Rama sulmon sërish protestuesit: Pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...

Zyrtarët iranianë kanë bërë të ditur se negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme po përparojnë, megjithëse kanë mohuar pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se një marrëveshje është arritur tashmë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi në televizionin shtetëror se teksti i një marrëveshjeje është pothuajse i finalizuar. Komentet e tij u transmetuan nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Megjithatë, Baqaei theksoi se Teherani vazhdon të ketë vështirësi për t’i besuar Uashingtonit, duke akuzuar SHBA-në se ndryshon vazhdimisht qëndrimet gjatë procesit të negociatave.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me Trupat e Gardës Revolucionare, raportoi se marrëveshja, e cila përbëhet nga 14 pika, ende nuk është konfirmuar përfundimisht.
Deklaratat vijnë pasi presideeti Trump tha se “sapo kishin arritur një zgjidhje të madhe të luftës me Iranin”, vetëm disa orë pasi njoftoi anulimin e një raundi tjetër sulmesh të planifikuara kundër vendit, pas përshkallëzimit të përplasjeve ushtarake mes palëve gjatë kësaj jave.
Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Donald Trump tha se dokumentet po përgatiten dhe mund të jenë së shpejti gati për nënshkrim. Ai sugjeroi gjithashtu se ceremonia e nënshkrimit mund të zhvillohet në Evropë, pa përmendur një vend apo qytet të caktuar.
Presidenti Trump ka deklaruar disa herë se një marrëveshje me Iranin është pranë, por deri tani ajo nuk është materializuar, më shumë se tre muaj pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet kundër Iranit më 28 shkurt.
Pikat kryesore të mosmarrëveshjes mbeten programi bërthamor iranian dhe Ngushtica e Hormuzit, të cilën Irani e ka bllokuar në mënyrë efektive si përgjigje ndaj sulmeve amerikano-izraelite, duke shkaktuar tronditje të mëdha në tregtinë globale të energjisë.
Sipas raportimeve, dokumenti që ndodhet aktualisht në tryezë synon të shërbejë si një marrëveshje kornizë, e cila do të krijojë bazën për negociata të mëtejshme ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka bërë të qartë se nuk synon të marrë rolin e ndërmjetësit në nj&e...
Më shumë se një ton drogë e fshehur brenda një kamioni u sekuestrua këtë javë nga dogana turke në kufirin me Greq...
Të gjitha fluturimet e Air New Zealand për në dhe nga Aeroporti i Wellingtonit, Zelanda e Re, janë pezulluar pas një zjarri që s...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka emëruar Dan Jarvis si Sekretar të ri të Mbrojtjes, pas dorëheqjes s...
Një peshkatar doli aksidentalisht në brigjet e një plazhi në Massachusetts... një peshkaqen i bardhë gjigant,&nbs...
Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali pas nisjes së pushtimit rus. Sot, Kievi po përballet në një betejë të ...
Disa raketa ukrainase Flamingo FP-5 udhëtuan më shumë se 1.000 kilometra në Rusi dhe goditën një fabrikë që ...
Për të rinjtë e Brezit Z, jeta shpesh ngjan me një film horror: Ekonomi e pasigurt, të shtëna masive në shkolla, pandemi glob...
Oficerët e policisë në Peru u veshën si maskotat e Kupës së Botës 2026, si pjesë e një operacioni kund&...
Tregjet financiare ndërkombëtare shënuan rritje të forta, ndërsa çmimet e naftës ranë ndjeshëm pas deklaratave ...