BOTA

​Qeveria e Kosovës: Drafti i asociacionit nga BE, s’është obligues për ne

E.D Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2024, 12:25

​Qeveria e Kosovës: Drafti i asociacionit nga BE, s’është

KOSOVË- Qeveria e Kosovës thotë se draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është obligues për Kosovën. Sipas tyre, ky dokument, të cilin e kualifikojnë “non-paper”, nuk do të dërgohet në Kushtetuese pavarësisht insistimit të BE-së dhe vendeve partnere të Kosovës.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, gjatë një intervistë për KosovaPress thotë se draft-statuti i asociacionit, i dorëzuar nga BE-ja më 26 tetor 2023, mund të marrë karakter obligues nëse Serbia do të kishte pranuar që të nënshkruhet Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, të dakorduar po ashtu vitin e kaluar. Gjithashtu Zulfaj thotë se draft-statuti i asociacionit i hartuar nga BE-ja ka mbetur si një propozim pa asnjë detyrim dhe obligim për Kosovën.

“Vitin e kaluar, ju e mbani mend që më 26 tetor u pati ofruar nga kryeministri që të nënshkruhet marrëveshja në mënyrë që të drafti që ata e kanë propozuar të merrte edhe epitetin e një obligimi që pastaj do të kthehej për Kosovën. Mirëpo, Serbia refuzoi që të nënshkruajë dhe ju e dini që qëndrimi i kryeministrit ka qenë që pa nënshkrim s’ka pranim. Rrjedhimisht, kur Serbia ka refuzuar të nënshkruajë ajo nuk e ka pranuar. Drafti nuk është pranuar dhe ka dështuar që të merr një formë të obligimit ndaj Kosovës. Prandaj edhe quhet non-paper sepse nuk është obligues, pasi nuk është nënshkruar dhe nuk është pranuar.

Si mund ta quajmë një draft të tillë. Nuk mund të dërgohet pasi nuk është pranuar dhe është refuzuar me 26 tetor. Ka kaluar ajo ditë dhe ajo kohë. Ka qenë oferta e nënshkrimit dhe Serbia e ka refuzuar. Tani nuk mund të kthehesh në një obligim dhe ta bësh të detyrueshëm një draft që Serbia e ka refuzuar dhe s’ka dashur të pranojë atë draft. Ai ka mbetur tashmë në atë formë si një propozim pa një detyrim dhe obligim pasi s’ka arritur që të përkthehet si një i tillë”, thekson Zulfaj.

Po ashtu Zulfaj akuzon Serbinë për destruktivitet në dialog dhe moszbatim të marrëveshjeve, ndërsa pret qasje të re në proces nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes dy vendeve edhe pse për momentin nuk janë planifikuar takime të nivelit të lartë në Bruksel. Në anën tjetër, Zulfaj e sheh si pengesë dialogun në disbursimin e milionave eurove për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne presim që Komisioni i ri Evropian me përfaqësues të ri të lartë të Bashkimit Evropian, por edhe me komision të ri, të ketë reflektim në ngecjet karshi zbatimit të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar. Kësisoj të arrijmë deri te normalizimi dhe njohja de-facto e dyanshme që kemi arritur vitin e kaluar. Vetëm kjo garanton që të kemi një kapërcim dhe një normalizim të marrëdhënieve”, shton ai.

Gjatë intervistës për KosovaPress, Zulfaj foli edhe për raportin e Komisionit Evropian, ku adresohet progresi që ka arritur Kosova. Ai tha se tani nuk e quajnë më raport të progresit pasi ka shtete qartazi që nuk bëjnë progres dhe ecin prapa. 

“Nëse flasim për raportin e progresit dhe gjetjet kryesore ajo çka mendoj se duhet të themi është se raporti flet për progres. Tani nuk e quajnë më raport të progresit pasi ka shtete qartazi që nuk bëjnë progres dhe ecin prapa. Por në rastin e Kosovës ky tamam është raport i progresit, pasi edhe Komisioni Evropian ka gjetur progres në reformimin e administratës publike, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ekonominë e tregut, drejtësi, siguri, liri, politika sociale dhe punësim dhe bujqësi.

Ajo çka është tejet e rëndësishme, sepse është një ndër kapitujt më të rëndësishme që tregon sesi po ecën vendi karshi agjendës së integrimit në BE, është kapitulli 2.3, ku flitet për zhvillim ekonomik dhe konkurrueshmërinë. Aty theksohet rritja ekonomike, ku ju e keni parë se edhe në deklaratën e Ursula von der Lyen për rritjen ekonomike, rritja e punësimit theksohet, rritja e të hyrave buxhetore, ulja e papunësisë”, deklaron Zulfaj.

Sa i përket zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA, Zulfaj deklaron se i njëjti do të mundësojë zbatimin e tregut të përbashkët rajonal. Ai përmend edhe sukseset të arritura në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

“Sidomos për zbatimin e tregut të përbashkët rajonal, i cili është kthyer në një pjesë kyçe e Procesit të Berlinit. Nga 2020, kur është aprovuar tregu i përbashkët rajonal, kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të integrimit të rajonit në tregun e përbashkët rajonal. Në këtë samit, më 14 tetor, ju e keni parë se përveç marrëveshjes së re për qasje në studime, është nënshkruar edhe deklarata për planin e veprimit për tregun e përbashkët rajonal. Ky plan ka 150 veprime të reja, të cilat do të heqin barrierat në katër liritë  njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Kjo do të thellojë më shumë integrimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Zulfaj.

Krahas kësaj, duke folur për vendimin që të hiqet regjimi i vizave për Bosnjë e Hercegovinën, Zulfaj thotë se presin që edhe Sarajeva zyrtare të zbatojë marrëveshjen dhe të ketë liri të lëvizjes për qytetarët e të dyja vendeve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan