Pas Nestle, kompani të mëdha të industrisë së qumështit, si Danone, Lactalis dhe Vitagermine, kanë nisur tërheqjen nga tregu të qumështit pluhur për foshnja, si pasojë e dyshimeve për kontaminim me cereulide, një toksinë e dëmshme, që shkakton të vjella dhe diarre zakonisht 30 minuta pas konsumimit.
Kontaminimi dyshohet se ka nisur në fillim të dhjetorit, dhe është gjurmuar te një furnizues kinez i vajit ARA, një përbërës kyç në formulat premium për foshnja.
Si pasojë, nga fundi i vitit 2025, prodhuesit e formulave në mbarë botën janë detyruar të kryejnë analiza rreziku. Kompania Nestle ka tërhequr qindra produkte nga linjat e saj të formulës së foshnjave në më shumë vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Danone gjithashtu ka tërhequr disa lloje të formulës së qumështit të prodhuar në Irlandë, sidomos markat e njohura si Aptamil apo Nutrilon, për të njëjtat arsye.
Edhe prodhues të tjerë, përfshirë Vitagermine kanë tërhequr lloje të caktuara të formulës së qumështit për bebe si masë paraprake. Kjo konsiderohet një nga krizat më të mëdha globale të sigurisë ushqimore për foshnjat vitet e fundit.
Sakaq, autoritetet në Francë kanë nisur hetimet për dy raste vdekjesh të foshnjave që kishin konsumuar formula qumështi nga llojet e të tërhequra, megjithëse ende nuk është konfirmuar lidhje shkakësore midis konsumit të formulës dhe rastit.
Toksina cereulide prodhohet nga lloje të bakterit Bacillus cereus dhe është rezistente ndaj nxehtësisë, që do të thotë se nuk shkatërrohet gjatë përgatitjes së formulës me ujë të valuar, që në nivele më të larta për shkak të konsumit mund të krijojë rrezik për simptoma gastrointestinale te foshnjat.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Janar17:27
VIDEO/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk
Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Sauk.
Nga pamjet e videos shi...
AKTUALITET
27 Janar17:11
Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese
Problemet me përmbytjet dhe kanalet e bllokuara vijojnë të mbeten një shqetësim serioz për banorët e zonës së Shkoz...
AKTUALITET
27 Janar16:57
Aksidenti në Milot-Mamurras/ Ndërron jetë shoferi, prindërit akuzojnë mjekët e Spitalit të Traumës për neglizhencë
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë njëri nga tre të rinjtë e përfshirë në aksidentin...
AKTUALITET
27 Janar16:51
Kokainë përmes lëkurës së deleve! SPAK dërgon për gjykim 10 persona për trafik ndërkombëtar
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në...
AKTUALITET
27 Janar16:47
U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, ky është 37-vjeçari Jozi Kraja që u ekstradua nga Zvicra
Personi që shihni në foto është 37-vjeçari Jozi Kraja, i cili u ekstradua sot nga Zvicra, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme ki...
AKTUALITET
27 Janar16:34
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagoset një person
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan- Peqin, në afërsi të fshatit Paulesh.
Një makinë është ...
AKTUALITET
27 Janar16:29
Futën drogë brenda burgut të Elbasanit/ Gjykata lë në burg tre personat nën hetim, me tyre edhe polici Ndriçim Kroi (EMRAT)
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar vijimin e masës së sigurisë &...
AKTUALITET
27 Janar16:22
Dosja AKSHI/ Kush është Kreshnik Tërnova, anëtari i KPP i dyshuar për lidhje me Ermal Beqirin
Dosja e SPAK për aferën e AKSHI-t ka zbuluar një hallkë kyçe të dyshuar brenda shtetit: bashkëpunimin e mundshëm t&e...
AKTUALITET
27 Janar16:16
I akuzuar nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Zvicra Jozi Kraja
37-vjeçari Jozi Kraja është ekstraduar sot nga Zvicra. Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar...