijë, tha spitali.
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se ushtria izraelite e goditi spitalin kryesor në Gazë, Al-Aqsa Martyrs, duke i vrarë tre njerëz.
Ushtria izraelite e ka përqendruar ofensivën në Xhabalia, kampin e dendur të refugjatëve, në të cilin Izraeli pretendon se janë rigrupuar luftëtarët e Hamasit – grupit palestinezë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Pjesë të tjera të prekura nga fushata e re ushtarake përfshijnë Beit Lahiya dhe Beit Hanoun, që ndodhen në veri të qytetit të Gazës.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se dhjetëra mijëra njerëz janë në këtë zonë.
Prej se nisi lufta para më shumë se një viti, ushtria izraelit ka goditur disa shkolla dhe kampe refugjates, të cilat janë të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre si pasojë e ofensivave dhe urdhrave të Izraelit për evakuim.
Izraeli e ka akuzuar Hamasin vazhdimisht se vepron brenda infrastrukturës civile në Gazë, përfshirë në shkolla, objekte të OKB-së dhe spitale. Këto akuza janë mohuar nga grupi palestinez.
Afër 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur si pasojë e luftës, thotë OKB-ja
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi kreu sulm në Izrael më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 civilë janë ende në robëri dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur.
Ofensiva hakmarrëse izraelite ka lënë të vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat që prezanton për viktimat. Por, ka thënë se mbi gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë./REL
SHBA- Guvernatorët dhe prokurorët e përgjithshëm demokratë kanë filluar të ndërtojnë një 'Rezistencë 2....
PALESTINË- Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën 13 persona u vranë në dy sulme t&...
SHBA- Donald Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse mund t'i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainë...
SHBA- Elon Musk është vënë në shënjestër të aktivistëve Led By Donkeys, të cilët e kanë akuzuar at...
HUNGARI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situat&eu...
PEKIN- Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Pekinin, por pesë vjet bisedime nuk kanë treguar përparim të mir&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se fitorja e Donald Trump ishte një fat i madh për familjen shqiptare, kundë...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës thotë se draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk &eu...
BRAZIL- Biznesmen brazilian, Antonio Vinicius Gritzbach, u ekzekutua në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos në Guaru...
SHBA- Aksionet e mediave sociale të Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump ishin fundosur me shpejtësi pas një rritjeje të shk...